Furgoni përplas autobusin në Laprakë, shpëtojnë mrekullisht nxënësit

19 Janar 2017, 14:44Kronika TEMA
Furgoni përplas autobusin në Laprakë, shpëtojnë

Katër të mitur kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së autobusit të linjës Qendër-Kamëz me një furgon që transportonte nxënës shkolle.

Aksidenti mësohet të ketë ndodhur përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”, pranë pallateve Gintash.

Nxënësit e lënduar janë dërguar menjëherë pranë Q.S.U.T ku po marin një trajtim të specializuar.

Siç bëhet me dije nga stafi mjekësor, nxënësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e përplasjes ata ishin të pajisur me rrip sigurimi që ka bërë të mundur parandalimin e frakturave edhe më të rënda.

Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve, shtetasin A.K që drejtonte autobusin dhe shtetasin A.Z që drejtonte furgonin, për të mësuar më tepër rreth skemës së ngjarjes.

Shkak i këtij aksidenti  dyshohet të jetë bërë pakujdesia e drejtuesit të mjetit tip “furgon”, i cili ka manovruar në mënyrë të gabuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje