Një prokuror jep dorëheqjen, nga frika se nuk justifikon dot pasurinë (rreth 500 të tjerë s’e kanë dorëzuar ende deklaratën e pasurisë)

26 Janar 2017, 20:00Politika TEMA

Vettingu po jep efektet e para.

Prokurori i Kavajës, Sulejman Tola ka dhënë dorëheqjen.

Burime të Top Channel konfirmojnë se Prokurori ka dorëzuar një dokument në Inspektoriatin e Pasurise, ku pohon vullnetin për të mos e dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë. Sipas ligjit, ai duhet ta dorëzojë dorëheqjen në Presidencë, por ky institucion nuk pranoi të bëjë komente për këtë rast.

Kushtetuta në nenin G, që është neni i fundit i saj, u jep një mundësi njerëzve të sistemit të drejtësisë që të japin dorëheqjen nëse ata mendojnë se nuk e kalojnë dot kontrollin e pasurisë dhe figurës, ndërsa ligji i Vettingut u jep të dorëhequrve edhe një shpërblim në para.

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati për dorëzimin e formularëve, Top Channel ka mësuar se nga 800 persona që duhet t’i nënshtrohen Vettingut, deri tani formularët janë dorëzuar nga më pak se gjysma, rreth 350.

14 komente në “Një prokuror jep dorëheqjen, nga frika se nuk justifikon dot pasurinë (rreth 500 të tjerë s’e kanë dorëzuar ende deklaratën e pasurisë)”

  1. Qytetar says:

    Në burg ndyrësirat që shkatërruan këtë vënd.

  2. lili says:

    Do me thane,prape ligji IU paska mundesue me fitu pare edhe kur dorehiqen,edhe me garanci se nuk do hetohen per alto pare qe nuk duan me deklaruar se si i Kane bere?
    Nje ligj pra qe jo vete mbulon korrupcionin,po edhe i shperblene!

  3. undefined says:

    Te dorhiqen te gjithe ata plerat qe na ropen

  4. kuq e zi says:

    se kuptova…
    ato qe vodhe ti gezosh po u dorhoqe te japim akoma
    ky eshte vetingu ????

  5. Toni-G-VL says:

    Problemi sjane keta qe dorehiqen, por ata qe kane aplikuar per te kapur keshillat e emerimeve. Ata jane kryemafiozet e drejtesise, me te korruptuarit por parate e korrupsionit i kane ne emra te te tjereve. Kane parashikuar dhe paramenduar cdogje ne detaje.Pra ne thelb korporata do qendroje dhe do drejtohet nga mafiozet me te perfeksionur. Zot na ruaj.
    Ata qe kane info kur kane pare listat emerore e kuptojne sh mire ca po ndodh.

  6. kalem says:

    Po keta kusaret e ILDKP do ti hetoje kush…

  7. DETARI Atlantidhes @ says:

    Prisni ,prisni more djema !
    Prisni se nuk keni pare gje akoma !
    Ligjet jane te tille qe sot hiqen,….neser behen prape !
    Mbani mend se cfare kurthi ka per te gjithe ,jo vetem per te dorehequrit,por edhe per gangot ,hajdutet ,trafikantet menjifjale per te gjithe qytetaret e shtetit shqiptar.
    Europianet pasi te kalojne nga faza e ‘fsheses’ne politike dhe drejtesi,vjen cunami ne ekonomi !
    Megjjithemend ligji i vetingut te lejon …..kalimin e pragut te deres se zyres ku xhvate tere jeten pa bere zhurme,por paak me vone , te pret kurthi ;KU I GJETE PARATE ?
    Kjo pyetje do ti drejtohet nga financieret ,te gjithe atyre njerezve qe kane pasuri te tundshme dhe te pa tundshme
    ,libreza dhe karta bankare,tundje dhe shkundje qe te mos te ngeli therrime…pluhuri…
    Prandaj prisni se nuk kemi pare asgje akoma….,tha ai miku i gjate…..dhe ata……qeshen,,,,duke mos e kuptuar se cfare do te vijonte ne politiken dhe shoqerine shqiptare !

    1. xhulio says:

      Dakort Detar, po ai i gjati te pyes dhe veten.Do te shohe gje akoma apo jo.Se dhe a s ndryshon nga te tjeret, pjese e babezise eshte, madje te shfrenuar.

  8. loreta says:

    Jepuni dhe pake leke nga fukarenjte se pak kane vjedhur!

  9. Ilir says:

    Ky na qenka vetingu i famshem! Jep doreheqjen dhe i gezofsh miliardat qe i ke rrjepur njerezve! Nuk te hyn asnje gjemb ne kembe edhe pse ato miliarda kane dale nga kriminele qe jane liruar dhe kane vrare serish, nga ryshfetet e te korruptuarve qe kane vjedhur, nga pronat e grabitura qytetareve e plot e plot mynxyra te tjera!
    Turp, turp, turp! Kjo na qenka reforma ne drejtesi qe do vika drejtesine ne Shqiperi!

  10. artan says:

    Ky mjerani per nje muaj dilte ne pension, ju thoni dha doreheqjen.

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    Ju Kane dhene 10 vjet afat per te Bo qef
    Me paret e vjedhura pastaj Kane te drejte te udhtrojne prap professioni
    Me vjen keq vetem per tak ngjelen
    Se pritii nje furtune te madhe por rezultoi nje puhize.
    Kane dy dite per nje prokuror japin njoftimin e si japin emrin Mendo per nje polutikan.
    Dhe delet rrine e veshtrojne.

  12. Qytetari says:

    Nuk ka pse te kete doreheqje, e te mos i verifikohet pasuria, me fillimin e viteve ..90 te gjithe kemi qene pak a shume njesoj ne pasuri, mbasi ishte shteti qe te kepuste brinjesh, kishte Cecua bicak ( ENVERI)me te dy anet te mprehura e te bente synet pa e mare vesh. Keta PLERA me sali berishen ne krye duhet tu verifikohet pasuria deri me nje, ndryshe u kemi dhjere me ne veting.

  13. Emiljano says:

    me nje fjale kape hajdutin dhe leshoje!mbaji dhe ato qe ke vjedh dhe te japim ca para te tjera vetem mos te vjedhesh me.hajde veting hajde.tallje trapi diten per diell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje