Izet Haxhia, ish-badigardi i Sali Berishës, dje hodhi akuza të forta në lidhje me familjen Berisha si të përfshirë në vrasjen e avokatit Sokol Doçi në vitin 2011. Fillimisht Haxhia postoi shënimin e mëposhtëm në Facebook:
“Kush është vrasës unë apo Zeni?! Kur të akuzon për vrasës një killer i certifikuar si puna e Zenit me të atin, nuk mund të mos ngelen pa përgjigje nga unë, vetëm me fakte të vërteta.
Sado të përpiqen at e bir që me anë të akuzave idiote, se njeriu që po u tund themelet dhe u ka prishur gjumin Romeo Karaj qenka i pabesueshëm se më paska takuar mua një vrasës, nuk do të munden të ndalojnë veprimin e ligjit dhe drejtësisë mbi ta. Por unë desha t’i bëj vetëm një pyetje Zenit të babit.
Çfarë lidhje ke patur me avokatin e vrarë, Sokol Doçi përveç lidhjeve të biznesit kriminal?
A përdori babi jot Sali, killerat e vet për ta vrarë këtë avokat? Më vjen keq për ty se nuk është faji jot që dole me çrregullime hormonale o Zeni.
Faji është i atit tënd që ka marrë Haloperidol, që kur u ngjize ti, ndaj erdhe në jetë gjysmak. Pres të më denoncosh edhe mua për shpifje tek miku jot Llalla…”
Pas këtij postimi, DITA i drejtoi Haxhisë dy pyetjet e mëposhtme:
IIzet, kush është avokati që ju përmendni dhe cila është lidhja e tij me Shkëlzenin?
Avokati Sokol Doçi ishte i njohur si avokat i grupeve të rrezikshme kriminale. Në të njëjtën kohë, është i njohur edhe si një frekuentues i rregullt i jetës së natës në Tiranë, po ashtu edhe si një playboy biseksual. Ka patur një lidhje që kalonte kufijtë e miqësisë me Zenin. Nuk ndaheshin për asnjë moment nga njëri-tjetri, edhe në palestër biles shkonin bashkë, kanë bërë udhëtime romantike së bashku në Turqi. Berisha këtë avokat e përdorte edhe për lidhjet e tij me persona në burg.
Mos është i ekzagjeruar ky reagim. Pse duhet të merren parasysh prirjet seksuale të njerëzve?
Reagimi im është i bazuar mbi të vërteta. Vërtet as mua nuk më interesojnë prirjet seksuale të askujt, por kur babë e bir dhe langot e tyre mundohen të hedhin poshtë akuzat që janë faktuar në drejtim të tyre për vjedhjen e madhe të aferës së CEZ, me një argument qesharak se dëshmitari Romeo Karaj është i pabesueshëm se më paska takuar mua, një vrasës, atëherë jam i detyruar t’ua kujtoj se kush është vrasës.
Edhe pederast qenka ky vrases dhe hajdut? Zakonisht homoseksualet nuk jane te tille.
Kemi vite qe themi dhe e artikulojme se Shkerdheni eshte GAY dhe anetar i shoqates bamirese LGBT.