Starton seriali “Skandërbeg”, një komedi që do mbajë para ekranit publikun shqiptar

4 Janar 2017, 17:33Kulturë TEMA
Starton seriali “Skandërbeg”, një komedi që do

Kompania Digitalb, fillon kete vit me serialin “Skandërbeg”, nje zhaner I komedise qe merr temen nga historia jone.

Skandërbeg është një prej serialeve më serioze dhe unike të prodhuar ndonjëherë në Ballkan (sipas kompanisë së distribucionit Mercury Films e cila ka marrë përsipër dhe distribucionin ndërkombëtar).

Risi jo vetëm për tregun ballkanik, por dhe atë ndërkombëtar, pasi pothuajse nuk ekziston asnjë serial TV që të trajtojë këtë periudhë të Mesjetës.

Mbi 30 aktorë, mbi 400 figurantë, me dhjetëra kostume e objekte të epokës.

Për herë të parë ndërtohet një skenografi/butafori interier dhe eksterier i këtyre përmasave për një produkt televiziv shqiptar, pas viteve 90.  Seriali ka perfshire emra te njohur katoresh te rinj si  Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami dhe Salsano Rrapi, ndër aktorët komikë më të dashur të Kosovës e Shqipërisë, por qe e kane per here te pare pjesmarrjen ne nje serial.

Aktore te tjere ne kete serial jane  Laert Vasili, Mensur Safqiu, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Vin Bejleri, Marin Orhanasi, Ergys Çekrezi, Romir Zalla, Valina Muçolli, Kristi Çavo, Eva Murati, etj.

Me pjesëmarrje speciale nga: Zyliha Miloti.

Ngjarja zhvillohet në mesjetën e hershme, në shek 15, një periudhë e trajtuar pak ose thuajse aspak në seriale TV. Një kështjellë arëbëre rrethohet nga një pasha i egër (Mensur Safqiu). Komandanti i kështjellës, Kont Urani (Vedat Bajrami) dhe ndihmësi i tij, Prifti (Ermal Mamaqi) shpresojnë tek ndihma e Gjergj Kastriotit. Kur marrin vesh që Gjergji nuk do të ndryhet në kala, por do të qendrojë në male për të sulmuar turqit pas shpine, situata në kështjellë bëhet dramatike. Ata duhet t’i mbijetojnë të gjitha trukeve e sulmeve të turqve ndërkohë të sigurojnë që jeta në kështjellë të vazhdojë normalisht, me të papritura të panumërta e komplikacione të pafundme.

Seriali eshte një komedi pa të qeshura artificiale, sipas standartit të trendeve bashkëkohore të prodhimit të serialeve. Një komedi e bazuar mbi karakteret dhe situatat.

Ekipi realizues është një staf profesionist ndërkombëtar, me  regjisor: Adam Pray (USA)  drejtorë fotografie: Andy Rydzeeski (USA) dhe Johann Schmejkal (GER)  Gaffer: Jean-Marc Schablin (GER)

Mjeshtër Audio: Justin Ealls (USA) dhe Darko Spasovski (Maqedoni)

Muzika: është realizuar nga një muzikant me famë botërore, një prej isha anëtarëve të grupit me famë ndërkombëtare Beirut, Jeremy Barnes.

33 komente në “Starton seriali “Skandërbeg”, një komedi që do mbajë para ekranit publikun shqiptar”

  1. shaban musteqja says:

    mos harroni me mor edhe kte aktorin tem kryesor qe esht ktu posht midis kofshve I mcef si “person ne kerkim”. eshte Pjeter Mustakuqi

    1. gazetare leshi says:

      start – starton
      pull – pullon (terheq)
      push – pushon (shtyj)
      tip – tipoj
      moot – mutoj

      1. gjoli says:

        perform-performoj

    2. gazetare leshi .. says:

      start – starton
      pull – pullon (terheq)
      push – pushon (shtyj)
      tip – tipoj
      moot – mutoj …

    3. Tani says:

      Si mund te besh shaka me Skenderbeun, heroin kombetar? Nuk e di permbajtjen, mund te jete krejt ndryshe, por duhet me shume shpjegim se cfare eshte dhe ke ve ne loje? Nese tallet me Skenderbeun atehere nuk duhet te shfaqet.

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    Sumqiri luan sulltanin …!!!!??

    1. tfgs1 analfabeti bithekir harixhi prej Anadolli says:

      Sumqiri eshte babai yt o tfgs bythshpumi

  3. Zzzzzzz.... says:

    PU…PUPUUU…U ERMAL GJEL KOKOSHI …QE VET FLET E VET QESH….???!!!HIHIHIIIII…IIIIII??!!

  4. aidjali says:

    O Shabe po me tamam ja ke thone ketyne mamaqizmave te digitalit!

  5. WEB1 says:

    A ju dhjefsha ate komicitetin e juaj skadent !sa do qe humorin e pranoj, me duket pak me shije sadistesh te ironizosh ate epoke ku njerezit pane tmerret brenda dhe jashte mureve te kalase ,kur ne orient po i behen seriale ,lavde dhe misherime pa fund sulejmanit te” madherishem ” ne shqiperi epoka me e ndritur e historise shqiptare trajtohet si komicitet .Po ve menjane aktoren zyliha miloti qe kam nje respekt te vecante ,sa per te tjeret ,,,,cdo gje ,,vetem per te pare surratin e tyre ne televizor

    1. Jeronim de Rada says:

      Sakte!

  6. Devolliu says:

    hahahahahahhahahhahahah
    Humor me Ermal Mamaqin e Amit.
    hahahahahahahahahahahahaahah

  7. Nik Skuraj says:

    Sa neveri e pakufi!
    Ke mendoni se mundeni me ba me qeshe?
    Meqe keni pase gjithe ato kostume dhe aktore te nivelit “te nalte”, te kishit ba nje serial te vertete TV per Skanderbeun.
    Per filma nuk gjenden kurre paret, por kesaj here jane gjete….kushedi pse.
    Me ba qesharak heroin kombetar nuk don me thane me ba publikun me qeshe.
    KENI DESHTUE QYSH TASH!

  8. gimi says:

    po komentojne te ghith xhelozet dhe cmiranjozet te ashtuquajtur shqiptar!!!???

  9. buji says:

    ne e duam humorin e satiren, jemi popull optimist panvaresisht humorit te zi qe ndodh me ne…po humor na bojn kto qe nuk njohin historine, ose e pakta per audiencen e tyre karagjoze nuk kane kufinj…uroj mos i ken prek aq ulet ndenjat tona kombetare, realiteti shqiptar eshte aq i hidhur sa gjithcka qe na rrethon eshte nje tragjikomike, se di pse shkojn deri ne histori per te gjet pashallare, shkurt… pres ta shof me skepticizem, jam paragjykues, ndoshta fjala ime nuk del, do isha me qete kshu

  10. pal pith noku says:

    –prap ermali sa te kete amin do peshtiros ekranin sa te mbaroi punen ami tek divani

    1. Fiks says:

      Nuk e di se si e duron e shkreta. Ne fillim lidhja mund t’i jete dukur nje ide e mire meqe ishin bashke te Portokalli, po tani qe ajo eshte nje biznesmene e sofistikuar dhe ky loqja vazhdon me budalliqet e perhershme, duket sikur i prish reputacionin edhe asaj. Ne vend qe te ngjalle simpati si cift, njerezve ka fillu me i ardh keq per Amin tashi. Nje si Ermali edhe po ta kishte 30cm+ s’do e kisha duruar.

  11. Zgjohu SHqipo ! says:

    ma mire nje fillim i tille dhe dinjitoz mund te them.
    se sa telefilmat Tyrq,Brazil,Spanje etj,etj,mund te
    bejne rruge edhe shqiptaret,me mire vone se kurre !!!!

  12. komedi bythe says:

    obobobobo kush e duron ermal mamaqin dhe zerin e tij cjerres booooohhh…… nuk do e ndjek kete serial u pa puna

  13. Tom says:

    O GAZETA TEMA MOS HARRONI TE SHKRUANI SHQIP.
    JO , START ,STARTON POR FILLON.
    Ne ketej jashtë Shqiperise perpiqemi te mbajme gjuhen shqipe. Edhe femijet e mi e flasin me mire.

  14. RAJAN says:

    DO TE ISHTE ME MIRE TE ZHVILLOHEJ SI SERIAL SERIOZ DHE KU AKTORET E VERTETE QE NUK MUNGOJNE DHE JANE PA PUNE TE NA JEPNIN NJE KRYEVEPER NGA JETA E PERDITSHME NE ATE KOHE, KU TE NDERTHUREJ HISTORIA, PERSONALITETI I SHQIPTARIT NE ATE KOHE, INTRIGAT DHE ALEANCAT, MASAKRAT, ETJ,ETJ. KJO DO TE VLENTE PER BREZAT E RINJ DHE NE BOTEN E JASHTEME. KAM MENDIMIN SE NUK MUND TE BEJME KOMEDIRA ME HEROIN TONE KOMBETAR. NUK E DI SE KUSH SPONSORIZON GJERA TE TILLA DHE CILI ESHTE QELLIMI. HAPNI SYTE. SHIKONI SE SA KUJDES KANE TREGUAR TURQIT PER TE PARAQITUR SULEJMANIN E TYRE, PER TE NA BERE TE KENDSHEM NJE PUSHTUES, DHE DIKUSH GUXON TE TALLET ME NJE CLIRIMTAR QE NA BERI KRENAR SI KOMB, E QE TE TJERET SE KANE.

  15. maximus says:

    komedi me heroin tone kombetar????, ptuuuu race e ndyre. I MADHI GJEGJ KASTRIOTI luftoi per 25 vjet resht, e perse?? per keta majmuna qe la mbrapa dhe qe u kthyen te gjithe ne turqshqipfoles. kur u be dhe mamaqi aktor dhe artist , qe para 10 vjetesh shiste cigare ne ruge, mos ngelte njeri mbi dhe. bashke me ate trapin tjeter arjan çanin.

  16. Budallai says:

    Kush e ka dhene idene apo formuluar skenarin? Se qe aty duhet te niste -me falni, – startonte informacioni. Jo aktoret por emri i skenaristit do tregonte me shume, e me qarte, se si do te trajtohet komedia dhe personazhi kryesor. Gjithmone nese eshte Skenderbeu kryesori

  17. topper says:

    Ore idioter, nga nje mije gjera qe ka per tu tallur me Skenderbeun e gjetet ju more ?
    Po çfare rrace e shitur paskemi qene mor plak ??

  18. D. Didani says:

    Turqia xhiron ” Ertogrul ” Per ti treguar botes si e pushtoi boten: Ne do bejme nje “Skenderbe” qesharak per ti treguar botes si e mbrojtem Europen!!!!!

  19. SS says:

    SKANE B………..TE KRIJOJNE FILMA CILESOR ……………

  20. Jeronim de Rada says:

    Nese nuk kemi mundesine qe per Heroin tone ta bejme nje film serioz qe ai e meriton, perse valle te bejme nje komedi ???

  21. albi says:

    Niveli i inteligjences dhe civilizimit te nje populli, varet shume nga sensi i humorit qe ka. Dhe duke lexuar komentet me lart te njerezve qe kane merak mos u ofendohet Skenderbeu, duket qe jemi grope nga kjo pikepamje….

    1. F.K says:

      Nuk është qe njerëzit nuk kanë sens humori,por te lutem me gjej një moment satirike te asaj periudhe dhe pastaj jam dakort me ty .Figura e skënderbeut do ngeli gjithësesi e vlerësuar edhe pas kësaj pacavurje

  22. Alban Dardani says:

    –PERIUDHA E SKENDERBEUT , eshte lavdija e krenarija e te gjitha kohrave , nga mesjeta ne lashtesi, e cila vjen me permast me te qarta e reale deri ne ditet sotme –Fale ASAJ periudhe , PAS 400 VJETESH U ZGJUAN RILINDASIT , dhe ne kemi sot ekzistencen e SHQIPERIS DHE TE KOMBIT SHQIPTAR .
    – Venia e ASAJ PRIUDHE ne lojen e humorit , shikohet shume e dyshimt e me prapavije te rrezikshme.
    – ESHTE NE VAZHDIM TE GODITJEVE PER SHKATRRIMIN E SHTETIT E TE VLERAVE TE KOMBIT SHQIPTAR — ;;
    –Me preteksin e ndryshimit sistemit u bene– vjedhja , shkaterrim i gjithckaje qe lidhej me zvillimin e fuqine ekonomike , industtrine, bujqesin etj –teorija e zeros –Shkaterrim I te gjithe organizimit sistemit mbrojtes , teknikes,armatimit dhe I ushtris. Jemi te vetmit shtete e komb, me organizim e potencial ushtatak me te dobet ne evrop e me gjer …….
    – Nje fushate shkaterruse ju drejtua artit, kultures, zakoneve e tradires , shkaterrimit moral te individit, familjes dhe shoqeris ne tersi. — NJe sulm I hapur ose i kamufluar ,nga Brenda dhe jasht ka vite qe godet ngjarjet dhe figurat e rendesishme te historis. Fillimish deri tani ’’ artileria e rende’ ’ eshte perqendruar kryesisht tek ngjarjet e figurat e shekullit te fundit NE VECANTI te LUFTEN NACL , — ME SA DUKET, tani e tutje ‘’zjarri ‘’ perqendrohet ne thellesin e shekujve.
    – Qellimi I QART ;;– Ti paraqisin shqiptaret njerez pa histori e aftesi shtet formuse , tu vrasin identitetin , krenarine dhe ndjenjen kombetare .
    –SYNIMI FINAL;– SHEKULLIN QE VJEN SHQIPERIJA TE KONSIDEROHET ‘’SHPREHJE GJEOGRAFIKE’’, DUKE PLOTSUAR INTERESAT E FQINJEVE DHE FUQIVE TE INTERESUARA.
    XXXXXXXXX
    – Ne se kini prapanica , beni seriale betejat e tij,.Brenda tyre , futni fragmente edhe te nje humori dinjitoz.
    — Jo vetem betejat , por edhe nje kenge e vetme per ate periudhe mund te jete nje seri filmike p.sh. ; kenga e Hajredin Pashes…./………………
    —- Ose kenget e poezite Arbereshe per ate priudhe. ….jane copza filmike me vehte.psh…; — Zonja Mare ate nate/ Pa nje enderr fort te ngrat / Se ju duk i Trimi I verdhe / Dhe me kurmen xarre xarre………..Gur, kah gur ka nji shqerre mish/ Kri e llere trimash kish …….. Pal Golemi dhe I vdekur, I tmerroi armiqt me sy………..

    —Ndersa per ‘’FSHEHJEN ‘’ e SKENDERBEUT ne pyjet e Omeshit. Ajo percillet nga vargjet e nje kenge te ruajtur ne fshatin Muherr te DIDRES. I kushtohet nje furnizusi me ushqim dhe iformata per betejen e VALIKARDES [fush-Bulqiz] prej nje njeriu te besuar me emrin ‘’BERISH’’ I cili nje dite e tradheton dhe Skenderbeu me ate pjes te ushtris ,me veshtiresi cau rrethimin. , dhe ”BERISHEN” e mallkon me vargjet —
    — Or ‘’BERISH’’, or ‘’BERISH’’ceni[qeni] // Kerkun ven mos t’zant kuveni.
    –As ne t’rillajk e as n’pleqsaj // Kurr t’mos i bash tri shpai………….
    LERENI SKENDERBEUN REHAT ..me ate lloi humori aq sa I ka bere AGRON LLAKA dhe meruni me puntatat e telenovelave Turke. SEPSE SI DUKET REJ TYRE PAGUHENI.

  23. Petro says:

    Turp turp dhe turp,ne vend qe te bejne nje film cilesor per heroin Gjergj Kastrioti-Skenderbeun rrijne dhe na nxjerrin palaçolleqe me Mamaqer e te tjere qe bejne vetem humore banale.Ne vend qe te bashkepunojne edhe me Hollywood-in per nje film apo me mire akoma serial dalin me keto lloji komedish bajate kur per me teper ka aktore qe promovojne injorance te theksuar si Mamaqi me shoke.Nuk eshte aspak e hijshme kjo.Per Gjergj Kastriotin-Skenderbe ka vetem nje film te vieteve 59-60.Duhet te ishte bere nje film i ri, sepse Gjergji yne ka qene mbrojtesi i kesaj Evrope qe eshte sot dhe ai e meriton sepse eshte dhe hero evropian.Ka ngele puna ne dore te karagjozve dhe injoranteve!

  24. TemKaçurrelsi says:

    E degjenerat gazetar, nuk është risi ndërkombëtare se I pari që ka bërë humor në periudhën e mesjetës janë anglezët me Monty Python. Merr informacion të saktë pastaj shkruaj si pidh some që je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje