Akti ekstrem që ndërmori shtetasi Marko Silo, për të djegur veten në ambientet e komisariatit të policies Fier, mësohet se ishte një reagim ndaj indiferencës së policisë. 57-vjeçari thotë se efektivët nuk po e dëgjonin shqetësimin e tij.
Në një rrëfim mbi rrethanat e ngjarjes ai thotë se kishte shkuar në Komisariat për të kryer një denoncim lidhur me vajzën e zhdukur dhe jo për t’i vendosur zjarrin vetes.
“Akti im protestë për indiferencën e shtetit. E bëra për të tërhequr vëmendjen e policisë. Kam denoncuar tre persona që më morën vajzën”, deklaron Silo.
Ai shprehet i bindur se vajza e tij ndodhet mes trafikantësh të cilët e mbajnë nën kërcenime të vazhdueshme. Silo kërkon mbrojtien e shtetit pasi siç thotë veç ai ka forcën për t’ia kthyer përsëri.
“Besoj se vajza ime është nën presionin ë rrëmbyesve. Policia të më mbrojë familjen”, thotë 57 vjeçari.
Qytetari nga Fieri tentoi para dy ditësh të djegë veten me benzinë në komisariatin e Fierit. Ai ngre shqetësimin se para dy vitesh, vajza e tij është zhdukur nga shtëpia dhe është në duart e tutorëve që e shfrytëzojnë për prostitucion.
Ai i bëri këto komente në një intervistë të Balkanweb në ambientet e QSUT ku ndodhet i shtruar për shkak të djegieve që ka marrë në trup.
a mor i shkreti Sillo ,keshtu eshte kur behesh mik me korraket,prandaj jepi drejtim vete mos prit gje nga policia se edhe ata korrake jane.