Kukësi ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-0 Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Kategorisë Superiore. Përballja mes dy kryesuesve të kampionatit u vendos nga dy gola të kroatit Pero Pejiç në minutën e 35-të me një goditje të fortë me të majtën brenda zonës dhe në minutën e 44-t me penallti
Pas këtij takimi, Kukësi mban i vetëm kreun e renditjes me 35 pikë, ndërkohë që Skënderbeu mbetet në vendin e dytë me 32 pikë.
Komenti minutë pas minute / Kukësi – Skënderbeu 2-0
90+3′ Përfundon takimi.
90′ Kukësi kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Pejiç, në fushë Pashaj.
88′ Tenton Lilaj me një goditje nga jashtë zonës, por Koliçi pret topin. Salihi tenton sërish duke goditur topin e devijuar nga portieri, por gjuajtja përfundon jashtë.
81′ Portieri zëvendësues i Skënderbeut, Erion Llapanji, ndëshkohet me karton të kuq duke qënë në stol për shkak protestash ndaj arbitrave.
80′ Kukësi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Emini, në fushë Greca.
76′ Lushtaku ndëshkohet me karton të verdhë.
75′ Lushtaku ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por pret Shehi i pozicionuar saktë.
70′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Osmani, në fushë Zeka.
69′ Salihi godet rrezikshëm me kokë, por Koliçi devijon topin në goditje këndi.
67′ Skënderbeu ka treguar më shumë dëshirë gjatë këtyre minutave, por mungojnë rastet e pastra.
61′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Dvornekoviç, në fushë Lushtaku.
55′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para të pjesës së dytë teksa është regjistuar vetëm një rast i mirë për Salihin, goditja e të cilit u ndal nga Koliçi.
48′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Gavazaj, në fushë Xhejms.
46′ Fillon pjesa e dytë. Skënderbeu luan topin e parë.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë.
45+2′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndëhyrjeje të gabuar.
44′ Pejiç ekzekuton saktë penalltinë dhe dyfishon rezultatin.
43′ Osmani pengon Pejiçin brenda zonës dhe arbitri akordon penallti.
35′ Pejiç kalon Kukësin në avantazh me një gjuajtje të fortë me të majtën brenda zonës. Kroati nuk feston në respekt të ish-ekipit të tij.
25′ Loja ka ndërprerje të shumta për shkak të ndërhyrjeve të gabuara, ndërkohë që topi qarkullon më tepër në mesfushë sepse ekipet nuk gjejnë hapërisa në prapavijat kundërshtare..
20′ Vazhdon të luhet një lojë e qetë sa i përket rasteve të rrezikshme për gol.
15′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet për shënim.
10′ Pejiç tenton me një goditje me kokë brenda zonës pas një krosimi të Eminit, por Shehi kontrollon me qetësi topin.
5′ Pejiç tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi devijohet nga mbrojtësit e Skënderbeut në goditje nga këndi.