Zhduket prej tre ditësh një 21-vjeçar nga Durrësi. K.T kishte thënë se do të shkonte në Tiranë për të festuar ditëlindjen e një shoku, por nuk ishte kthyer më.
Mëngjesin e të martës ai i kishte thënë të ëmës se do të festonte në Tiranë ditëlindjen e një shoku. Pasdite i kishte telefonuar të ëmës për t’i thënë se nuk do të kthehej, por do të rrinte tek shokët e tij.
Pasi nuk u kthye më në shtëpi, nëna bëri denoncim në polici. Kjo e fundit ka shpërndarë të dhënat e djalit në komisariatet e të gjithë qyteteve dhe po punon për gjetjen e tij.