Copa del Rey/ Fitojnë Barcelona dhe Atletiko Madrid

19 Janar 2017, 23:16Sport TEMA

Barcelona ka fituar ndeshjen e parë ndaj Real Sociedadit për “Copa del Rey”, me rezultatin e ngushtë 1-0.

Golin e fiores pë katalanasit në këtë takim e realizoi sulmuesi brazilian Neymar, i cili shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Një fitore e rëndësishme për ekipin e Luis Enrikes që hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën e gjysmëfinaleve.

Ndërkohë sfida tjetër mes Atletiko Madridit dhe Eibarit përfundoi me rezulatin 3-0.
Autorët e golave për madrilenët ishin Griezmann, Correa, dhe Gameiro.

Për këtë takim ishte i grumbulluar dhe mesfushori shqiptar Keidi Bare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje