Ish-deputeti socialist Ben Blushi nuk ka lënë pa komentuar tragjedinë që ndodhi në Stamboll kur 39 vetë humbën jetën nga një sulm terrorist.
Blushi nënvizon se bota u zgjua më e frikësuar, ndërkohë që e përcakton këtë vit si fillimin e fundit për ngjarje të tilla.
Po citojmë postin e Blushit në rrjetin social:
Stambolli si dëshmi se po jetojmë të shkuarën!
Masakra në Stamboll ku të paktën 39 vetë kanë humbur jetën dëshmon se për fat të keq plagët dhe ankthet e vitit te shkuar do ti mbartim mbi shpinë edhe këtë vit.
Gjithnjë kam besuar se terrorizmi ka alergji nga festat dhe kjo u provua edhe mbrëmë në një klub mbi Bosfor. Njerëzit u vranë duke kënduar, duke kërcyer, duke dëfryer. Në emër të kujt?
Të panikut nga paqja, e bukura dhe e ndryshmja. Çështja ështe që bota sot eshtë zgjuar më e frikësuar dhe shpresa për paqe është më e largët. Ngushëllime familjeve të viktimave megjithëse kjo është dita më e papërshtatshme për ta nisur me ngushëllime.
2017 qoftë fillimi i fundit!
Mbase je frikesuar ti bibilush, se njerezit me tru ne koke nuk frikesohen, as kane per ti frikesuar kurre nga nje terrorizem i fabrikuar ne shtete te ndryshme, per axhenden e se keqes dhe kontrollit mbi njerezimin. Ata qe duan te mbjellin friken e manipuluar dhe te fabrikuar, ndikojne vetem te ata si puna jote. E pra mesoje neqoftese nuk e di bibilush, qe i ashtequajturi Terrorizem, eshte thjesht nje dhune e cila mbeshtetet e fabrikohet nga elitat dhe zbatohet nga qeverite dhe agjensite e tyre kukulla te inteligjences.
E vërtetë ti ke kohë që na tregon të këqiat dhe këto ja dedikon Ramës
Je i xgjuar më shumë se sa duhet. Tashti kam pyetjen : me qënë se i parashikon të gjitha te këqijat a do na i largosh me partinë tënde “LBRA” apo me libra do vazhdosh të na tregosh dmth të na rrëfesh vetëm të këqiat?
Xinxifiqe xinxifuqe