Një histori e rrallë mes Enver Hoxhës, Myslym Pezës dhe kryeministrit kuisling të ’44-s

31 Dhjetor 2016, 20:35Politika TEMA

Kompromiset e forta nuk janë një dukuri e politikës së viteve të fundit në Shqipëri. Duket se ato kanë ekzistuar edhe në kohë apo mes njerëzve që pak kujt do i shkonte në mendje.  Një histori e panjohur më parë, ku një ish-luftëtar antifashist i spikatur Myslym Peza, ka mbajtur për disa javë të strehuar një ish-kryeministër kuisling.

Kontrasti është i fortë, por duket se ka ndodhur pak a shumë siç ndodh edhe sot, me kthesat e forta të politikës , me paktet apo koalicionet e minutës së fundit që shpesh lënë me gojë hapur mbarë shoqërinë.

Gazeta “DITA” ofron sot historinë e rrallë të bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke mes një ish-aktivisti të mirënjohur të lëvizjes çlirimtare me një prej krerëve të qeverisë kuislinge që mbrohej dhe mbështetej nga gjermanët në vitet e luftës. Marrëdhënia dhe relatat janë komplekse, ato janë një ndërthurje e politikës, luftës, ndjesive të forta personale, miqësive të konsoliduara në dekada si dhe detyrimeve strikte familjare.

Strehimi

Ibrahim Bej Biçaku ishte pinjoll i një prej dyerve më të rëndësishme të parisë shqiptare. Ai ishte një njeri elegant dhe mendjehollë, që nuk transmetonte aspak stilin dhe mendësinë shqiptare të kohës, ishte rritur mes gjitha të mirave që ofronte një derë bejlerësh, ishte shkolluar në Austri dhe politika nuk ishte një pasion i tij i veçantë. Madje shumë njohës dhe studiues të tij mendojnë se pranimi nga ana e tij për të drejtuar për 6 muaj qeverinë kuislinge ishte e vetmja “lëvizje” që bëri me cen figurën e tij.

Familja e tij, paraardhësit, për katër shekuj me radhë bënë një karrierë të fuqishme në rangjet më të larta të Perandorisë Osmane. Ai ishte i biri i Aqif Pashë Elbasanit.

Në periudhën e përfundimit të luftës për rreth gjashtë muaj Ibrahim bej Biçaku drejtoi qeverinë kuislinge. Por menjëherë pas çlirimit ai u shpall kolaboracionist i nazizmit, por refuzoi të ikte nga Shqipëria, për disa javë u strehua as më shumë e as më pak sesa nga zv.kryeministri i qeverisë së porsaformuar komuniste, Myslym Peza. Ky fakt është i njohur ndër anëtarët e familjeve Peza dhe Biçaku por për shumë vite sekreti është ruajtur me fanatizëm.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Por çfarë mund të ishte ai motiv, ajo shtysë e fortë që e bënte një nga njerëzit më të spikatur të rezistencës  strehues të përfaqësuesit kryesor të palës kundërshtare? (!)

Lidhjet

Myslym Peza

Familja e Myslym Pezës ishte një familje që kishte lidhje të hershme me familjen Biçaku. Babai i kryeministrit kuisling Ibrahim Biçaku, Aqif Bej Elbasani, përveçse ishte një figurë tepër e njohur dhe atdhetare,  ishte një mik i Shyqyri Pezës, vëllait të madh të Myslym Pezës. Shyqyri Peza nuk përshkruhet aspak si një njeri me pikëpamje komuniste.

Por as si dikush që mbështeste forcat pushtuese. Shyqyri Peza kishte një shoqëri të vjetër me përfaqësues të denjë të forcave okupatore si Qazim Mulleti apo Irfan Bej Ohri(nip i Aqif Bej Biçakut, u arratis pas çlirimit).

Por ndërsa Aqif Pashë Elbasani dhe Shyqyri Peza kishin mes tyre një shoqëri e miqësi të lidhur në vite e me shumë fije, e bija e Shyqyri Pezës, Myrveti, ishte e fejuara e Kajo Karafilit, atentatorit të famshëm komunist.

Ajo ishte ndërkohë dhe mbesa e Myslym Pezës, një prej aktivistëve kryesorë të rezistencës. Dukej qartë se e gjithë marrëdhënia e këtyre njerëzve ishte një “lëmsh’ i ngatërruar mes miqësive të vjetra dhe angazhimit në kohë lufte.

Por lidhjet nuk përfundojnë këtu, një tjetër nip i Aqif Bej Elbasanit dhe kushëri i kryeministrit kuisling Ibrahim Biçaku ishte dhe Esat Dishnica, i cili sikurse dihet, ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të Enver Hoxhës në kohë lufte.

Bashkëpunimet

Ibrahim bej Bicaku

Si pasojë e lidhjes së shumëfishtë të familjes së tij me familjen Peza, Ibrahim Bej Biçaku në disa raste ka ofruar informacione të vyera për lëvizjen komuniste. Pavarësisht paradoksit të madh se përfaqësuesi kryesor i forcave pushtuese po çonte ujë në burimin e rezistencës, Ibrahim Bej Biçaku , falë informacioneve që i vinin mësohet se ka ndërhyrë në kohë dhe në të paktën një rast ka shmangur arrestimin ose vrasjen e Myslym Pezës.

Por duket qenë në marrëdhënie të ngushta me pushtuesit si kryeministër dhe ministër kuisling, ai shpesh i ka ndihmuar dhe “pa e kuptuar dhe vetë” këta anëtarë të rezistencës.

Fjala vjen, Ibrahim Bej Biçaku nuk e dinte se kush ishte personi me pseudonimin “Tarrasi” në forcat e rezistencës, por ama e dinte se për personin me këtë nofkë forcat gjermane do të angazhoheshin në disa fushata të egra për ta kapur ose për ta vrarë.

Por epoka kuislinge nisi të perëndonte dhe komunistët nisën gradualisht kontrollin mbi territorin e vendit derisa në fillim të vitit 1945 gjithçka u bë më e qartë dhe shumica e bashkëpunëtorëve kryesorë të qeverisë kuislinge i hipën vaporëve dhe u larguan nga vendi.

Ibrahim Biçaku nuk ndërmori një hap të tillë, ai përkundrazi qëndroi në Shqipëri, i bindur se edhe komunistët e kishin të qartë se emërimi i tij nga pushtuesit ishte më shumë një pasojë e imponuar dhe se sërish ata, komunistët, do e mbanin parasysh qëndrimin e tij dashamirës e bashkëpunues ndaj tyre gjatë luftës.

Ai u strehua në njerëz dhe në shtëpi të cilat ia kishte gjetur dhe rekomanduar zv.kryeministri i asaj kohe Myslym Peza.

Takimet me Enverin

Mësohet se Myslym Peza është thirrur asokohe në të paktën dy takime me Enver Hoxhën ku është trajtuar kjo çështje. Peza i bëri të ditur Hoxhës shqetësimin e madh që kishte në një raport të plotë koifidencial. Zv.kryeministri i qeverisë së porsaardhur komuniste strehonte  “mikun dhe armikun”, kryeministrin kuisling bashkëpunëtor i nazistëve por njëkohësisht dhe mikun e familjes së tij që në disa raste ndihmoi dhe lëvizjen e rezistencës. Mësohet se në një nga takimet mes  Enver Hoxhës dhe Myslym Pezës, Peza i ka thënë atij, se “edhe ca detyrime i kishin ndaj Ibrahim Biçakut”.

Nga ana e vetë Hoxha i është përgjigjur Pezës se “edhe detyrimet do respektoheshin por edhe ligji do zbatohej”. Ishin fjalë të thëna nga një lider i ri komunist që nuk kurseu as kunatin e vetë, Bahri Omarin. Periudha e fshehjes në bodrum të Ibrahim bej Biçakut mori fund kur u vendos se arrestimi i tij do të ishte në fakt një “vetëdorëzim i koordinuar”.  Ish-kryeministri kuisling u kap , doli dhe para gjyqit , fillimisht u dënua me vdekje.

Por më pas gjykata e zbuti dënimin, ai u dënua me 18 vite burg. Pas burgut ai shkoi të jetonte në Elbasan ku për disa vite punoi si varrmihës. Në një vizitë të Enver Hoxhës në Elbasan pas viteve 60’ , udhëheqësin komunist e shoqëroi Sekretari i Parë i Elbasanit, Jashar Mezenxhiun.  Mësohet se në një moment të vizitës, me taktin dhe kujdesin që i kërkonte pozita,  Mezenxhiu i solli në vëmendje Hoxhës edhe “çështjen e Ibrahim Biçakut”, duke e pyetur madje: “Akoma në varreza do e lëmë të punojë?”.

Kjo pyetje e Mezenxhiut, bëri efektin e vetë dhe pak kohë më pas ish-kryeministri kuisling transferohet me punë në një vend më pak të mundimshëm .

16 komente në “Një histori e rrallë mes Enver Hoxhës, Myslym Pezës dhe kryeministrit kuisling të ’44-s”

  1. Bomba says:

    Myslim Kacaku e mbajti rober Ibrahim Bicakun vetem e vetem per ti vjedhur Florinjte dhe as per je gje tjeter.Kur Ibrahimit ju mbaruan Florinjte Kacaku e dorezoj ate ne Polici.Kacaku Myslim Injoranti ka deklaruar vet se Serbet (Mbreteria Jugosllave) I kan pas dhene atij nje rroge mujore vetem e vetem qe ai te spijunonte se sa Xhandare kishte Tirana ne Kohen e Zogut.Ky mut muti na u ba Hero.Hero I kujt ? I bordelles Bolshevike komuniste. Myslim Kacaku ishte nje hajdut Kuajsh sa qe I ka dalur edhe kenga;Nuk vritet burri per nje moz kali etj.

    1. ay qy says:

      Babe Myslymi ja u SHKERDHEU faren gjithe ju HALABAKEVE kolaboracioniste! Dhe ti, nje mut i shurrosur, kujton se mund te ulesh sadopak figuren e nje LUFTETARI KOMBETAR ?

    2. me thene te drejten says:

      Shkrimi ka pasaktesi te shumta qe shkojne deri ne qesharake ?
      Megjithate nuk do merrem me gabimet por me nje fakt qe thote krejt hapur pa dashje,si rob i trashe qe eshte, ky gazetaruci :
      – per Ibrahim Bicakun … madje shume studiues mendojne se pranimi i tij per te drejtuar qeverine kuislinge ishte e vetmja “levizje” qe e beri me cen figuren e tij!
      Vetem nje rresht me poshte shkruan :
      – Familja e tij,parardhesit,per kater shekuj me rradhe bene karriere te fuqishme ne Perandorine Osmane!
      VIJENI VATH NE VESH : KOLABORACIONISTET MBETEN KOLABORACIONISTE NE JETE TE JETEVE.KJO TRASHEGOHET BREZ PAS BREZI,ESHTE TRADITE EDHE BASHKEPUNIMI ME PUSHTUESIN! Prandaj mos kini asnje dyshim,pinjollet e sotem te ish-kolaboracionisteve jane po aq te ndyre dhe te neveritshem sa parardhesit e tyre dhe jane gjithmone potencialisht te gatshem te bashkepunojne me cdo pushtues. Eshte ceshtje tradite familjare!!!
      POSHTE KOLABORACIONISTET ?

  2. katnar tirone safi says:

    o bombe ke shkrujt vetem 20perqin te poshtersive qi ka bo myslym kurva baxhelle komunist peza…dhe tashi do dalin fillozofat komunist skerdhata me e bo hero…bravo bomba

    1. yp Xhixhi says:

      Une sapo zbulova nje poshtersi qe ka bo Myslym Peza : ka pallu nje katnare tirone safi dhe e ka lone shtatzone. Pri saj lindi nji dobic KATNAR TIRONE SAFI ? ? ?

      1. katnar tirone safi says:

        hypi nones e motres tate mo mir katnar sa kollovar…gjeje ti kush osht kopili ose pyt mamin po ste dha pergjigje mami pyt komshiun

        1. yp Xhixhi says:

          A ti qeke ai Katnari Dobic Safi mre!? ? ? ?

  3. Raimond vlonjati says:

    Enveri ishte shpirt zi

  4. vang says:

    fotografia ku thuhet se eshte Myslim Peza,eshte gabim.Ai eshte Kajo Karafili.Nuk ka shume cudira per ato qe thuhen rreth Myslim Pezes.Ai nuk ishte komunist,por nje patriot dhe trim.Komunistet ishin te zgjuar dhe e terhoqen ne anen e tyre,sepse ceta e Myslim Pezes e filloi luften e rezistences kunder fashizmit me aksionet e saje te guximeshme.Fatkeqesisht ,fashistet e masakruan Pezen dhe fshatrat per rreth saje,…

    1. heu bre says:

      Ej mos thuj kshu gjojnash, se na merziten pinjollt e kolaboracionistave!

  5. Lugati says:

    prihere me date 1 nai nxirrni komunistat kriminela hajde dhurate hajde …..bravo mero nostalgjija sbohet gjaku uje mer mik osht e kote

    1. e di ti says:

      Futi ene nje lug mut ka mrapa ene t’shijo fort ty Lugato!

  6. kanili says:

    o vang je i sigurt qe ishte patriot ..ik lexoje mir kush ishte masanej qit iden tate…saper dijeni shpija myslymit ishte patriote po per merite te shyqyriut vllait myslymit se myslymi vete ishte kacak sic thote bomba siper

    1. Tanguli says:

      Edhe Adem Jashari ishte kacak …

  7. qq says:

    babe myslymi kti timit

    1. e di ti says:

      Ahaa dmth qeke nipi Myslymit zotnia tate ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje