Policia turke e antiterrorit arrestoi 400 persona të dyshuar si anëtarë të ISIS-it në një operacion kombëtar për të goditur xhihadistët.
Në javët e fundit, agjentët e policisë kanë ndërmarrë disa operacione për të kapur terroristët.
Vetëm në Ankara u vunë në pranga 60 xhihadistë, ndërkohë që shumë prej të ndaluarve mendohet se janë luftëtarë të huaj.
ISIS dyshohet se ka ndërmarrë disa sulme terroristë në vend në muajt e fundit.