Bashkim Shehu ia ka dhënë së fundmi një intervistë gazetës “Shqip” ku flet kryesisht për romanin e tij “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”. Komentet e autorit janë interesante pasi ai ka një rol në libër si “dëshmitar i nivelit të lartë”.
“Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”, duket që e shkuara vijon të grishë letërsinë tuaj. E kujtoni kohën kur nisët ta shkruanit këtë roman?
Po. E kam filluar në ditët e para të korrikut 2013. Kisha pothuajse një vit që nuk shkruaja dhe papritur fillova të ndjeja një si boshllëk dhe nuk vonoi të më vinte ideja e këtij romani.
Si ndodh me ju procesi i shkrimit të një romani. Ju e vendosni që në fillim kohën kur duhet të përfundojë shkrimi? Ka rregulla që janë tuajat?
Përvoja e të shkruarit më ka mësuar tashmë se nuk mund ta planifikoj kohën e përfundimit të një romani.
Me këtë roman si ndodhi…Kur e shkruat fjalinë e fundit?
Në nëntor 2014. Po data e saktë nuk më kujtohet. Kisha menduar se do ta mbaroja goxha më shpejt, mirëpo, sa më shumë zhytesha në të, aq më kompleks bëhej. Dhe çuditërisht, ose ndoshta aspak çuditërisht, aq më shumë kënaqësi më jepte. Dhe ndoshta kjo kënaqësi më ka bërë që ta ngadalësoja ecurinë e punës në mënyrë të pavetëdijshme.
Duket sikur që në titull paralajmëroni atë çfarë ky roman trajton, të shkuarën… Si vjen tek ju një titull?
Së pari, një saktësim: titulli nuk paralajmëron vetëm të shkuarën, po edhe të tashmen, apo më saktë periudhën post-komuniste, së paku kështu më duket mua dhe këtë kam dashur. Ndërsa mënyra se si vjen një titull, domethënë mënyrat se si vjen, sepse janë të shumëllojshme, nuk jam në gjendje t’i shpjegoj. Gjetja e titullit është nga ato gjëra që shkrimtari di t’i bëjë, por nuk di t’i shpjegojë. Nga ana tjetër, tek unë titulli është një nga elementet kyç, një nga elementet që e orientojnë të shkruarit. Zakonisht, e gjej në fillim titullin, sikurse për këtë roman, ose aty nga fillimi, sikurse me disa libra të tjerë. Për sa kohë nuk e gjej, nuk jam i qetë.
Keni zgjedhur të përballeni me ish diktatorin si personazh në këtë libër. Një përballje jo e lehtë. Ju e keni kthyer atë në një personazh… Cili është raporti juaj me Enver Hoxhën personazh?
Është po ai raport që kam me çdo personazh tjetër, ose më mirë me çdo personazh tjetër interesant. Në lidhje me trajtimin e këtij personazhi konkretisht, mendoj se më ndihmon edhe humori.
Pothuajse pjesa më e madhe e librave tuaja kanë në qendër histori nga komunizmit… Ka ende histori midis teje dhe të shkuarës që do ti hedhësh në libër?
Nuk e di, sepse nuk janë histori të gatshme dhe nuk mund ta parashikoj se çfarë mund të më sjellë imagjinata. Ndërkaq, libri që jam duke shkruar nuk e ka në fokus atë periudhë.
Kundera e quan letërsinë thjesht imagjinatë, megjithatë realiteti, përvojat jetësore duket se janë të qenësishme për shkrimin. Cila nga këto dy gjendje është më e fortë tek ju?
Janë e njëjta gjë. Në letërsi, realiteti bëhet imagjinatë dhe anasjelltas. Të vetmet gjëra të paprekshme për imagjinatën janë disa të vërteta historike themelore, që janë të pakta, por që përbëjnë themelin apo armaturën e njohjes poetike të asaj që mund të quajmë “realitet”.
Historia juaj personale në raport me komunizmin, babai juaj, a janë një arsye që ju vijoni të shkruani për komunizmin?
Ka arsye të tilla, sigurisht, dhe nuk mendoj se kryesorja qëndron te babai. Qëndron ku e ku më tepër te krejt njohja e përjetuar e atij realiteti dhe te natyra e atij realiteti, një natyrë që e bën shumë të përshtatshëm për letërsinë, sidomos për letërsinë që synon të rrokë dimensionet absurde të jetës dhe që synon gjithashtu ato kufij ku realiteti takohet me imagjinatën, apo edhe me marrëzinë. Burimi i lëndës së parë të artit të romanit është kujtesa, nuk e kam fjalë te kujtime ngjarjesh të caktuara, po te një botë apo një atmosferë e depozituar në kujtesë dhe ku imagjinata ndihet në habitatin e saj, funksionon natyrshëm në të, kështu që dalëngadalë dhe vetvetiu e rikthen të tranformuar sipas trilleve të saj të pashpjegueshme. Dhe pjesën më të madhe të jetës kur tek unë është përftuar kujtesa si botë, kujtesa e objektivuar, e vështrueshme së jashtmi prej meje për shkak të largësisë kohore, është ajo e së kaluarës komuniste të Shqipërisë. Prandaj, është e natyrshme që kjo të shfaqet në një pjesë të mirë të librave të mi, po sigurisht në një pjesë të konsiderueshme të tyre bëhet fjalë për të tjera gjëra.
Cili është ndikimi i babait tuaj në letërsinë tënde?
Më duket se po më ngatërroni me Ben Blushin: ai e ka babanë shkrimar, jo unë.
Ju jeni angazhuar jo vetëm si shkrimtar por dhe si kurator për projektin muzeor të ish – sigurimit. Më lejoni tju bëj një pyetje që shkrimtari Bernardo Atxaga juaj bën ju në librin më të ri me letërkëmbime që ju keni botuar bashkë: a jeni shumë ju që interesoheni për kujtesën?
Kësaj pyetjeje më duket se i jam përgjigjur në mënyrë të plotë në letrën që më kërkuat për botim. Në plotësim të saj, do të shtoja se ekipi i projektit ka bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile, sikurse Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Qendra Shqiptare e Rehabilitimit për Viktimat e Torturës dhe të Traumave, Projekti Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, se dhe është mbështetur edhe në sugjerime të kryetarit të Shoqatës së ish-të Përndjekurve, zotit Bilal Kola. Ndërkaq, kurator i projektit nuk jam më, e kam lënë atë detyrë. Dhe, natyrisht, po pati ndryshime të rëndësishme në skenarin që tashmë kam shkruar për këtë muze, nuk duhet kurrsesi të paraqitet si skenari im. Gjithashtu, meqë ngulmuat në faktin se një pjesë e mirë e librave të mi bëjnë fjalë për të kaluarën komuniste të Shqipërisë, mund të them se gjatë kohës që kam punuar për projektin e muzeut, duke pasur më shumë kontakt me Shqipërinë, kam parë dhe kuptuar që kjo e kaluar vazhdon të rëndojë mbi të sotmen më tepër nga sa e mendoja
Intervistoi: Alda Bardhyli
Komunizmi ? Klan vagabondesh qe e shtruan ate popull ne dru per ti thene derrit daje.
Menyre mbijetese e trasheguar edhe ne ditet e sotme,derri behet edhe daje.Ka nje ndryshim te vogel,dje te hidhnin ne burg
sot i lene pa buke.Dje duartrokiten Diktaturen sot Hajdutet.Zgjidh e merr kush eshte me i miri.Nje pjese ka vendosur
ti kthehet “Bibles se vjeter” veprave “madhore” te mullajit Enver.Pjesa tjeter jeton e kenaqur me produktin shteteror te
korrupsionit.
Shqiperia c’ka qene c’do jete e c’do te behet. E njejta vere me shishe te re.
Nj tash po na duet me nigju edhe kat budall. Ckafe po don me trgue ky cull qe po shan baben e vet. Mallkue te tan ata qe nuk po dun babat e tyne.
O Palle tamam ja ke vene emrin vetes.Bashkimi ate ate po thote,palluqet ngelen palluqe brez mdas brezi,ti je shembull.
“Dëshmia” e Bashkim Shehut!
Koha e shkuar ka, të paktën, tre lloj dëshmitarësh: 1. Ata që punuan e sakrifikuan për bërjen e shtetit shqiptar, për zhvillimin social-ekonomik dhe përmirësimin gradual të jetës për të gjithë dhe tregojnë me krenari përvojën e punës së tyre në frontet ku kanë kontribuar; 2, ata që nuk u pajtuan me regjimin dhe vuajtën dënimet përkatëse dhe tregojnë vuajtjet e tyre në luftën klasore me pasoja të dyanëshme, që regjimi sot kujdeset vetëm për njërën palë dhe harron ata që dhanë jetë në krye të detyrës ose që u goditën e u masakruan se ishin pro pushtetit. Tregimet e tyre dhe të afërmve të tyre dhembin, por tregojnë për luftën e egër kundër regjimit popullor si nga jashtë edhe nga brenda vendit. Çfarë të bënte pushteti? Të dorëzohej? Kështu janë të gjitha regjimet me dy anë, të marrin gjak në vetull po i preke me dhunë te pushteti, ose vetëm po ta mendoshë e të shprehësh ndryshimin nëpërmjet dhunes; 3, ata, si puna e Z. Bashkim Shehu, që jetuan mirë por që në kujtesë kanë depozituar vetëm negativitet që intrigon imagjinatë absurde për të bërë karrierë në pushtet si disa pushtetarë sot ose në letërsi si disa kolegë të tij me emër. Cilin realitet ka përjetuar e depozituar në kujtesë Z. Bashkim, botën e punës ndërtuese e të mbrojtjes së Atdheut apo atë të jetës së lehtë e të argëtimit?! Intervista tregon se ai ka jetuar në botën e tij, larg preokupimeve të kohës, dhe tani prapa një druri të shtrembër nuk sheh dot pyllin, nga imagjinata krijon një botë fiktive që kujton se ajo është realiteti historik. Dhe intervista nuk ka asgjë konkrete nga bota apo atmosfera e jetës dhe arritjeve të jashtëzakonshme të popullit dhe as nuk thotë se çfarë është ajo nga e kaluara që rëndon mbi të sotmen. Ndonjëherë kërcen prifti nga belaja, thotë një fjalë popullore, dmth, ndonjë hall të shtynë të flasësh si ata që na kanë halë në sy për të penguar mbarëvajtjen dhe unitetin tonë gjithëshqiptar.
Nga e kaluara vazhdon lufta klasore në emër të dënimit të krimeve komuniste si laitmotiv pa fund për të mbajtur ndezur grindjet e për të shtrembëruar historinë që e bëri vetë populli, vazhdon lufta për përvetësimin e ish-pasurisë së përbashkët, vazhdon lufta për mbrojtjen e zhvillimin e drejtësisë e të normave morale shqiptare, mbrojtja dhe zhvillimi i artit, muzikës e letërsisë kombëtare kundër efekteve negative të regjimit të ri, teprimeve të kulturës së huaj dhe kjo po bëhet me sukses në saj të nivelit të lartë arsimor e kulturor të trashëguar nga e kaluara që u transmetohet brezave nga ekspertët e talentuar dhe nga prindërit e tyre, por, natyrisht, edhe nga cilësia e lartë e trashëgimisë social-ekonomike, artistike e kulturore që me një të shtypur butoni e mëson nga interneti, frymëzim i madh për të jetuar me dinjitet.
Unë kam qenë punonjëse e thjeshtë, nuk kam punuar në fronte të vështira si në ndërtim, miniera, apo fabrika e bujqësi etj, por kanë punuar vëllezërit dhe motrat e mija dhe unë jam ndjerë e ndihem se jam pjesë e botës së tyre. Ne së bashku ndërtuam jetën tonë duke i pranuar mungesat si kontribut për të mirën e vendit tonë që na bëri krenar, prandaj ndihem e indinjuar nga intervista e “dëshmitarit të nivelit të lartë” apo disa të tjerëve të nivelit më të ulët, ashtu siç prekem thellë nga intervistat e viktimave apo heronjve të luftës klasore nga cilado anë qofshin. Të tillë njerëz me jetë të dyfishtë nuk mund të baltosin me histori imagjinatash ekstreme kohën e madhe që bëri epokë dhe udhëheqësinë e saj, që i tregoi botës vitalitetin popullor dhe kulturën e lashtë shqiptare që arritën majat më të larta. Lum si ne për atë pasuri që trashëgojmë! Kasandra.
O Palle , qeke komplet Palle.
Or ti shvejk, Ckaf te bana bre burr qe po don me me ofendue. I shami tash po te shan bre shvejk. Ushtari shvejk ka ken i mencem, por ti komentuesi shvejk je kapter i pjerdhun. Prajte zot rrezikun prej te tan shvekave.
ok me parafolsin
ala po merren me komunizmin keta !!!!
bo boooo !!!
sa mbrapa qe paskan ngel !
ala ke ura brakes mo !
ke ura limuthit.
sot po bohet nomi. po ha njeriu njeriun si berxoll kombinati.
po vritet robi n mes t rruges si n koh t musolinit.
po shkerdhehet dafllaku ,po mashtrohet robi,po vidhet e po dhunohet,si n sodam e gamorrah dikur n koh t lasht
po pihet hashashi sikurse pihej dikur cigare partisan
po knohet ajo konga “sec gezon rinija kursh shkon me u q!e” dit e nat.
e kta po merren ala me komunizmin qe iku ala pa ardh,dhe ngeli vec nje enderr me sy hap.
hajde dull hajde.
Ky Bashkimi,nese I kane mbetur qofte edhe dy fije mend,te mos na dale me ne skene,qofte me ze e figure,qofte edhe me ato libra qe shkruan.Ai eshte as me pak ,e as me shume se trashegimtar I te atit.Ne qe e kemi njohur edhe ne “Kohen e te atit” ja dime bemat e tij,e sidomos te vellait te tij te mesem.Tani qe” I ka rene bytha ne uje”,kerkon te na jape edhe mend.I them ketij bir mehmeti,te na zhduket nga skena dhe te shporret fare nga Shqiperija,sic ka bere edhe I vellai,nje tip pijaneci,e kurvari I pa skrull.