VIDEO/ Skandal mjedisor në Durrës, 200 koka derrash hidhen në brigjet e Ishmit

27 Janar 2017, 11:50Kronika TEMA

Skandal mjedisor. Rreth 200 koka derrash janë hedhur në brigjet e lumit Ishëm fare pranë Urës së Gjolës ku kalon ky lum.

Një banor duke shkuar tek toka e tij ka parë koka derrash nëpër arën e tij dhe më pas ka telefonuar për të denoncuar këtë skandal mjedisor.

“Nuk i kisha parë ndonjëherë kaq shumë koka derrash as në thertore. Vendi kishte marrë erë dhe mendova të telefonoj pasi mos të përhapet ndonjë sëmundje”, thotë banori.

Ky lum është tepër i ndotur pasi të gjitha mbetjet e punishteve e fabrikave që vijnë nga Tirana e deri në grykëderdhje në det hidhen në këtë lum.

Lagja e Urës së Gjolës e ka shumë afër këtë lum dhe rrezikohen nga një epidemi e mundshme nëse nuk merren masa të shpejta.

1 komente në “VIDEO/ Skandal mjedisor në Durrës, 200 koka derrash hidhen në brigjet e Ishmit”

  1. xhulio says:

    Nje nga arsyet,pse bashkia Durres nuk duhet te shtriihej deri atje, po babezia e Dakos, s pyet per asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje