Në nëntor të vitit 2012, fotografi holandez David Galjard fitoi një çmim në Paris me librin e tij me foto të bunkerëve, një libër që bën një vëzhgim për gjithë bunkerët në gjithë Shqipërinë.
Megjithëse bunkerët shqiptarë i kanë intriguar shumë historianët, Galjard ankohet se sa pak di opinioni i përgjithshëm për Shqipërinë.
“Kushdo e njeh Stalinin, por kjo e Hoxhës eshtë një histori sekrete. Ndoshta sepse Shqipëria është shumë e vogël. Ju mund ta shihni librin tim për bunkerët si një parathënie për një shtet që pak njerëz e njohin” – thotë Galjard, cituar nga DITA.
Dhe shton:
“Në Shqipëri, 750 000 bunkerë të kohës komuniste ndodhen të përhapura kudo: programi i pazakontë i bunkerizimit, i cili zgjati gjatë sundimit 40-vjeçar të Hoxhës, çoi në 1 bunker për katër banorë.
Bunkerët, të cilët janë 24 për çdo kilometër katrorë u ndërtuan si parapritë për një luftë në shumë fronte që Hoxha priste nga vendet pushtuese, në Lindje dhe Perëndim. Çdo qytetar në planin e tij ishte një rezervist.Çdo 22-vjeçar shqiptar ishte i trajnuar për të luftuar.
Por bunkerët s’u përdorën asnjëherë. Sot banorët nuk kanë ndonjë interes, përveçse shkatërrues, për ta.
Ndërtimi i tyre kishte një kosto shumë të madhe për burimet e vendit të vogël ballkanik dhe u hoqi shumë krahë pune përmirësimit të rrugëve apo zgjidhjen e problemit shqiptar për banesa. Bunkerizimi nisi në vitin 1967 dhe mbaroi pak pas vdekjes së Hoxhës në 1985″.
Holandezi vëren se sot Shqipëria dikur kaq komuniste, sot është një vend ekstremisht properëndimor, sidomos proamerikan.
“Mendoj se shqiptarët janë fansat më të mëdhenj të Amerikës në gjithë botën”, thotë Galjard. “Ata i emërtojnë lokalet ne gjuhe perendimore. Mund të shihni plot flamuj shqiptarë, por gjithashtu edhe plot flamuj amerikanë. Më shumë se flamuj evropianë. Në vitin 2011 ngriten një statujë për Xhorxh Bushin në qytetin e Fushë-Krujës. Njerëzit më pyesnin nëse isha amerikan, duke shpresuar që të isha i tillë”.
Galjard e vizitoi Shqipërinë tre herë në një periudhë 18-mujore, duke harxhuar 4 muaj në vend.
“Bunkerizimi nuk është Shqipëria, është vizioni im i Shqipërisë”, thotë Galjardi për librin. Ky i fundit “eshtë i ndërtuar me opinione. Gjithashtu keni edhe intervista me shqiptarë. Ndonjëherë mendimet nuk përputhen”.
Galjard s’është fotografi i parë i fokusuar në bunkerët shqiptarë. Por punën e Galjardit e dallon vendimi i tij për ta paraqitur projektin fillimisht si një libër.
Ai kërkoi ndihmë financiare nga organizata të artit, mbështetje nga ambasada holandeze në Tiranë dhe një shumë të konsiderueshme të kursimeve të veta, rreth 12 000 euro, siç tregon.
Por investimi ia vlejti. 750 kopjet u shitën dhe tashmë libri konsiderohet si një objekt i rrallë.
Vazhdojne historite e 750 mije bunkereve…. si gjithmone megalomania shqiptare per ti zmadhuar si te miren ashtu edhe te keqen kane zene vend edhe ne kete liber. por asnje nuk thellohet ne dokumente por vetem ne thenie glorifikuese te se keqes. Cilido qe ka vizituar Bunkartin e ka pare te shkruar te zeze mbi te bardhe qe ne planin operativ te mbrojtjes se Shqiperise kane qene rreth 160-170 mije qendra zjarri (bunkere). Por ne gracken shqiptare bien edhe shume perendimore naive qe besojne si femijet perrallaat e dimrit me komuniste dhe kulshedra komuniste…. qe pine gjak femijesh dhe ndertojne bunkere me eshtrat e te vdekurve.
Nuk ka vetem naive ka edhe MASKARENJ ?
“Gazetar” idiot si shume perendimore te tjere ?
– numri i bunkereve sipas statistikave te shtetit shqiptar (qe ne kohen e komunisteve ishte shume i sakte dhe rigoroz) eshte rreth 250 mije!
– ndertimi i bunkereve eshte bere sipas nje plani te mireorganizuar ushtarak per mbrojtjen dhe mund te konsiderohet si nje perle e artit ushtarak te shek XX. Rethanat historike,qe percaktonin edhe politikat ushtarake, nuk ishin te percaktuara nga shteti shqiptar,por nga realitetet nderkombetare,ne te cilat Shqiperia shume pak mund te ndikonte!
– buxheti i nje shteti te forte tregohet ndermjet te tjerash ne pjesen qe percaktohet per buxhetin ushtarak. Shikoni sa % te buxheteve kane per ushtrine shtete te fuqishme si SHBA apo Rusia dhe Kina,ose edhe shtetet fqinje me ne si Greqia,Serbia apo Turqia. Keshtu do kuptoni se ne c’periudhe historike shteti shqiptar ka qene nje shtet i forte dhe i mireorganizuar.
– zgjidhja e planit mbrojtes nepermjet ndertimit te bunkereve ne fakt eshte nje plan i jashtezakonshem kursimi ne buxhetin shteteror te atehershem. Menyrat e organizimit te mbrojtjes mund te ishin edhe harxhimet per armatim ushtarak,te cilat harxhime mund te ishin shume here me te larta. Pra mund te bliheshin me shume tanke,avione dhe mjete te blinduara nderkohe qe u gjet kjo zgjidhje fantastike,ku bunkeret ishin mjete luftarake te cilesise se larte dhe shume here me te lira.
– Keto ndertime jane te lidhur gjithashtu edhe me filozofine e ushtrise shqiptare,qe kishte karakter MBROJTES dhe jo sulmues. Nese filozofia ushtarake do kishte karakter sulmues,natyrisht qe zgjidhjet do ishin te tjera! Besoj se kjo eshte e kuptueshme nga te gjithe.
– bunkeret e ndertuar nga shteti shqiptar ne periudhen komuniste, u perdoren gjeresisht dhe efektifisht gjate kohes se Luftes se Kosoves. Kush ka ndonje dyshim per kete mund te konsultohet me eksperte ushtarake te asaj kohe (jo me gazetare idiote).
– Pastaj duhet patur parasysh se armatosja ushtarake eshte nje mase paraprirese,parandaluese dhe jo domosdosmerisht e destinuar per perdorim. Pra nje shtet armatoset per te treguar forcen e tij dhe per te bere presion ndaj kundershtareve dhe armiqve te vet,kjo jo domosdoshmerisht nenkupton qe armatimi duhet te perdoret apo jo (kurre mos u perdorte apo jo). Por duhet te jesh gati!!!
– Nje shtet mund te beje politike te jashtme me dinjitet dhe efikasitet,nese ka nga pas nje shtet te forte,ku njeri nga treguesit eshte fuqia ushtarake e atij shteti.Apo keni ndonje dyshim per kete? Te gjithe e kuptojne se nje shtet i forte ushtarakisht mund te “hape gojen” ne raportet fqinjesore apo nderkombetare. Nje shtet i dobet,thjesht ben ose “te vuajturin” ose “te mirin”.
– Te jeni te sigurte,ashtu sic sot admirojme ato pak keshtjella ushtarake te ndertuara nga Gjergj Kastriot Skenderbeu,ne nje kohe jo shume te larget,ato pak bunkere qe do kene mbetur neper Shqiperi,do jene objekte admirimi dhe me vlera te medha historike e turistike per te gjithe dhe nje tregues i nje kohe te nje “shteti te forte shqiptar” qe ka ekzistuar ne nje periudhe te caktuar historike.
Bunkeret ne foto jane buze liqenit te Ohrit,ne Pogradec.
Kryesisht per te zbrapsur sulmet e jugosllaveve,te cilet ne anen tjeter nuk kishin asnje mjet luftarak ne liqen !
Me sa duket eshte “mbrojtur” e gjithe vija kufitare,toke,det dhe liqene,nepermjet bunkjerve dhe popullit ushtar .
Ne fakt jugosllavet dhe serbet me pas, nuk kishin fare as ushtri e as flote detare,e jo me te kishin anije ushtarake ne liqen!!!
– Shyqur qe u ndertuan mullinj me ere qe Don Kishoti e gjeti me ke te luftonte. Dhe ai u be gati perpara se te niste luften duke krijuar aleancen me Sanço Pançon.
Edhe ti duket me ke e ke bere “aleancen” ? ? ?