Ministri i Drejtësisë në detyrë, Ylli Manjani nuk e fshehu irritimin e tij edhe ndaj kreut të LSI-së, Ilir Meta për shkarkimin nga detyra nga kryeministri Rama.
Ai tha në konferencën për shtyp të largimit nga detyra se nëse nuk do të jetë pjesë e LSI-së, do të vijojë karrierën në fushën e avokatisë.
Menjëherë pas kësaj konference të shumtë ishin zërat për largimin e Manjanit nga partia e Ilir Metës.
Gjatë pasdites në media doli edhe një variant sipas të cilit Manjani do ti bashkohet Ben Blushit te “Libra”.
“Panorama” e kontaktoi zotin Manjani për ta pyetur nëse do të largohet nga LSI, tani që nuk është më ministër i Drejtësisë.
“Vetëm Fuga (drejtori i Informacionit të kryeministrit Rama) e mendon këtë lajm”, ishte përgjigjja e shkurtër e Manjanit.
Manjani te shkoj ku te doj esht vetem nje llapazan burr, ngado qe shkon probleme hap , se kudo esht i pa besushem dhe nuk e beson me njeri dhe ke blushi po shkoj do kaloj muajin e mjaltit me te e do mbledhi ca intimitete per te dhe ne nje moment paknaqesie do bej te njejten gje siç po ben me kta sot , kta jan shembelltyra e prostitutes politike qe sulmojn te xhvasin nga te munden me dallavere dhe pabesi njerez pa moral dhe integritet.
Une nuk marr persiper te lavderoj ,apo te shaj ,as kryeministrin e as ministrin e shkarkuar, se cili e ka fajin,pasi nuk di gje e me falle ,hamendje nuk flitet. Ato qe thote Manjani mund te jene te verteta,por edhe mund te jene te paverteta,po nje mendim e jap. Pse nuk u largua vet,kur pa se kryeministri nuk e degjonte apo e perbuste? Ne nje vend qe nuk te mban vendi mos rri. Pas perjashtimit si minister ,fjalet e thena jane nuk zen vend………….