Nuk i ndodh për herë të parë/ Ministri Ahmetaj nxjerr blof Berishën dhe portalin e Zenit

18 Janar 2017, 00:57Politika TEMA

Ashtu sikurse bën thuajse çdo ditë, edhe sot ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” dy foto të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj ku hedh akuza ndaj këtij të fundit.

E vërteta edhe kësaj radhe e ka nxjerrë përsëri blof Berishën. Sipas një statusi të publikuar nga vetë ministri Ahmetaj në llogarinë e tij në “Facebook” shkruhet se ditën e sotme ka qenë i pranishëm në Vjenë nën cilësinë e postit që mbart, atë të ministrit të Financave, ku  në një tryezë të rrumbullakët dedikuar Shqipërisë ka diskutuar në Konferencën Financiare “Euromoney” me disa prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

Jemi mësuar tashmë të shohim opozitën, e cila është katandisur në pikë të hallit, teksa ndjek ministrat  duke u bërë foto pas konferencave, foto të cilat më pas i publikon si fakte për korrupsion duke i reklamuar në portalet të cilat i sponsorizon vetë. Ndërkohë e vërteta në rastin konkret qëndron krejt ndryshe. Nga një kontroll i thjeshtë te faqja e ministrit të Financave duket qartë se ai ishte në Vjenë për një konferencë ndërkombëtare me disa prej kolegëve të tij.

Pyetja që lind natyrshëm është: A është shenjë e diçkaje tjetër kjo veç dëshpërimit të thellë të SHQUP-it?

Statusi i plotë i ministrit Ahmetaj:

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni edhe pjesëmarrësit e konferencës së mbajtur, ku I ftuar ka qenë edhe ministri Ahmetaj:

http://www.euromoneyconferences.com/cee-Speakers.html

1 komente në “Nuk i ndodh për herë të parë/ Ministri Ahmetaj nxjerr blof Berishën dhe portalin e Zenit”

  1. E di vet says:

    hahahahahaaaaaa, hahahahaaa, hahahahaa…baba kopili i Karaxhicit, i biri (qe e ka rrit), i biri i Ajli Alushllarit…dy kopila me nje dere, hahhahahahahahahahahahaa…sa kom qesh…hahahaaaa, dy genjeshtare, dy kriminel ne nje dere, dy hajdute me cizme ne nje dere…..hahahahahahahahaha …Sali baba me 40 hajdute…..hahahahahahahahahahahahahah, o my God, sa kom qesh…hahahaahhhhaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje