VIDEO/ “Snow men”: Kapen mes borës 4 trafikantë duke shkëmbyer drogë

13 Janar 2017, 09:53Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 60 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 4 persona në një operacion të koduar “Snow men”.

Të arrestuarit janë 45-vjeçari Ylber Gega, 36-vjeçari Ylber Zllami, 27-vjeçari Albert Ajdini dhe 37-vjeçari Leonard Çela.

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së kanabisit në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, pranë fshatit Domje, Qaf-Kashari, shinat e trenit etj.

Në bazë të informacioneve që disponoheshin për këta shtetas se do të bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme kanabisi në zonën e Domjes, pranë autostradës Tiranë-Durrës, janë organizuar shërbimet me qëllim kapjen ne flagrancë të këtyre shtetasve.

U konstatuan dy automjete, një “Ford” dhe një “Opel”, të cilat kanë ndaluar pranë njëra-tjetrës me disa persona në brendësi të tyre e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit.

Menjëherë është bërë nderhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërme, ku janë gjetur 6 thasë të zinj me kanabis, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip “Ford”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje