Një 43-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi u përplas nga një furgon dhe më pas u shtyp nga një makinë tjetër ndërsa po kalonte rrugën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të Urës së Kardhiqit.
Furgoni që ka përplasur 43-vjeçarin është larguar nga vendngjarja, ndërsa drejtuesi i mjetit që e shtypi ka qëndruar, raporton Report TV.
Trupi i viktimës është gjymtuar ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.
Mendohet që 43-vjeçari të jetë nga banor i fshatrave afër këtij aksi.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e mëtejshme të këtij aksidenti të rëndë.