Niveli i kredisë për ekonominë në nëntor të këtij viti ka pësuar rritje duke e ndryshuar kurbën në të cilin ndodhej. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë stoku i kredisë arriti në 553.3 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 2.6 miliardë lekë, apo 0.5% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe duke arritur nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2015.