Shoqërohen në polici disa pjesëtarë të familjes së Klement Balilit

28 Janar 2017, 09:49Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka shoqëruar disa pjesëtarë të familjes së Klement Balilit

Informacionet e para bëjnë me dije se mes të shoqëruarve janë i vëllai i Balilit dhe djali i tij, Jeton Balili.

Shoqërimi i tyre është bërë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 28 janarit 2017.

Sipas “News24”, familja e Balilit ka konfirmuar aksionin e policisë dhe kontrollin e zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Ata tregojnë se janë marrë në pyetje në komisariat, por më pas janë lënë të lirë për të shkuar në banesat e tyre.

Familjarët janë pyetur për vendndodhjen e Balilit, nëse kanë pasur ndonjë kontakt me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje