Qeveria e Italisë dyshon se është spiunuar nga Rusia gjatë kohës kur në Ministrinë e Jashtme ishte Paolo Gentillion, aktualisht në detyrën e kryeministrit të vendit.
Lajmi bëhet publik nga e përditshmja britanike “The Guardian” që shkruan se një grup hakerash për një periudhë katër mujore është përpjekur që të futet në sistemin e Ministrisë së Jashtme të Italisë.
Por pavarësisht tentativave, ata nuk kanë mundur që të marrin dot informacionet sekrete.
Kryeprokurori i Romës hetoi në lidhje me këtë çështje, por më pas i mbylli hetimet.