Me iniciativë të deputetëve Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, shtatë ligjvënës të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Kërkesa zyrtare e cila është dorëzuar në Kuvend mban firmën e Blushi, Hafizit, Dashamir Shehit, Astrit Patozit, Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Angron Dukës.
Interpelanca është kërkuar për cështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe shqetësimin për shtyerje me afate të panjohuar të çeljes së negociatave për anëtarësim.
“Para pak ditësh, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian nuk vendosi asnjë datë për hapjen e këtyre negociatave, për shkak të mospërmbushjes së pesë kritereve të përcaktuara në të gjitha dokumentet lidhur me vendin tonë.
Ne jemi të shqetësuar se çështja e integrimit po shtyhet në afate të panjohura, duke krijuar mungesë shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë. Hapja e negociatave me BE është çështje prioritare e politikës sonë, prandaj ne kërkojmë interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarinë e tij e të qeverisë në këtë proces”, thuhet në kërkesën e shtatë deputetëve.
Tani qe keni Ndoken ne liste, qenka shume serjoze..
Keta deputete me ne krye Blushin , jane naiv apo budallenje ?
Nese jane naiv le te marin “ne interpelance” Brukselin qe ti sqaroje , se te thjeshtet e morem vesh qe kur te hyje ne fuqi Veting-u.
Po te jene budallenj le te pyesin nje shqiptare ne rruge dhe ai do ti drejtoje ne Gjykaten Kushtetuese.
Besoje se keto do t’ju thote dhe Kryeministri .
Kur ishim ushtare kishte nje shprehje : nuk shtyhet koha e ushtrise duk bere shuren .
Edhe Blushi ,nuk mbledh dote vota me budallaleqe.
Paska edhe idiotë kaq të mëdhenj?! Dinë edhe idiotët të bëjnë satirë?! Pse thërresin kryeminstrin në interpelancë? Le të thërresin cilindo nga rruga
t’ua thotë. Negociatat janë atje ku Sala e Luli deshën të ishin- Mbetje të pariciklueshme.
Po keta ose jane, ose shtiren. Keta duhet te therrasin per interpelance bylyk- bashin, kaçin e zi, bum-çin, si dhe sali gerdallen. Kete e dine tashme edhe nxenesit e fillores . Une te jem si rama nuk humbas kohe me deputete qe s’ bejne as detyrimin ndaj zgjedhesve te tyre.
Sa poshte ka rene ky Duka. Mendonim se kishte njefare integriteti.
Po mire more te mencurit e dynjase, si i kerkoni Rames llogari kur nuk keni thene asnje fjale per ata qe e sabotuan “Vetingun” ku beni pjese edhe ju….
Me te vertete e bukur ajo qe shkruante “xhej en bi” se “nuk shtyhet ushtria duke bere shurren”.
Po te jem si Rama nuk denjoj tu jap llogari atyre qe e penguan integrimin.