Shpërthen mjeti luksoz i “të fortit” në Vlorë, i vunë tritol natën

29 Janar 2017, 09:20Kronika TEMA

Një automjet është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Sipas Policisë, mësohet se mjeti është i tipit Audi Q7. Ai i përket personit të identifikuar si Flamur Peçaj, 46 vjeç, një emër i njohur për autoritetet. Lënda plasëse ishte vënë poshtë makinës së vlonjatit, e cila ka shpërthyer dhe ka marrë flakë. Sipas Policisë, ka vetëm dëme materiale. Policia po heton për personat që mund t’ia kenë vënë lëndën plasëse 46­vjeçarit.

Ky i fundit njihet si person me precedentë penalë. Në vitin 2012, ai është arrestuar nga Policia pasi ka kërcënuar dy vëllezër me armë zjarri, shkruan “Panorama”. Këta të fundit janë hakmarrë, duke e rrahur me sende të forta dhe me qytë armësh. Peçaj përfundoi asokohe në spital për shkak të plagëve.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit është djegur pjesërisht një automjet i parkuar. Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit të pronarit të mjetit në lagjen “Pavarësia”, ku automjeti tip Audi­Q7, në pronësi të shtetasit F.L (P), 46 vjeç, ka marrë flakë e për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e tij.

Nuk ka persona të lënduar. Dyshohet që mjeti mund të jetë djegur qëllimisht me një sasi të vogël të dyshuar lëndë plasëse, e cila është hedhur poshtë mjetit. Po punohet për hetime të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.

1 komente në “Shpërthen mjeti luksoz i “të fortit” në Vlorë, i vunë tritol natën”

  1. Kellira says:

    Ne Itali mafiozet levizin me Fiat Punto. Ketu ne Shqiperi nuk e rruajne fare. Me Q7 tipi i papune.
    Detaj i mjaftueshem per te kuptuar se ku jetojme dhe pse duhet ikur nga ky vend naten madje me not.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje