FAKSIMILE/ Si i nxorri Nuel Kalaja jashtë Shqipërisë, paratë. Për 4 prej makinave s’ka informacion (Nishani e pajisi me pasaportë)

23 Janar 2017, 10:54Politika TEMA
FAKSIMILE/ Si i nxorri Nuel Kalaja jashtë Shqipërisë,

Sekseri Nuel Kalaj ka kryer lëvizje të shumta gjatë periudhës që negociohej mes CEZ dhe qeverisë shqiptare për privatizimin e OSHE.

Gjatë këtyre hyrje-daljeve në Shqipëri, ai ka transportuar me makinë shumën prej 7 milionë euro që mori nga CEZ.

Disa prej automjeteve më të cilat lëvizte Kalaj, nuk kanë qenë të regjistruara.

Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se për 4 prej këtyre automjeteve me të cilat ka lëvizur Kalaj, nuk ka asnjë informacion.

Sipas dokumenteve, ai ka hyrë dhe dalë gjithsej në Shqipëri, 125 herë, kryesisht në rrugë tokësore.

Rezulton se ai ka kaluar kufirin katër herë në këmbë, konkretisht në datat 8.05.2007, 23.09.2007, 14.11.2007 dhe  5.10.2008.

Kalaj ka lëvizur jashtë me 18 makina të ndryshme, 4 prej të cilave të paidentifikuara nga policia.

Interesante ndërkohë, është edhe fakti se Kalaj ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga Bujar Nishani, në vitin 2015.

1 komente në “FAKSIMILE/ Si i nxorri Nuel Kalaja jashtë Shqipërisë, paratë. Për 4 prej makinave s’ka informacion (Nishani e pajisi me pasaportë)”

  1. SPLINTER says:

    Hajde document zyrtar hajde i dale nga zyra e Presidentit

    PACAVURE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje