Ka dështuar takimi i parë i Gjergji Muzakës dhe presidentit të Tiranës Refik Halili, në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Për të dy palët ishte programuar që në ditën e sotme do të paraqiteshin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, pas kërkesës që Muzaka ka bërë në këtë institucion për problemin e pagesave.
Arsyeja e shtyrjes së takimit ka qenë sepse presidenti Refik Halili, nuk është paraqitur në FSHF, ndërsa Muzaka ka qenë i pranishëm.
Gjergji Muzaka i ka bërë një kërkesë zyrtare DHZK-së, me arsyen se ka disa muaj që nuk është paguar nga klubi.
Ditën e djeshme si lojtari ashtu dhe presidenti Halili u përplasën live në emision “Ora Skaner”, por sot numri një i bardhebluve nuk është paraqitur në Federatë në lidhje me këtë çështje.