Michael Schumacher publikon një mesazh të rëndësishëm në FB

17 Dhjetor 2016, 13:01Sport TEMA

Michael Schumacher është në një gjendje jo të mirë shëndetësore që prej aksidentit fatkeq të dhjetorit të vitit 2013.

Ai u aksidentua në Francë teksa bënte ski.

Pavarësisht përmirësimeve, ai ende nuk është rehabilituar dhe nuk ka foto të tij.

Por ditën e sotme familja e tij ka publikuar një mesazh në faqen zyrtare në FB.

Ata kanë shpallur nismën “Keep Fighting Initiative”.

Një nismë për të mbështetur njerëzit që vuajnë dhe të mos heqin dorë.

“Ne, ashtu si me Michaelin, duam të inkurajojmë të tjerët që të mos heqin kurrë dorë”, tha gruaja e ish pilotit, Corinna Schumacher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje