A përgjohen qytetarët përmes numrit 50505? Qeveria reagon pas akuzave të Berishës: Ja e vërteta

20 Janar 2017, 17:42Politika TEMA

Qeveria ka reaguar në lidhje me akuzat e Sali Berishës, se qytetarët përgjohen përmes numrin 50505.

Në një deklaratë në faqen ‘transparenca.al’, qeveria thotë se numri 50505 është numër që shërben për të marrë vlerësimet e qytetarëve mbi shërbimet e ndryshme publike.

“Të dhënat e përdoruesit që shfaqen në mesazhet hyrëse nga ky numër dhe numri i telefonit janë deklaruar vullnetarisht nga qytetarët në momentin e regjistrimit për marrjen e shërbimeve publike”, shkruan deklarata.

“Gjithashtu, qytetarët janë vënë në dijeni për përdorimin e tyre për qëllime të mbledhjes së opinioneve të ndryshme për shërbimet publike, në funksion të përmirësimit dhe rritjes së performancës në ofrimin e tyre”, shton më tej deklarata.

Qeveria siguron se asnjë e dhënë tjetër e qytetarëve nuk trajtohet nga sistemi. “Sistemi funksionon prej dy vjetësh dhe mijëra qytetarë kanë marrë SMS si dhe na janë përgjigjur me sugjerime të vlefshme për përmirësimin e shërbimeve publike, në kuadër të programit të luftës kundër korrupsionit në sportelet e zyrave të shtetit.

Për vitin 2016, janë ndërmarrë 56 fushata me SMS, duke kontaktuar gjithsej 139,476 qytetarë, me një normë përgjigje mesatare 27%. Qytetaret përfitues të shërbimit publik kanë patur mundësi të shprehin pa rezerva mendimin e tyre, duke vlerësuar ose ankimuar eksperiencën e tyre.

Ndërkohë që përpara disa ditësh, sistemi ka pësuar një avari duke nisur mesazhe të pakuptimta në numra që qytetarët kanë vetë deklaruar në çastin e marrjes së shërbimit publik, qoftë për vete apo për të afërmit e tyre. Për të stabilizuar situatën deri në verifikimin e problemit sistemi është mbyllur e më pas, në bashkëpunim me operatorët telefonik, janë nisur rreth 50,000 SMS për të sqaruar këta qytetarë mbi SMS-të e pakuptimta”, përfundon ajo.

4 komente në “A përgjohen qytetarët përmes numrit 50505? Qeveria reagon pas akuzave të Berishës: Ja e vërteta”

  1. QYTETAR says:

    Qytetaret pergjohen ne cdo vend te botes , per te miren e shoqerise . VAZHDONI DHE PERGJONI .

  2. Epirioti II says:

    Gomarlleqet qe leshon cdo ore ne Web Berisha, nuk i beson e nuk i lexon me njeri. Ben deklarata sqaruese Qeveria, dhe njerezit mesojne se cfare ka shkruar Berisha.

    Nuk ka kuptim qe per cdo pordhe te Berishes, qeveria te nxjerri analizat e pordhes se ai ka hyre tek faza e jetes qe pjerdh pa pushim.

  3. Agron says:

    Ky preokupohet se pergjohen qytetaret!po kush ti beson ty keto gomarlliçe o kerriq matuf.

  4. KORÇARI says:

    Qytetarët PËRGJOHEN SISTEMATIKISHT NË ÇDO SHTET TË BOTËS, PËRGJIMET NË SHKALLË TË MADHE BËHEN NË SHTETET QË JANË SHUMË “DEMOKRATIKË” PSH: AMERIKË, ANGLI, KANADA ETJ. NDËRSA NË SHTETET MË PAK “DEMOKRATIKË” DHE MË PAK TË ZHVILLUARA PËRGJIMET JANË TË SHKALLËS MË TË VOGËL.
    PËRGJIMET ULIN NDJESHËM PRIVATËSINË E JETËS PERSONALE TË INDIVIDËVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje