Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtruar edhe me video PD-në lidhur me akuzat e Grida Dumes per “udhetimet e shtrenjta te Veliaj”.
Ja çfarë thotë ajo:
Ditë pas dite, ne sytë e opinionit publik Partia Demokratike po faktohet si një parti, e cila po lundron në kufijtë e qesharakes.
Në përgjigje të Partisë Demokratike, po e ripërsërisim se ditën e Hënë, datë 16 Janar 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë në krye të detyrës dhe nuk ka udhëtuar në asnjë moment jashtë Tiranës, e jo më drejt Parisit. Kjo faktohet shumë lehtë, duke qenë se z. Veliaj ka pasur dy aktivitete publike atë ditë, vizitën në shkollën “4 Dëshmorët”, si dhe mori pjesë në konferencën “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve”, organizuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në “Hotel Doro”.
Gjithashtu, ditën e Hënë, z. Veliaj ka pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-së, z. Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, z. Johan Sattler.
E sfidojmë Partinë Demokratike ta provojë qoftë me drejtuesit e shkollës “4 Dëshmorët”, qoftë me dy ambasadorët e nderuar Borchardt dhe Sattler, qoftë me Ministrin Klosi, për takimet në fjalë.
Na vjen keq që një parti, e cila kërkon të qeverisë vendin nesër, sot është përpjekur dy herë të mashtrojë opinionin publik.
Për transparencë, po botojmë axhendën e ditës së Hënë, datë 16 Janar 2017, të kryetarit Veliaj, si dhe të gjitha linqet e kronikave të aktivitetit me Ministrin Klosi, ku mediat ishin prezente.
Kjo luftë qesharake me Bashkinë e Tiranës për punë që ndodhin çdo ditë e që i prekin të gjithë, vetëm sa tregon sa poshtë ka rënë Partia Demokratike në prag të humbjes së saj spektakolare në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.
Kronikat e transmetuara në media te aktivitetit me Ministrin Klosi në “Hotel Doro”, datë 16 Janar 2017, ku mediat ishin te pranishme: