Tre hetues të diktaturës komuniste në Këshillin e Lartë të Emërimeve

27 Janar 2017, 19:53Kronika TEMA

Ka nisur jo aq mirë  zbatimi i Reformës në Drejtësi. Dje janë zgjedhur nëntë anëtarët e Këshillit të Lartë të Emërimeve. Pjesë e këtij Këshilli janë edhe Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese, Besnik Imeraj gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese si dhe Mirela Fana nga Gjykata e Lartë. Të tre këta anëtarë të KED-së, kanë një përvojë të konsiderueshme si hetues në sistemin e drejtësisë në kohën e diktaturës. Nëse do të zbatohet me rigorozitet ligji i vetting-ut, me shumë gjasa, procesi i vetting-ut do t’i skualifikojë ata.

Ligji i vetting-ut parashikon përjashtimin nga sistemi i drejtësisë, të atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë përvojë pune në sistemin e drejtësisë gjatë kohës së diktaturës. Vladimir Kristo dhe Besnik Imeraj e kanë të shënuar në jetëshkrimin e tyre se kanë punuar në detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë. Nuk e kanë specifikuar se çfarë funksioni kanë ushtruar. Është një përpjekje për t’i shpëtuar atij emërtimit të tmerrshëm në kohën e diktaturës, “hetues”. Dihet tashmë aktiviteti kriminal i organeve të drejtësisë në sistemin komunist. Në qoftë se Kristo e Imeraj kanë punuar në atë sistem kanë shërbyer si gjyqtarë ose hetues, dy profesione që kanë lënë gjurmë krimi gjatë diktaturës. Kurse Mirela Fana, e ka publikuar pa komplekse në jetëshkrimin e saj, përvojën tri-vjeçare si hetuese në hetuesinë e Mirditës.

Këta gjyqtarë e hetues të kohës së diktaturës bashkë me shumë kolegë të tyre që gjenden në sistemin e drejtësisë duket se po marrin në dorë edhe reformimin e drejtësisë, megjithëse ishin hetues në kohën e komunizmit, gjë që ndalohet nga ligji i sotmëm për reformën në drejtësi.

Ata nuk mund të ishin pjesë e këtij sistemi pa bekimin e politikës, pasi dy palët në bashkëpunim me njëra-tjetrën, drejtësia dhe politika e kanë gatuar këtë sistem korrupsioni, nga i cili Shqipëria është dënuar të jetë vendi më i varfër në Europë.

Jetshkrimet e tre anëtarëve të KED-së

Vladimir Kristo, lindur më 25.04.1947 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Besnik Imeraj, lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë.

Mirela Fana (Gjylameti), lindur në vitin  1966 në Tiranë. Zonja Fana është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1988. Zonja Fana ka ushtruar detyrën e hetueses pranë Hetuesisë së Rrethit të Mirditës, në periudhën 1988-1991.

Kristo, Imeraj dhe Fana janë sot anëtarë të Këshillit të Lartë të Emërimeve (KED). Do të jetë pikërisht ky institucion, pra KED që do të bëjë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. (27.al)

25 komente në “Tre hetues të diktaturës komuniste në Këshillin e Lartë të Emërimeve”

  1. Qytetar says:

    Ore ça bëhet kështu.Ligji i ndalon të jenë pse kanditohen këta?

    1. Fshatari i Kadri Hazbiut says:

      Pse, s’e ke marre vesh ti?
      Fitoi Trumpi, or’ burre i dheut…
      ajo kabinetsja kroate a sllovene…e BE u gjend ne konflikt interesi dhe…
      ne drqtesi do behet e kunderta e asaj qe donte Lu…

      Ne fillim do kthehet Fehmi Avdija i Poetit dhe,
      po qe e nevojshme, do rikthehet vete Aranit Cela, ai qe gjykoi pa iu dridhur syri
      Kadriun e Fecorrin e Llambin. me te cilet ishte mik shtepie…

    2. Lambada says:

      Bravo ju qofte sahanlepiresve “demokrate”te elitave

    3. Reformen nuk e do vete Edvin Rama says:

      Mos kini merak , kane bekimin e Edvin Rames, apo harruat?!

  2. krimi says:

    besnik ymeri ka qene edhe drejtor ne hetuesine e pergjithshme tirane ne kohen e hoxhes sa e sa dosje te pa hapura ku jane ekzekutuar njerez ka mare pjese ky njeri kriminel hapni dosjet dhe do i gjeni …….

  3. KORÇARI says:

    Këta janë njerëzit e duhur, pasi janë mësuar të bëjnë punën siç duhet dhe jo me lekë, JANË PROFESIONISTË TË MIRFILLTË

  4. Drejtesia e leshit says:

    Legenat e komunizmit nuk shqiten kollaj.
    Shtet shkerdhat.Shporruni plehra.

  5. Fatmir says:

    Te dhj…sha vetingun….

  6. Drejtesia e leshit says:

    Legenat e komunizmit nuk shqiten kollaj.
    Shtet shkerdhat.Shporruni plehra se ne keni care trapin gjithe keto vite.

  7. butrinti says:

    Shume keq > Zhgenjimi i radhes per shqiptaret E hengrem edhe reformen edhe pa e filluar . Po tja besosh likes kete do te korresh Merua thote eshte Ai qe e pame me ze dhe me figure . c’far mund te presesh prej tij . Rama ,le te marr Valixhet Dhe le te gjej Balilin e LSI.

  8. Nacionalist says:

    Ju qifsha robt! Tani u cuditet? E bete vete ligjin sic deshet, pse nuk i ndaluat me ligj? Kurva!

  9. Nacionalist says:

    Ju qifsha robt! Tani u cuditet? E bete vete ligjin sic deshet, pse nuk i ndaluat me ligj? Kurva!!!!

  10. Bushi says:

    Eshte shume e çuditeshme! Pse te emrohen keta qe kane njolla ne punen e tyre.Nuk ka njerez drejtesia me te paster? Ne kete vend pune duhen njerez te paimplikuar me diktaturen,me qellim qe te behet nje pune e paster dhe e drejte.Kini zgjedhur besniket e Sali Berishes ne KLE.Pra reforme ne drejtesi nuk ka.Edhe kjo qe mendohet se do behet,po behet formale.

  11. DAVID says:

    Keta zoterinjte eshte koha qe ta mbyllin me nder kete pune duhet te mos e pranojne vet kete detyre ,por ashtu I do “mushka drute”eshte nji shprehje popullore ,prandaj jane emeruar hallit si do ti behet “VETINGUT” kafshate qe s’kaperdihet asht or vella “mjerimi”.

  12. komunisti says:

    Tre hetues vetem ?! Albanistani paska ecur perpara,urime zogjeve te korbit demoshkerdhate

  13. C'a bohet kshtu says:

    Cdo gje eshte e qellimshme per te sabotuar Vetingunm vihen per kandidatura hetues kriminele te kohes se diktatures mos e beso po deshe.
    Po mire ky Ladua qe i ben fresk familjes kriminale Berisha, i datelindjes se kohes se pordhes i 1947 sot eshte 7o vjec kur e ka moshen per te dale ne pension, apo ligji eshte deri ne vdekje dhe ky cdo gje e ben nen vete si bebe, por rrofshin pampersat dhe e fut veten tek njerzit normale.
    Vetingu ka deshtuar pa lindur.

  14. D. Didani says:

    Keta zotrinjte per mendimin tim e njofin shtetin dhe te drejten me mire se plepistat qe gjate ketyre 26 vjeteve Demokraci,nuk jane marre me drejtesine por kane bere llogarite se pari si te bejne nje vile,se dyti si te sigurojne jeten e tyre se treti si te sigurojne jeten e kalamanjeve te tyre,se katerti si te sigurojne jeten e niperve dhe mbesave!!!!…dhe te gjitha keto jane bere me padrejtesi dhe jo me drejtesi….Diskutime te kota…Ne diktature gjykatsit nuk kane gjykuar vetem krimet politike o derra te doktrinuar: Kane denuar edhe hajdutet,imoralet,prishesit e rendit publik,abuzusit me detyrat e shtetit,mashtruset,te korruptuarit e te tjere ….o Tunxh!

  15. Pilo Lala says:

    Ketu nuk eshte problemi se vjne nga koha e komunizmit, porse dy te paret votuan kunder vetingut , D.m.th. ketu eshte dor e sales dhe e Metes.

  16. Pilo Lala says:

    Ketu nuk eshte problemi se vine nga koha e komunizmit, porse dy te paret votuan kunder vetingut, pra ata jane kunder reforms dhe eshte e qarte se ketu eshte Dora e sales dhe e liros.

  17. Lugati says:

    pse cuditeni mer burr kshu do msojm perjete….kjo eshte kryevepra e politikes shqiptare ..e dogjen dhe brezin e lindur ne vitin 2000

  18. Dritan says:

    Besnik Imeraj ka gjysem miliard Euro…mendoheni qe ishe kunder ligjit te vetingut..cdo gje blihet… Me mire lerini keshtu si jane…

  19. Gruja e Devolliut says:

    Besniku qe here e ve mbiemrin Ymeri e here Imerajt eshte djali i Babaçes se famshem.
    Vajzen e ka patur avokate te Mihal Delijorgjit te Gerdecit ndersa vete ne ate kohe ishte ne gjykaten e apelit Durres ku dhe gjykohej çeshtja e Gerdecit.
    Nipi i vet, djali i motres, jeton me vajzen e Dhimiter Raftit te famshem, atij shokut te Arben Ahmetajt te firmes Hermes qe vidhnin Alba Karten . Vajza ne fjale eshte drejtoreshe ne kryeministri dhe merret me ato mesazhet ne faqen e murit.
    Pra, nuk behet fjala per rastesi, por per investim kriminal afatgjate.

  20. fieraku NGA ferrasi says:

    Lugati miku im
    Farà e hosllitt nuk zhduket kollaj.
    Ne è dinim
    Po me vjen keq per anglosakson ngjela
    Dhe per shume komentues qe prisni furtune dhe ju solo puhize.
    Rrofte fashista n hoxha.

  21. Pashai says:

    Mesa duket,rreforma dështoi që në nisje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje