Pamje tragjike: Fëmija mbytet në pishinë, teksa e ëma luante në telefon

6 Janar 2017, 17:48Sociale TEMA

Videoja e një ngjarjeje tragjike ka pushtuar rrejetet sociale dhe tregon momentin kur një fëmijë 4-vjeçar mbytet në pishinë, ndërsa e ëma luan në telefonin e saj celular, pak metra më tutje.

Pamjet e kameras së sigurisë të një resorti në provincën Shaanxi të Kinës, tregojnë përpjekjet e mundimshme të djalit, ndërsa mamaja duket e përqëndruar në telefonin e saj.

Çuditërisht, edhe të pranishmit e tjerë nuk vënë re asgjë, ndërsa fëmija lufton për jetën.

Në një moment, gruaja e lë telefonin dhe nis të kërkojë djalin, kur kupton se nuk gjendet pranë saj, por fatkeqësisht shkon në drejtimin e gabuar.

Pas njëfarë kohe, ajo kërkoi ndihmën e stafit të resortit. Por, atyre iu deshën 30 minuta, gjersa gjetën trupin e 4-vjeçarit në fund të pishinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje