Pavarsisht rreshjeve të shiut që po bien këto ditë në Tiranë, puna për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” po vijon me ritme të kënaqshme.
Përmes një njoftimi, Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ecuria e punimeve është duke vijuar me ritme të larta, duke qenë në përputhje me grafikun e punimeve.
Gjitashtu, FSHF-ja jep dhe detajet e punimeve të deri tanishme të stadimit të ri në kryeqytet që do të jetë impiati i tretë modern që po ndërtohet në vendin tonë, pas “Elbasan Arenës”, dhe “Loro Boriçit”.
Njoftimi i plotë i FSHF-së mbi ecurinë e punimeve të “Arenës Kombëtare”.
Punimet në impiantin e ardhshëm “Arena Kombëtare” vazhdojnë, edhe pse ditët e fundit ka patur rreshje. Por, favorizuar edhe nga moti i thate i dhjetorit, ne muajin e fundit është punuar me ritme shumë të larta dhe ndërtimi i objektit tashmë është në përputhje me grafikun e punimeve, madje në segmente të caktuara e ka tejkaluar atë.
Specifikisht sipas objekteve paraqitet ky situacion:
• Në objektin “E” që i korrespondon tribunës Qëndrore është përfunduar pllaka e themelit. Aktualisht, po punohet për kollonat e katit të nëndheshëm.
• Në objektet “D” dhe“C” që i korrespondojnë tribunës anësore (drejtimi Liqenit Artificial) është përfunduar pllaka e themelit. Po punohet për kollonat e katit nëndhe.
• Në objektin “B” që i korrespondon tribunës karshi është përfunduar pllaka e themelit dhe kanë mbaruar kollonat dhe muret perimetrale të katit nëndhe, ndërkohë që është hedhur edhe një pjesë e soletës së ambjenteve teknike
• Në objektin “A” që i korrespondon tribunës anësore (drejtimi TVSH, projekti i te cilës është modifikuar pasi i’u shtua edhe një kat tjetër nëndhe) është përfunduar gërmimi dhe është hedhur një pjesë e shtresës së betonit.
• Në objektin “F” që i korrespondon kullës është kryer vendosja e pilotave mbrojtëse të rrugës dhe po bëhet përforcimi i tyre me tirante. Ndërkohe po vazhdon paralel edhe puna per gërmimin e themelit.