Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inspektuar situatën dhe masat e marra për motin e keq në Pukë.
Ai ka ndjekur nga afër shpërndarjen e ndihmave nga Rezervat e Shtetit në bashkëpunim me Emergjencat Civile për familjet në nevojë. Janë rreth 10 ton miell, 150 pako me ushqime dhe rreth 200 palë batanije dhe xhupa që janë vendosur në dispozicion të komunitetit.
Ministri Tahiri deklaroi se i gjithë shtetit është në këmbë për të ndihmuar banorët.
“Jemi të gjithë në këmbë. Është i gjithë shteti në këmbë. Të gjitha burimet njerëzore, të gjitha mjetet që kemi, çdo kapacitet që kemi, i gjithë buxheti që kemi në ndihmë të njerëzve.
Nuk bëjmë dot gjithçka. Na duhet që harresën e 25 viteve ta ç’ bëjmë avash- avash, të gjithë bashkë. Po përdorim çdo kapacitet shtetëror, nga Emergjencat Civile deri te helikopterët e ushtrisë, për t’ju gjendur njerëzve.
Na duhet të bëjmë shumë punë në mënyrë që çdo banorë ta ndjejë që shteti është në këmbë dhe është aty për ta ndihmuar. Ndaj kjo është arsyeja pse unë kam ardhur vetë këtu”, tha ministri Tahiri.
Duke i siguruar mbështetjen e të gjitha strukturave shtetërore ministri Tahiri i kërkoi banorëve të bashkëpunojnë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.
“Ndaj ju lutem kuptoni që në këto ditë të vështira mund t’ia bëjmë më të lehtë jetën njëri-tjetrit në qoftë se bëhemi bashkë dhe ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë.
Më besoni dhe ne e dimë shumë mirë që keni shumë më shumë nevojë se kaq. Edhe ne e dimë shumë që gjithçka bëjmë nuk është mjaftueshëm. Ne e dimë që ka familje të izoluara, e dimë që ka familje që janë në vështirësi.
E dimë që ka zona që kanë nevojë për akoma më shumë mbështetje. Por kjo qeveri nuk i ka kthyer krahët njerëzve, nuk i ka kthyer kurrizin njerëzve, nuk i ka lënë në harresë në fatin e tyre’’, theksoi ministri Tahiri.
Me humor, banorët e zonës u shprehën “Zoti e rujt ministrin” pas inspektimit nga afër të shpërndarjes së ndihmave.
a car na ka gjet nevee me ket minister ky garon me lali erin ta besojme kete se ky ka ngrit shtetin ne kembe… e car parrullash nuk lane njehere i drejtor ose nje person qe eshte i pozicionit te meret e te bente detyren e vet e te dilte ne media e te fliste… sens protagonnizmi gjithandej … o merhum a sic zhduke hashashin po shpendan edhe pakot ushqimore??? a si na e ngeci Edi Rama ket bruumbull te na boje si shpetimtar booo shalngjituri
BRRAVO TAHIRI , ka 25 vjet qe nuk shikojn me sy ndimen e shtetit kto zona kur bllokohen nga debora , populli ka nevoj per ndimen e shtetit , panvarsisht se kto vite demokracie kemi patur shtet vetem per te vjedhur xhvatur dhe torturuar njerzit , rrespekte zot minister per punen tende, kur punoni per ne e keni hak rrogen nga taksat tona dhe voten ton , brravo.
o 1, Lufi eshte nje fshat qe gjendet ne rrugen nacionale Shkoder-Puke dhe nuk eshte bllokuar asnje dite nga debora. Po te shperndash ndihma ne nje zone qe nuk ka pasur probleme normalisht qe te thone zoti te ruajt. Pse nuk shkon ne zonat qe jane bllokuar realisht ministri e ta shikoje se cfare do i thone.
Plus eshte dhe fshati i Frrokeve.
Te paska marre malli per Mul Noken o Buje.
Ik o Buj ik o hale.
Aty vdeksh e e paç harram ndihmën që mund të të jetë dhënë n.q.s ke pas nevoj.Keq e më keq u bëfsh Ti e gjith rraca jote.Plehr
hahha o tema tju vije anes ZP. Merni musain bracen e kush tjeter ka qene kryeredaktor te zeri i popullit te mesoje nga ju se si behet fresk bravo cuna jeni model i gazetarise
sa shpejt qe serviloset maloku mer!
ai qe e shlo fare leht fjalen e mir ai mund ta kthej shpejt e shpejt ne te keqe,vec per nje qefmbetje te vogel.
thesi I misrit I migjenit…
Bravo Tahiri,PAS 25 VITESH HARRESË TOTALE NGA SHTETI.MË NË FUND SHTETI INTERESOHET PËR QYTETARËT E TIJ. BRAVO TAHIRI ,BRAVO RILINDJA
ZHVEJG, nuk me ka marre malli per Mulin se me vjen edhe keq te shaj qofte edhe nje minister te vendit tim, po pervec se i paafte servil i paedukate eshte edhe nje cope funderrIne antishqiptare… edhe s`po dua ta zgjas per ate se esht nje plehree. K Kurse ti QYTETARI qe, nqs nuk je dixhital, duhet me patjeter te jesh qytetar, ti qe me flet mua pa lexuar ne thelb car them… po 100 here me teper respekt per ty, se maksimumi nje cop servil je qe te ngop copa e kommoditeti te pushtetit, sesa per kete minister qe merite e tij eshte vetem mbeshtetja qe ka nga K Kryeministri, ne cdo aspekt tjeter eshte i paburre edhe injorant, foshnjerak, menndjemadh dhe mosmirenjohes … kaq per kete edhe per ty qe gezovshi njeri tjetrin
po pukaleshat ku jan?
se pukaleshat mbahen si p…dhna t bukra.
ishte nji kong:
pukalesh moj shpirti I’m
pse nuk erdhe na takim
ja ja pukalesh
ja sa man moj pukalesh!
vish fustanin lule shum
se ashtu te dua in
vish fustanin kadife
jasaman mi pukale
…….
kjo keng kendohej ne vitet 1970… neper serenatat e mbremjeve ne periferit e tirones.
me kujtohet se Refik Halili qe e kishte shpin ke bregu lumit,e nonte mir kte kang.
mbremje te freskta pragdimri me yje hen dhe keng… lagjeve te varfna te kryeqytetit.