Një 29 vjeçar arrestohet në flagrancë duke transportuar drogë drejt Greqisë.
Ai u ndalua nga policia kufitare ku në automjet kishte 31 pako lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Efektivët vunë në pranga 29 vjeçarin Aldo Neli, 29 vjeçar i cili duke modifikuar strukturën e mjetit tip “Audi A6” me targa AA960PN, arriti të fshehë drogën për t’i shpëtuar policisë.
NJOFTIMI I POLICISË
KAPSHTICË
Policia Kufitare godet një rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sekuestrohen 31 pako me peshë 30 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës. Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Aldo Neli, 29 vjeç, banues në Zallher-Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Audi”A6 me targa AA960PN, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion qytetin e Selanikut/Greqi.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Cannabis Sativa. Nga gazetaret shkruhet “sattiva” ose nga padija ose kur kane pire nja dy para shkrimit.