Shëmbet një galeri në minierën e Lajthizës në Tropojë. Ajo ka zënë poshtë disa minatorë ku për pasojë deri tani një konfirmohet i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Minatori që humbi jetën është A.K. 40 vjeç.
Lajmin e bën me dije spitali i Bajram Currit.
Ambulanca është nisur menjëherë në vendngjarje për tu ardhur në ndihmë të lënduarve.
Ngjarja ndodhi në një minierë kromi në njësinë administrative të Bytyçit.