Roma ka mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 skuadrën e Sampdorias në “Olimpico”, sfidë e vlefshme për Kupën e Italisë.
Një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti që kualifikohet për në raundin e çerekfinaleve.
Autorët e golave për bardhekuqtë u shënuan nga Nainngolan në minutën e 39-të.
Në pjesën e dytë vendasit shënuan dhe tre gola të tjerë me anë të Edin Dzeko, El Shaarawy dhe Nainngolan që shënoi golin e tij të dytë në këtë takim duke vulosur shifrat në 4-0.
Në këtë mënyrë Roma u bashkohet ekipeve të Milanit, Interit, Juventusit, Napoli, Fiorentina, Çezena dhe Lazio.