Çanakaleja ishte varri më i madh i shqiptarëve

22 Dhjetor 2016, 21:32Blog TEMA
Çanakaleja ishte varri më i madh i shqiptarëve

Gani Mehmeti

Ushtarët shqiptarë Turqia i rekutoi më dhunë e mashtrime. Vala e dytë ishin nizamët shqiptarë që ktheheshin nga Arabia, ndërsa ende pa e kuptuar ku ishin as kundër kujt luftonin, turqit i futën në thertore. Vala e tretë ishin kryengritësit shqiptarë të zënë rob që ushtria mizore turke i zvarritën nga Shkupi, Selaniku deri në Dardanele, ku i futën në luftë. Morën pjesë dhe u vranë nga i pari të i fundit, por nuk ishin në anën e askujt, ishin mish për top.
Gani MEHMETAJ
Një gazetare shqiptare i paska thënë presidentit turk se gjyshi i saj u vra në Çanakale (Galipole). Në Kosovë këngëtarë analfabetë e këndonin në kohëh e Rankoviqit e të Titos një këngë të përkthyer nga turqishtja, duke i vajtuar, por edhe himnizuar viktimat shqiptare që ranë kot si capi të kasapi në Grykën e Dardanelëve për “turqni e islam”. Një hoxhë nga Shkodra me pamje aziatiku, në një veb faqe islamike gënjen pa fije turpi kur shkruan se në betejën e Galipolit (Çanakalesë), Turqia e mbrojti islamin, ndërsa shqiptarët iu përgjigjen ftesës së xhihadit kundër të krishterëve. Harroi të thotë hoxha gënjeshtar se ata që e mbronin islamin në Çanakale, nuk i mbronin motrat e tyre në atdhe nga përdhunimi serb e malazez. Për të njëjtën arsye duhej të turpërohej a të mburrej gazetarja shqiptare për gjyshin e vrarë, që nuk vdiq për atdhe, po për tokë armiqësore?

Cila është e vërteta për masakrën e shqiptarëve në Betejen e Galipolit- Çanakalesë? Sepse në disa mjedise të islamizmit xhihadistë, nëpër xhamitë ku hoxhallarët shesin përralla për luftën e shenjtë kundër të krishterëve, përpiqen t’ua mbushin mendjen besimtarëve shqiptarë të paditur e analfabetë për kinse luftën e shenjtë të Galipolit-Çanakalesë. Është ky islami shkretinor që po ua shpërlanë trurin, duke i nxitur kundër kombit të vet. Sipas hoxhallarëve jeniçerë Turqia e mbrojti islamin, ndërsa shqiptarët iu përgjigjen ftesës së xhihadit kundër të krishterëve. E vërteta është krejtësisht ndryshe. Galipoli (Çanakale) ishte varri më i madh i ushtarëve shqiptar të rekrutuar më dhunë e mashtrime në Luftën e Parë Botërore. Morën pjesë dhe u vranë nga i pari të i fundit, por nuk ishin në anën e askujt, ishin mish për top.
Refugjatët shqiptar që i braktisën vatrat e tyre (1912-1913), pas masakrës së tmerrshme që bënë serbët e grekët kundër popullatës së pambrojtur, kalonin javët e muajt nën qiellin e hapur, në djerrinat e Edrenes. Autoritetet ushtarake turke nuk e patën vështirë t’i mobilizojnë. U thanë: serbët, grekët e rusët ia bëhen para Grykës së Dardanelëve, duke i frikësuar se do t’ua përdhunonin gratë, nënat e motrat para syve, po nuk e mbrojtën Çanakalen. Burrave të frikësuar u dhanë armë e municion, pak ushqime dhe i futën në llogore. Asnjëri nuk doli gjallë.
Vala tjetër e ushtarëve shqiptarë-nizamë, erdhën nga shkretëtirat arabe. Ata nuk e kishin idenë për ngjarjet në atdheun e tyre, as nuk e dinin se Turqia po shpartallohej, prandaj i futën në luftë pa u dhënë mundësi tjetër. Dhe u grinë nga plumbat e mortajat pa e marr vesh as kundër kujt luftuan as pse luftuan. Ranë pa dinë e pa iman, i therën si kafshët në thertore.
Vala e tretë e shqiptarëve të vrarë në Çanakale ishin kryengritësit shqiptarë që u zunë robër nga ushtria turke e shpartalluar që i zvarriti nëpër Shkup, Selanik deri në Çanakale, ku i mbylli dhe i bëri mish për top.
Turqia në aleancë me boshtin e krishterë, luftonte kundër anglo-francezëve, po ashtu të krishterë. Shqiptarët luftuan e vdiqën kot.
Pra, në Luftën e Parë Botërore, edhe në betejën e Galipolit luftuan në njërën anë Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia (Boshti) kundër Britanisë së Madhe, Francës e Rusisë (Aleanca). Shtetet e krishtera kundër shteteve të krishtera. Turqia u gjend në njërin krah të krishterë. Ndërkaq, shqiptarët e shkretë s’kishin asnjë punë në këtë luftë që ua hëngri kokën. Megjithatë, Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia nuk e mbrojtën Çanakalen, që ishte pika e cila do ta mbronte Konstantinopojen (Stambollin). Turqia s’kishet asnjë gjas të qëndronte, sepse e mori djalli ushtrinë e saj.
Trupat angleze e ruse u futën në Stamboll. Humbjet e tmerrshme në Çanakale s’patën asnjë kuptim, sepse synimi i Turqisë nuk u arrit, nuk e mbrojti territorin e vet. Turqinë e pushtuan trupat aleate (Anglia, Franca e Rusia). Kjo është historia që mund ta lexoni në të gjitha librat e qytetërimit Perëndimor, këtë nuk e mohojnë as historianët turq, por ca budallenj islamik gënjejnë, sepse e dinë se besimtarët e tyre nuk lexojnë as nuk dinë të lexojnë. Kështu, hoxhallarët pro serb e pro turq e sajojnë historinë kombëtare sipas porosisë së armikut tonë.
Qe nga ajo kohë Rusia e mori me dhunë të drejtën për të kaluar nëpër Ngushticën e Dardaneleve. Të drejtën e më të fortit e gëzojnë edhe sot e kësaj dite. Kështu, anija ruse në territorin detar turk para disa kohësh ua drejtoi tytat e mitralozave anijeve turke. Erdogani, idhulli i një grushti shqiptarësh islamikë e budallenj, nuk bëri as gek as mek. E mbërtheu frika në shtetin e vet. Rusët janë të rrezikshëm e të fortë për shtetin turk, prandaj provokojnë me arrogancë e primitivizëm.
Ndërkaq, kënga në gjuhën shqipe, e përkthyer nga turqishtja për heroizmat e betejës së humbur të Canakalesë, është kënga më idiotike në gjuhën tonë. Është këngë turpi. Si ta kish porositur Serbia që të thonë: ja budallenjtë shqiptarë për ke luftojnë, ndërsa nuk i dolën zot atdheut të tyre.

17 komente në “Çanakaleja ishte varri më i madh i shqiptarëve”

  1. Gjergj Thanasi says:

    Z. Gani shkrimi ka nje sere gabimesh, historike, q e tregon se eshte shkruar si hartim i shkolles se mesme me shume sesa si shlrim serioz.Porendis disa nga gabimet, qekapa une, ndersa te tjere lexues me te informuar se une me siguri do kapin ehde gabime te tjera.
    1- Nuk ka pasur kthim nizamesh, redifesh apo mustafezesh shqiptare nga Arabia. Pas incidentit me kryqezorin e betejes (battle cruise- crociatore di battaglia “Goben”, Turqia hyri ne lufte me fuqite e Antantes dhe jo vetem ushtaret qe ishin te inkuadruar ne ushtrine turke (askush nuk po kthehej ne shtepi nga Arabia, se Turqia nukkishte bere ndonje cmobilizim forcash ushtarake ne Arabistan.), por u mobilizuan dhe te tjere per te shkuar ne front para fillimit te bombardimit nga Antanta te fortifikatave turke ne Galipoli.
    2- Nuk ka pasur kryengrites shqiptare te kapur rob nag turqit ne kohen e luftes se pare Ballkanike. Te vetmit shqiptare rober, te burgosur ne burgjet turqe jane ato te kohes se ekspedites se Turgut Pashes ne Kosove dhe ne Shqiperine e Mesme.Ketyre te burgosurve ju dha alternativa ose rrini ne burg si te kapur me arme ne dore dukeluftuar kundra “hyqymetit” (pushtetit turk) ose dilni nga burgu dhe bejuni ushtare me rroge ne ushtrine e rregullt turke d.m.th. jo ne trupat ndihmese te quajtura bashibozuke.
    3- Eshte e vertete qe Sulltan Reshati V shpalli Xhihadin kundra fuqive te Antantes, por ne frontin e Dardaneleve krahas turqve luftonin masivisht edhe gjermanet duke filluar nga gjen Sandersi si keshilltar ushtarak i Enver Pashes dhe i vete Sulltan Reshatit deri te trupateknike si topcinj, radio-telegrafiste e telefoniste, heliografiste, komandant mitrolozi apo edhe mjeke, xheniere, si ehde specialiste minash detare e torpedosh, pa folur pastaj per marinaret dhe oficeret gjermane qe gjendeshin ne cdo anije luftarake turke deri ne nivelin e dragamines. Ne trupat turke nuk kishte vetem muslimane por edhe katolike shqiptare, maronite Libani, katolike siriake (kisha katolike ne Irakiun e sotem dhe ne Siri), kishte te krishtere ortodokse shqiptare, ortodokse te krishtere te ashtuquajturit aramaike, kishte jezite dhe te fese se Zarathustres etj. Pra xhihad me ortodokse e katolike kundra katolikeve dhe protestanteve te Antantes!!!
    4- Ne betejen e Canakalase asnje nga palet nderluftuese nuk kane perdorur mortaja. Me kerkesen e gjermaneve austro-hungarezet u derguan turqve 12 cope mortaja tip Luftminenwerfer M 15, pas zbarkimit te Antantes ne Gjirin e Suvlas, por bullgaret i mbajten per Frontin e Selanikut mortajat, kur ato po tranzitoheshin neper territorin bullgar.
    5- Ja keni keputur kot. Turqit e fituan Betejen e Canakalase -Galipolit dhe trupat e Antanes u detyruan te evakuojne plasdarmin (bridgehead) qe kishin ne bregdetin turk. Vetem ne vitin 1918 pas kapitullimit te Turqise (nenshkrimi te armepushimit) trupat angleze,italiane e franceze hyne ne Stamboll,por jo trupat ruse, sepse ne ate kohe Perandoria Cariste nuk ekzistonte me dhe ne territorin e saj kishte plasur lufta civile, te bardhet kundra te kuqve e jo vetem.
    6- Rusia nuk e mori me dhune te drejten e kalimit ne ngushticat (Deti Marmara), por e fitoi ne tryezen e bisedimeve me Turqine qemaliste ne baze te konventes se Montreux ne vitin 1936. Per palen turke ne mos gabohemka nenshkruar konventen Mareshal Fevzi Cakmak.
    Zoteri qe islamiket radikale jane bere si nje flame e rrezikshme, qe duhet luftuar sa me arme aq edhe me propagande kjo nuk ka diskutim,por brockullat, qe jum kepusni ne kete artikull thjesht cojne uje ne mullirin e ketyre “mjekrrave” mesjetare, sepsekane te drejte tu thine idhtareve te tyre: Shikoni cfare injorantesh e kerricesh gomari jane kundershtaret tane.

    1. fakti says:

      te lumte ,qart e sakt kunder pseudo historianit.

    2. stil says:

      Pergezime per hulumtimin tuaj dhe sqarimin e pasaktesive historike. Komplimenta!

    3. Baton Gostivari says:

      Të fala z. Gjergj Thanasi dhe të mbështes plotësisht duke treguar edhe mirënjohje për këtë shkrim.
      Autorët e shkrimeve nëpër gazetat tona lidhur me temat serioze, si kjo, jo rrallë që nuk shkruajnë sipas berihasë, sikur iu drejtohen muhabetxhinjve në klubet ordinere.
      Motivi i të nderuarit z. Gani është jashtëzakonisht fisnik e me frymë kombëtare, por tema e trajtuar do njohuri të mirëfillta (jo gazetareske vetëm).
      Kohë më parë, historianët “legjionarë” të majtë, Milo, Dilo, Pilo etj., pa pikë rezerve trajtonin tema si ajo e fajësimit të Ballit për kolaborim me nazizmin gjerman, pa mos njohur gjerësinë evropiane të këtij fenomeni për raste analoge.
      Me një fjalë, serioziteti dhe ndershmëria janë parakushte për të trajtuar tema komplekse.
      Shpesh më ndodh të lexoj dy -tre rreshta e ta ndërpres leximin ngase shkrimit i bie hije “melodrame”.
      Gëzohem që ka lexues të vëmendshëm si ti dhe nuk blejnë llo-lloj malli.
      Shëndet

  2. George says:

    Bravo Gani ,paska edhe njerez me tru Shqiperia,Te gjithe mediat botrore sot hapen me lajmin se dy kosovar u arestuan ne Gjermani,per terorizem,Gazetat shqiptare dhe kjo gazeta e Omer turkut nuk po e permendin si lajm,,Gani je bos por ndro emrin,sepse dyshoj ne shqiptarizmin e myslimaneve.

    1. undefined says:

      Te kesh emer mysliman nuk do te thote patjerer ne Shqiperi se praktikon fene myslimane more kaush ato kane mbetur nga koha dhe me kohen po zhduken po zevendesohen me emra modern por ju b..q..e Janulles eshte tju vrasesh me buke ne goje

      1. leon says:

        Po hajde se I ndruat emrat,po fytyres apo surratit si do tja beni ?

    2. kd says:

      Me mire nje “GANI” si ky se sa nje shkerdhate b…lepirese te grekut si puna jote more @Georg dhe me poshtra eshte se flet dhe per shqiptarizem ju kurvat 300

  3. mirjam says:

    Qe kosovaret jane te qyteruar dhe kan temth perendimor e orientim modern, as qe e dikutojme, por jane edhe te afte ta thone fjalen troc e te perballen trimerisht me egersine cinike te injorances. Shqiptaret jane te persektuarit me te pafat te peranbdorise turke, edhe pse armenet ankohen per gencodin. Neve turqit nuk na lejuan te shkruajme gjuhen, ndaj ne nuk dinim asgje cpo behej me thertoret anadollake. Ky shkrim i lavderuar duhet mesuar permendesh nga ata qe nuk duan e nuk dine te lexojne. Fatmirsisht ska nevoje te perkthehet.

  4. qe ka” kafshe” historike si dhe politike s’eshte çudi.bile dhe” kafshe” fizike dhe astronomike .me i madhi shkencetar i planetit te shek 17 -18, niuton ngulte kemb, ne metafiziken e vet dhe Marxi i dha nofken “gomari niuton”pasi. i mungoi racionaliteti, ne konkluzionet, per te hedh poshte,, dogmat fetare.artikull shkrusi dhe qirie thanasi, s’dalin, as me rusin, as me turkun, as me islamin, as me krishterimin.mirpo per te qene racional ne situata te caktuara, duhet nje” Pozicionim” qe t’i vlej publikut . ne fakt te dy nuk e kan keshtuqe, mund t’i quash “dopje gomar”.

  5. hahaha says:

    Pa na flet per “shqiptarizem ” nje fare @Georg kur trecereku i ketyre “georgeve shqiptare” na bejn davane e grekut e propaganden e percarjes tipa sorrogatesh e skuthash

    1. xxxx says:

      Hahahaha dhe kush, pikerisht keta zagare qe kane shit b…per 300 euro tek greku flasin per shqiptarizem si puna ketij Georg varu kkkk puna zgjebsash

  6. Bekim says:

    Bekim
    Te lumte Gjergj, ke qene dhe ngelesh nje burre i mencur dhe patriot. Eshte e vertete qe betejen e Canakalase,ne luften e pare boterore e fitoi boshti Austro Hungari- Gjermani – Turqi. Humbja e ketij boshti coi ne gjunjezimin e Turqise dhe hapjen e rruges Ruseve drejte Ballkani
    Kurre nuk e kam kuptuar perse i thuren lavde sulltanit, ne kete kenge, se ishte duke pare betejen. Turqia luftonte per teritorin e saj, dhe mire bente, por ne shqiptareve nuk kishte c’na duhej ajo lufte perderisa ne 1912 kishim fituar pavarsine dhe ne 1913 u njoh shteti i cunguar shqiptar nga fuqite e medha qe i dhane greko sllaveve 2/3 e teritorit tone. Pra beteja e Canakalese ishte beteje Turko-Gjermane kunder Aleances Ruso-Anglo-Franceze.

  7. 17nentori says:

    nuk e marr vesh as ate qe shkruan per se pari dhe as disa te tjere komentues.
    me duket artikull pa krye qe kerkon me inat te lidhi shqiptaret me lufterat dhe dallaveret e te fuqive te medha.
    e dime qe shqiptaret kane qene neper kembe kur beheshin keto luftera por pa patur asgje kaq te rendesishme qe te na cahet bytha kaq shume me keta mendimtaret tane.
    historia eshte shkruar anembane per keto luftera dhe asnje pale ne lufte nuk i ka permendur qe shqiptaret kane bere ndonje gje per tu permendur!!!

  8. sokol says:

    ky shkrim mbyllet me nje thenie perfundim aspak te vertete ; turqia e erdoganit mbush breket perpara ruseve.Faktet jane kokeforta ishte turqia ajo qe ja rrezoi ruseve aeroplanin madje jashte
    territorit te saj. Kete gje ngurron ta beje amerika dhe nato me kurven ruse qe nuk rresht se provokuari. Gjithashtu nuk duhet te harrojme se turqia eshte aleati yne me i madh tani per tani ky eshte fakt.

  9. V Kosova says:

    Mijera shqiptare qe ishin te robenuem nga Turqija e e asj kohe me dhune u detyruen te luftojne kunder Antantes;kam fjalen per shqiptaret e Kosoves, nga Shkupi dhe Lugina e Presheves. Mjerisht kjo faqe e hidhur e shqiptareve nuk asht hulumtue edhpse ka fakte qe tregojne pjesa dermuese e shqiptareve qe moren pjese ne lufterat kunder Boshtit Perendimor asaj peridhe me dhune dhe manipulime u derguen ne frontin e luftes se Canakalas Gjergj Thanasi siduket e ka harrue kete faqe te historise son dhe pa drejte e sulmon autorin e ketij artikulli.Baballaret tane gojarisht na treguan kete pjese te historise e qe rane per atdhe te huej…

  10. Glauk says:

    Rrespekt! Dihet se kur shtëpia nuk ka zot apo në vend të tij është një i huaj, shtëpinë e kaplon rrëmuja, kafshërizmi por edhe tmerri. Natyrisht….sa e sa shqiptarë (pa emër) pafundësisht, janë qëruar nga kjo botë sikur të jenë shelegë. …por paradoksi më i madh është se historinë na e kanë ironizuar: Nëse spartanët do ti besojmë thellësisht se kanë qenë parashqiptarë (trungu ilir) atëherë shifrën 300 spartanë na e kanë këthyer në vleftë të kundërt jevgjit e Gadishullit Ilirik. Na e kanë konvertuar në 300 $ (arabët) dhe në 300 € (pasardhësit e arabëve të sotshëm-grekët e sotshëm). Prandaj…tollovi e madhe është në kokën e një plehraxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje