Deputetja turke, Aylin Nazliaka tentoi të vetëprangosej në podiumin e parlamentit, në shenjë proteste kundër reformës presidenciale, që pritej të votohej.
Reforma e re, synon t’i japë edhe më tepër pushtet presidentit të vendit, Rexhep Taip Erdogan.
Por, gjatë momentit kur ajo është përpjekur të vetëprangoset, në sallë ka patur përleshje midis deputetëve, disa prej të cilëve e kanë larguar atë me forcë nga podium.
Sipas Nazliaka, nëse reforma presidenciale miratohet, atëherë Turqia do të kthehet zyrtarisht në një republikë presidenciale, dhe në diktaturë të një personi të vetëm.