Gazetarja e njohur Monika Stafa vjen me një libër të ri, të titulluar “Kod”.
Tashmë në krye të “AMA”-s, ajo rrëfen historinë e babait dhe xhaxhaxhait të saj, ndërsa flet në një intervistë për Panorama.
Kur keni mësuar për herë të parë për fatin e xhaxhait e babait tuaj?
Njeriu kur dëgjon shumë histori ngatërrohet dhe mundohet t’i ndërtojë ato duke i risjellë në vëmendje, sipas një rendi të vet logjik. Në një diskutim të vogël, por të nxehtë me një shoqen time të fëmijërisë, teksa grindeshim për diçka që s’e mbaj mend fort mirë, mësova prej saj se duhet të druhesha nga ky qëndrim i ashpër i imi për shkak edhe të një xhaxhai, i cili na paska qenë dikur i dënuar pikërisht për sjellje jo të hijshme, të ngjashme me timen.
Me sa duket e kisha nervozuar kaq shumë këtë shoqen time të fëmijërisë në grindje e sipër, sa i pat shpëtuar nga goja ky fakt që me siguri e kish dëgjuar në familjen e saj. Duhet të kem qenë rreth 12 vjeçe atëherë, kur e dëgjova këtë gjë si herë të parë. Mbaj mend që u ngjita nëpër shkallë me nxitim dhe hyra në shtëpi e skuqur flakë. Iu ngjita pasqyrës për të parë nëse e kuqja më kish përpirë të tërën, por e vërteta ish se nuk kuptoja asgjë në imazh nga ajo që ndieja brenda. Turpi kish filluar të më përfshinte dhe sedra më ish lënduar shumë. Që këtej mësova se ja çfarë na qenka sjellja e keqe dhe e dënueshme.
Pasi i vëreja me bezdi bashkëmoshatarët e mi kur nuk silleshin mirë, papritur e ndjeva veten me ta të përfshirë. Ky ishte përjetimi im i parë, por pasi prindërit më bindën se nuk kish asgjë në këtë mes për t’iu referuar një budallaqeje, unë duhet të vazhdoja detyrat e mia si një nxënëse e dalluar që isha. Pastaj, ajo që dihet për të është se mësova për këtë njeri të mirë pas tre vitesh, kur Muri i Berlinit ra dhe me babin tim si një nxënëse e devotshme ndiqnim së bashku lajmet në “Zëri i Amerikës”.
Ç’përjetime kujtoni të keni pasur?
Jeta është e çuditshme, sepse ka shumë të papritura në mes, ndaj ajo në të shumtën e herës është e mbushur me aq shumë ngjarje, të mira apo të këqija qofshin ato. Unë i kam përjetuar e vogël të gjitha dhe jam mësuar të pres prej saj “dhurata” të ndryshme. Nuk mund ta përshkruaj fëmijërinë në kaq pak radhë, sepse ajo ishte aq e bukur deri në një moment të caktuar, sa nuk do të më mjaftonin këto rreshta më poshtë. Ditët ishin aq të ndryshme njëra nga tjetra, sa nuk di t’i rendis se cila pjesë e saj kish potencialin më të madh ndikues për të më bërë kjo që jam sot.
Por një gjë di të them me siguri, dashuria që im atë më ka dhuruar ishte më shumë se e madhe, ajo ishte universale, sepse më bëri të dashuroja botën në të cilën do të jetoja këtu e përgjithmonë. Edhe në ditët që ai më mungoi ndërsa unë e kërkoja, ai ishte aty, me letrat dhe telegramet e tij. Ai ishte aty me veshjet e tij elegante dhe erëmira, të cilat unë i prekja çdo pasdite në orën e caktuar që isha mësuar të dilja shëtitje me të nëpër parqet e Tiranës, shëtitoret e Durrësit apo përgjatë bregdetit të tij.
Dhe mendoja vetëm një gjë, përse u ndërprenë kaq papritur, përse nuk mundem më të dal shëtitje, të shijoj akulloret me babin tim dhe përse kjo pritje e gjatë e tij pas derës së shtëpisë deri në një çast tjetër kur ai ia behu papritur!!! Çast të cilin vetëm unë e kisha paraparë në ëndërr… sa i bukur ishte ai mëngjes atëherë. Ai kish veshur një kostum të bukur që shndriste i tëri… Mamit kur ia tregova disa javë para se im atë të lirohej, iu mbushën sytë me lot, por asgjë nuk shtoi që prej atij çasti.
Të tjerët, njerëzit përreth, si ju trajtonin? Ishte e zakonshme atëherë që, përveç dënimit zyrtar, njerëzit të përndiqeshin edhe nga banorët e afërt, mësuesit etj…
Unë kam dëgjuar shumë histori diskriminimi dhe përndjekjeje nga banorët dhe shkolla ndaj nxënësve me biografi të keqe, por mund të them me siguri se nuk kam kuptuar kurrë një vëmendje të tillë dashakeqe nga shokët dhe shoqet e mia. Unë kam qenë një nxënëse e dalluar dhe fotografinë time mësuesja e klasës së parë ma kërkoi ta vendosja në tabelë të nderit që kur babin nuk e kisha në shtëpi. Mbaj mend që doja aq shumë t’i thosha se isha caktuar si nxënëse e dalluar, por nuk mundesha, vetëm kur fillova të shkruaj vetë në klasë të parë gjatë semestrit të dytë i shkrova një letër të shkurtër ku i shpjegoja e gëzuar mbi “statusin” tim të ri. Dhe e pyesja çfarë ka një gjë kaq të bukur atje ku gjendesh që të mban larg meje dhe shëtitoreve të bulevardit ku unë isha mësuar të gjuaja me guralecë të vegjël nëpër parvazet rrotull kalit të Skënderbeut? Por përgjigjja prej tij nuk erdhi sepse shumë shpejt fatmirësisht ai u kthye. Ka qenë një mbrëmje nëntori mos gaboj… babi erdhi i dobësuar për t’u rilindur sërish shumë shpejt dhe ia doli.
Kur keni folur për herë të parë me babain për gjërat që i kishin ndodhur?
Pas rënies së Murit të Berlinit, ai më fliste pothuaj hapur për çdo gjë që kish ndodhur dhe po ndodhte. Ai më fliste për të vëllanë që priste të vinte dhe dijen që ai kish marrë aty ku ishte, në burg. Për librat e pafund që kish lexuar dhe idealizmin e tij për qëllimet e larta të jetës. Unë kisha një padurim të madh për ta njohur. Në sytë e mi, ai më shfaqej si Konti i Monte Kristos… ai film ishte aq mbresëlënës në atë kohë për mua. Por besoj aktual mbetet ai në të gjitha kohërat, pavarësisht se hakmarrja, një mënyrë shpagimi, nuk mendoj se e çon botën para drejt dritës.
Çfarë ju ka treguar nga koha e burgut që sot ju ka bërë të planifikoni një vizitë në Spaç, ku ka qenë i burgosur?
Ai nuk më ka folur kurrë për këtë vend, ndaj unë sot dua të shkoj e më vjen keq që ai në disa raste në të kaluarën më ka penguar. Sa herë e planifikoja thjesht për të shuar një kuriozitet, ai më pengonte. E tani që ai nuk është më, unë dua të shkoj. E di se qëllimi i tij ka qenë shumë i lartë, që unë dhe ime motër të mos vuajmë, por ne kemi të drejtë të mësojmë pak më shumë mbi vendin, në të cilën babi ynë u dënua me pa të drejtë, mbi të gjitha për dashurinë që ruante deri në fund për të vëllanë e tij. Kujdesi për të e çoi drejt atyre mureve e ai u dënua për shkak të tij, por kjo nuk e dobësoi atë aspak. Dy vëllezërit pas kësaj u lidhën më shumë, sepse çmimi i lirisë u rrit që prej atyre ditëve.
Kur e ke njohur xhaxhain?
Ai erdhi një ditë të bukur marsi pranveror me një dhuratë të bukur në duar. Më kish blerë një triko ngjyrë rozë. Ishte shumë e bukur, e vesha me qejf disa vite rresht e pastaj e ruajta me fanatizëm dhe më vonë.
A ju ka ndodhur që të jeni bërë pjesë e “debateve”, për shkak të dy mbiemrave që mbani?
Disa herë, por kjo i përket së kaluarës. Me sa duket, kur je person publik në këtë ambient tonin, pak si primitiv, bëhesh pjesë e debatit edhe kur nuk ke asgjë për të thënë dhe kur historitë e familjes tënde dalin papritmas për marketing fushatash elektorale.
A mund të bëhen të gjitha këto ndjesi e kujtime, një ditë, pjesë e një libri?
Ah, e kam këtë plan në projektet e mia, por nuk e di. Nismat e reja kërkojnë angazhime më të përgjegjshme dhe më intensive. Mendoja se do të ishte më e afërt dita, por ato duket sikur po largohen më shumë. Por mendja aty është… fillon të projektojë strategjinë fillimisht.
Si është puna e re?
Shkëputja nga ekrani dhe nga marrëdhënia direkte me lajmin duket se nuk e ka cenuar lidhjen me gazetarinë… Është një sfidë e bukur. E kam marrë si një detyrë të re me përgjegjësinë të plotësoj objektivat e funksionit tim në ruajtje të Kodit të Transmetimit, që duhet të zbatohet nga mediat audiovizive. Të shkoj përtej asaj çfarë ky pozicionon mban e për ta tejkaluar detyrën do të mbesë një mision i bukur për mua. Sa do të jetë i mundur? Këtë nuk mund ta them tani. Më pëlqejnë betejat e vështira. Sa i përket ekranit… dikur e kam thënë në një intervistë se ekrani nuk mjafton. Ndieja se diçka më shumë mund të ofroja për të shërbyer konkretisht me përgjegjësi.
E koha kish ardhur. Pasionin për të shkruar e kam së brendshmi. Është i pakohë e i pavend. Nuk ka asnjë lidhje me ekranin. Ai për mua mbetet një medium, ku bukuria e imazhit nuk ka asnjë vlerë, nëse nuk plotëson dritën që del prej shpirtit. E nëse sot ka sy që mund të dallojë diçka më shumë përtej kësaj, atëherë kjo është një media në sukses. Ndihem aq mirë kur kujtoj se e jetova bukur këtë histori me plot miq e shokë të tjerë.
Kush ishte Hysen Shoshori, njeriu që shpërndante traktet antikomuniste dhe që denoncoi Sali Berishën, si njeriun që e denoncoi
I cilësuar si antikomunisti më i vendosur në të gjitha vendet e lindjes, i cili për 13 vite me radhë shtypi dhe shpërndau i vetëm plot 41100 trakte, ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës, Hysen Shoshori u arrestua gjatë operacionit të Sigurimit të Shtetit të koduar me emrin “Kafka”. Ai iu nënshtrua një hetimi special për më shumë se gjashtë muaj, duke u mbyllur disa herë i gjallë në një arkivol nga hetuesit e sigurimit.
Ishte një kohë e përzier me urrejtje, e cila më shtyu që ta shpreh atë me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva njëfarë kënaqësie personale edhe për shumë viktima të tjera, duke i bërë thirrje asaj pjese të pastër të popullit shqiptar për një luftë kundër partisë shtet, sundimtarëve e kriminelëve të pashoq në historinë botërore, që ashtu si mbi mua po shkelnin mbi dinjitetin e njerëzve të ndershëm.
Tekstet kanë qenë të shumëllojshme, por përmbajtja ka qenë e njëjtë dhe qëllimi im kishte një pikësynim, mbrojtjen e dinjitetit dhe të ndershmërisë. Traktatet e mia kishin një shenjë në fund të tyre, që ishte një kafkë njeriu, e cila personifikonte sistemin shoqëror dhe për sebep të kësaj shenjeje, operacioni i kapjes sime, që zgjati 13 vjet, u quajt “Kafka”. Frika që dominonte te të gjithë, nuk i linte ta lexonin deri në fund traktin. Shumë nga këto që i kishin lexuar traktet e mia për mungesë vigjilence përfunduan nëpër burgje dhe më akuzonin mua për fatkeqësinë e tyre.
Ndërsa në arenën ndërkombëtare, në ato pak mundësi që kishin për informacionin, unë personalisht kam dëgjuar në 1962 te “Radio Moska” që të thuhet filloi edhe në Tiranë të shkrihet akulli. Për gjithë periudhën 13-vjeçare, aktiviteti im është komentuar në disa radio të huaja në gjuhën shqipe. E kam parë veten të lidhur në bodrumet e Ministrisë së Brendshme, ku mes shumë të tjerëve më vizitoi edhe Kadri Hazbiu, i cili më pyeti “ti je shpërndarësi, apo organizatori?.
Unë i përgjigjem se “jam dhe shpërndarësi dhe organizatori”, dhe fill pas këtij detaji dëgjoj një zë që thotë “duhet çuar në spital, mbaj përgjegjësi për jetën e tij”. Në 6 muaj kam provuar torturat nga më çnjerëzoret, që nuk dua t’i përmend, por po sjell vetëm një fakt. Më kishin vënë disa herë të mbyllur në arkivol”, ka treguar Shoshori.
Duke folur disa vite më parë në emisionin “Xhungël”, ai ka akuzuar Sali Berishën si personin që e denoncoi tek autoritetet komuniste, çka solli arrestimin dhe dënimin e tij.
Un Jam pro atij libri,ku Autori/ Autorja , e mer subjektin e tregimit,
nga nji “X” situate te jetes se vet,pra story te jetuara njerezore.
Mendoj se eshte me mjaft interese per lexusin ,sidomos rinine shqiptare,te njihet me realitetin,qe jetonin
shqiptaret dikur ,me ndjenjat / emocionet,qe perballeshin moshataret e tyre,ne epoken e padrejtesise Komuniste,
per te kuptuar ndoshta me mir , marrezine qe jetojn,nga ish Komunistet sot,te cilet ndryshuan,vetem flamur,
por jo poshtersine e tyre,ndaj jetes,se shqiptareve .
Do ti uroja suxsese gazetares se mirenjohur Monika Stafa .
Ky Shoshori ka qene nje njeri i vockel,me shpirtin sa 2 leke! A e dini arsyen se perse ku njeri u be kunder pushtetit komunist dhe luftonte per “dinjitetin e njerezve”!? Sepse shteti i shtetezoi nje cope toke prane shtepise se tij dhe ne ate hapesire u ngrit nje shkolle. Per kete shtetezim qe ju be,ky Shoshor “antikomunisti” shkruante trakte kunder “regjimit kriminal” ? Keta jane njerezit e vegjel,me shpirt sa nje kokerr gruri!
Paramendoni ata qindra e mijra shqiptare patriote qe gjate historise kane shkrire gjithe pasurine per interesa te atdheut,paramendoni ata qe kane dhene shume me teper,kane dhene jeten per interesa te atdheut dhe pastaj kuptoni se c’njeri ishte ky Shoshori qe per nje oborr shtepie qe ju mor per te ndertuar shkolle u be anti-shtet!!!
Njerez te ulet ?
Saliu eshte njeriu me i keq,qe nga krijmi i races shqiptare.Te vret naten e te qan diten…..vrasjet e 2 Prillit 1991,vrasja e endrres se studentave dhe dalja e kesaj mortje me emrin Sali Berisha,si i derguari i Ramiis alise,vrasja e votes se lire ne zgjedhjet e 1996,krijimi i piramidave dhe renimi total i shtetit.As klika e Pinocetit nuk beri rizgjedhjen e tij nen shtetrrethim,ndersa Saliu u ri zgjodh per here te dyte , “president i Shqiperise”nen gjendjen e jashtezakonshme .Vrau vetem per pushtet personal,patriotin Remzi Hoxha,vrau shoket e tij ,por qe i shifte si rivale pushteti.-Azem hajdarin,Gramoz Pashkon,Ali Spahine,Safet Zhulalin……deri tek i fundit Sokol Olldashin.
Ndoshta s’e kuptova mire; a ka lidhje kjo vajza me Hysen Shoshorin?
Para vitit 1990 dilnin ne pah djem a vajza komunistesh, deshmoresh a heronjesh qe shkruanin dhe flisnin ne radio a televizione, ndersa tani “koni” eshte permbysur: Tani dalin djem apo vajza burgaxhinjesh te kohes se Enver Hoxhes qe bejne politike a letersi!!! Ku eshte dallimi? Askund. Dje – pasardhesit e komunisteve, sot – pasardhesit e burgaxhinjeve.