Dy adoleshente kanë shokuar opinionin në Britani pasi sulmuan dhunshëm një vajzë tjetër.
Ajo që sjell edhe më shumë shqetësim është fakti që një turmë i jep zemër dhunës së adoleshenteve.
Autoret e sulmit, dy gjimnaziste të moshës 13 dhe 15 vjeçare, çuditërisht kanë marrë vetëm një paralajmërim nga shkolla.
Sulmi ndodhi në një fushë futbolli dhe u filmua me celular.
Pamjet filmike tregojnë se si një vajzë e ulur në tokë qëllohet me shuplakë dhe me shkelma.