Bombolat e gazit kërcenim për jetën, kreu i zjarrfikëses Goxhaj: Bombolat e kampingut të rrezikshme, nuk duhen rimbushur

28 Janar 2017, 13:30Kronika TEMA

Forcat zjarrfikëses së Tiranës,  kanë inspektuar institucionet arsimore për të pare nëse kanë kushtet e nevojshme në rast se nisin flakët.


Drejtori i Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj, renditi disa shebuj kur  paisjet për të shuajtur zjarrin kanë ardhur në ndihmë shpejt,  duke shmangur ngjarje që do të ishin fatale.

“Vetëm ditën e djeshme në një ngjarje që kemi pasur në një kopësht të bashkisë Tiranë, deklarojmë që situata u normalizua brenda pak minutave nga punonjësit e institucionit duke përdorur pajisjet kundër zjarrit”, u shpreh Goxhaj.

Ndërkohë një nga shkaqet më të zakonshme të shpërthimit  të flakëve janë bombulat e gazit.
Zjarrfikësit  drejtojnë një apel ndaj qytetarëve për të mos përdorur  në banesat e tyre  bombola për kamping pasi janë shumë të rrezikshme.

“Bombolat e kampingut janë bombola një përdorimshe që nuk duhet të rimbushen dhe futen në shtëpi pasi ato janë për kampingje në natyrë dhe janë të rrezikshme”, nënvizon Shkëlqim Goxhaj.

Ditët e fundit rastet e zjarrit kanë qenë të shumta duke marrë edhe jetë njerëzish.  Specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve që të pajisen me mjetet e duhura që ndihmojnë në fikjen e zjarrit,  por edhe për ato që sinjalizojnë nëse ka rrjedhje gazi apo çlirim tymi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje