Reagon Rama: Ramush mirëukthefsh në Prishtinë, beteja vazhdon!

12 Janar 2017, 13:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama  ka përshëndetur vendimin e dhënë për lirimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinajt.

Me anë të një statusi në Facebook, kreu i qeverisë është shprehur se vazhdon ende procesi për të nxjerrë të pavlefshëm urdhër-arrestet e vjetra të lëshuara nga Serbia.

“Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon. Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare. Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, shkruan kryeministri Edi Rama./A.D

5 komente në “Reagon Rama: Ramush mirëukthefsh në Prishtinë, beteja vazhdon!”

  1. nusja e malokut says:

    Si mer e lirut,ai ka vra civila serb?!

  2. VK says:

    Ca episodi u mbyll mer tyc. Ate thjeshte e nxorren nga burgu, por ai nuk mund te largohet nga Franca deri sa te shqyrtohet kerksa e Serbise per ekstradim. Nuk eshte e pamundur qe kjo kerkese te pranohet.

  3. toria. says:

    nese mireukthefsh e ka shkruar vete Rama atehere kemi nje kryeminister qe nuk di shqip….

  4. toria.. says:

    nese mireukthefsh e ka shkruar vete Rama atehere kemi nje kryeminister qe nuk di shqip………

  5. nentevjecarja says:

    nese “mireukthefsh” e ka shkruar vete Rama atehere kemi nje kryeminister qe nuk di shqip!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje