Nuk reagoi pasi KQZ-ja njëzëri vendosi për heqjen e mandatit të tij dhe as kur kreu i qeverisë firmosi shkarkimin. Por, ishkreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi ndihet falenderues në këtë ditë të fundit të vitit.
Në një postim në faqen e vet në FB, Rroshi falenderon Zotin, uron shqiptarët dhe ka edhe një mesazh sugjerues se si mund të dilet përballë vështirësive.
Postimi i Rroshit:
Faleminderit Zotit per cdo te mire qe ka sjelle per ju ne 2016:) Ju uroj nje vit sa me te mbare, me sa me shume paqe dhe qetesi ne shpirtin tuaj.
Te jete nje vit i begate, të keni shendet ne familje ju dhe njerëzit tuaj me te dashur. Mendoni sa me shume pozitivisht dhe dashamiresi me shumë ne jetet tuaja dhe do t’ja dilni.
Gezuar e shendet ne familjen tuaj.