Një prej vëllezërve, të Klement Balili, Bashkim Balili denoncoi sot në ‘News24’ se Policia e Shtetit gjatë aksionit për kapjen e Klementit, i ka shoqëruar dy djemtë e tij, 16 dhe 18 vjeç.
Ai akuzoi policinë për keqtrajtim të familjes së tij, ndërsa theksoi se djemtë e tij nuk po gjenden ende, pasi nuk janë as në Komisariatin e Sarandës dhe as në Gjirokastër.
“Jemi shtetas shqiptar, punëtor.
Nuk është hera e parë që na ndodh kjo.
Nuk jemi trafikantë, vrasës, kriminele.
Erdhi policia sot në katër e gjysmë të mëngjesit.
Në mënyrë të përsëritur ka ardhur, ka mbledhur të gjithë fisin, burrat, i kanë vënë prangat.
I kanë marrë djemtë e mi, 16 dhe 18 vjeçar në drejtim të paditur.
Jemi shqiptarë, jemi të barabartë para ligjit.
Në banesë ka qenë gruaja dhe fëmijët e mi.
Unë s’kam qenë në shtëpi.
Më kanë çuar djalin nga krevati, mi kanë vënë prangat.
I gjetën një letër.
Çfarë duan të bëjnë?
Të na vrasin?
Unë jam i ndershëm, duhet të na mbrojë drejtësia.
Më kanë marrë dy djemtë”, tha ai në një lidhje telefonike për ‘News24’.