Partizani ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Korabit, por që i ka dhënë vendin e dytë në renditje. Keshtu Partizani eshte i dyti pas Kuksit duke lene pas Skenderbeun
90’+4’ Përfundon me fitoren 1-0 të Partizanit sfida në “Elbasan Arena”
90’+3’ Azubel ka mundësinë të mbyllë ndeshjen por gabon i vetëm para Vujadinoviç pas një kundërsulmi perfekt ndërsa më pas, Ramadani pretendon për penallti pas një kontakti në zonë me Peposhin, por Sadiku ndëshkon mesfushorin e Partizanit për simulim.
90’ Akordohen 3 minuta shtesë në këtë ndeshje.
85’ Me hyrjen në fushë të Ramadanit, Partizani ka rivendosur përsëri ekuilibrin dhe kontrollon më qetësisht ofensivën e dibranëve.
78’ Ramadani kryen një sllallom të mirëfilltë nga mesfusha deri në zonën kundërshtare por atje Azubel shpërdoron gjithçka duke i hequr topin nga këmbët shokut të skuadrës dhe duke mos gjetur kuadratin me gjuajtjen e tij.
77’ Trashi lëshon harkimin e radhës nga e majta për Azubel por gjuajtja me kokë e tij është e pasaktë dhe topi kalon pak mbi traversën e portës së dibranëve.
74’ Korabi kërkon penallti pas një kontakti në zonë mes Peposhit dhe Atandës, por gjyqtari Sadiku bën me shenjë që loja të vazhdojë.
72’ Aksion nga e majta e të sapofuturit D. Peposhi, gjuajtja e tij vë në vështirësi Hoxhën i cili pret në dy kohë.
70’ Rritja e lojës ofensive të Korabit detyron Starovën të bëjë ndryshimin e radhës duke larguar Filin për t’i bërë vend Ramadanit, një lojtar me tipare mbrojtëse.
64’ Tjetër drithërimë në portën e Partizanit, Gavazaj bën provë të gjuajë nga distanca dhe vetëm një shkëputje e shkëlqyer e Hoxhës shpëton Partizanin nga një gol.
63’ Goditja e parë nga këndi e Korabit dhe menjëherë një rrezik për portën e Partizanit. Topi përfundon te Nexhipi i cili kthen sferën drejt qendrës por devijimi i Peposhit drejt portës nuk është nuk është i saktë dhe topi përfundon jashtë kuadratit ngjitur me shtyllën.
61’ Goditje nga këndi e Trashit, Batha devijon në shtyllën e parë por Vujadinoviç tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun nga katërkëndori i portës.
58’ Starova vendos të mos rrezikojë më Krasniqin, e ndëshkuar me të verdhë dhe e zëvendëson me Fejzullahin, i cili zë vendin në krahun e djathtë të prapavijës, ndërsa Ibrahimi pozicionohet në qendër.
55’ Sheta i heq Azubelit topin nga këmbët duke evituar një moment të rrezikshëm para portës, kur sulmuesi po përpiqej të gjuante.
49’ Shpërthim i Trashit në krahun e majtë. Mesfushori, pasi arrin fundoren kthen topin pas për Vilën, i cili me një penallti në lëvizje gabon gjithçka duke fluturuar sferën shumë lart mbi traversë.
46’ E nis me zëvendësim pjesën e dytë trajneri Haxhiu, i cili fut në lojë Kaloshin për Kajën.
45’+1′ Mbyllet me avantazhin e merituar të Partizanit pjesa e parë pas dominimit të skuadrës kryeqytetase.
38’ Vjen avantazhi i Partizanit. Gjuajtje nga distanca e Vilës nuk kontrollohet mirë nga Vujadinoviç. Azubel ndjek aksionin dhe pak hapa larg portës nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. 1-0
28’ Tjetër mundësi e mirë e Partizanit pas një harkimi nga e djathta. Fili nuk gjen kontaktin me topin pas një roveshate, ndërsa rrotullimi i Azubel drejt katërkëndorit përfundon jashtë.
25’ Fili shfaqet përsëri rrezikshëm në krahun e majtë, por Vujadinoviç është i vëmendshëm dhe pret në pozicion diagonalen tokazi të mesfushorit.
22’ Azubel nuk arrin të përfitojë nga një pasiguri e Shetës pas një harkimi nga e majta të Trashit, i cili e gjen saktësisht në zonë. Sulmuesi ngatërrohet dhe largon vetë sferën nga kuadrati.
19’ Azubel ul përsëri topin për Filin i cili gjuan nga një pozicion i favorshëm në hyrje të zonës, por shumë lehtë dhe Vujadinoviç nuk e ka të vështirë të kontrollojë situatën.
15’ Sheta nuk largon siç duhet një top të rrezikshëm në zonë dhe sfera përfundon te Fili i cili provon të majtën e tij. Por goditja është krejtësisht e gabuar dhe topi shkon në tribunë pas goditjes në ecje e sipër të mesfushorit.
6’ Azubel merr një top të mirë nga Torasa në krahun e djathtë, por edhe pse arrin të depërtojë deri në zonë, gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtja e Korabit dhe Vujadinoviç nuk e ka të vështirë të kontrollojë topin.
4’ Gjuajtja e parë e mirëfilltë drejt portës është e Korabit, me Zguron që provon nga jashtë zonës por nuk gjen kuadratin e Hoxhës.
Lajm i gezuar per humbjen e Skenderbeut ne Kukes do kete trimeruar ate miun e halese me emrin Erjon Brace, qe nuk po leh me pasi pasi morrat e kuq duket sheshit qe do te flene te qete deri javes tjeter ne Korce!