“A passo di gambero” titullohet libri i Umberto Ekos që ai e botoi në shkurt të vitit 2006. Në shqip gamberoja është karavidhja ose aragosta dhe cilësia e saj, që e bën atë një mjet brilant për ta përdorur në ligjërimin publik, është se ajo ecën mbrapsht. Ekoja përmblodhi në këtë libër shkrimet e tij botuar në vitet 2001 e deri në 2005 dhe në ato shkrime ai, duke u marrë me ngjarjet e mëdha të kohës, vuri re se bota po ecte mbrapsht dhe po përsëritte të njëjtat ngjarje. Luftërat në Afganistan e Irak të kujtonin kryqëzatat ashtu si luftërat me frymëzim fetar të kujtonin invazionet islamike dhe thirrjet “mama arrivano i turchi”. Gjithë kjo atmosferë, vërente ai, nxori dhe një fenomen tjetër atë të populizmit mediatik. Dhe këtu ai analizon fenomenin Berluskoni.
Mirëpo të gjitha këto kanë të bëjnë pak ose fare pak me atë që ndodh te ne. Rasti i fundit i debatit për figurën e Dritëro Agollit nxori edhe njëherë në reliev dukurinë e konstatuar prej kohësh që ne jo vetëm jemi mbërthyer nga sindroma e luftës, por më tej akoma, e kemi ndaluar kohën dhe ashtu siç bënë komunistët në vitin 1944 kemi ndërtuar një digë dhe nuk lëmë të kalojë në anën tonë asgjë pa u filtruar më parë nga rrjedha e gjyqit popullor dhe pa u shpëlarë me ujin e ndenjtur të pretencave populiste.
Kush e ka ndjekur me qetësi historinë e letërsisë shqiptare, ka vënë re se shkrimtarët shqiptarë asnjëherë nuk janë gjykuar për veprën e tyre, po janë gjykuar për veprimtarinë e tyre jashtëletrare. Ky raport i shkrimtarit-artist dhe shkrimtarit- njeri që ka bindje politike, sociale që merr pjesë në jetën aktive është problemi më i vështirë dhe pothuajse i pazgjidhur. Vetëm komunistët shqiptarë, të mbështetur në socrealizmin rus dhe në teoritë e Zhdanovit, e gjykuan traditën shqiptarë dhe shkrimtarët sipas parimit që arti dhe letërisa janë bombë e flamur, siç thoshte Lenini dhe se vepra e një shkrimtari nuk ka vlerë përballë veprimtarisë së tij njerëzore. Fishta u flak tej prej komunistëve, vetëm pse kishte pranuar që të ishte anëtar i Akademisë Fashiste, Konica po ashtu u përjashtua në fillim pastaj u rehabilitua vetëm me përmendje, por pa vepër, vetëm pse kishte qenë ambasador i Zogut. Do të mjaftonte vetëm fati i Musine Kokalarit për të treguar makabritetin e diktaturës komuniste. Musine Kokalari ishte shkrimtare, studiuese e letërisë, personalitet i kulturës, por edhe veprimtare politike e angazhuar. Diktatura e rrafshoi personalitetin e saj dhe eleminoi veprën e saj po ashtu.
Nëse do të duam të jemi seriozë, për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se komunistët, për të realizuar projektin e tyre, ndërmorën një sërë transformimesh. Duke shpallur veten kampionë të lirisë dhe të progresit sipas modelit të demokracive popullore, ata e ndanë vendin në dysh, ashtu siç ishte modeli që ata imitonin. Në themel të këtij transformimi ishte lufta kundër atyre që komunistët i kishin shpallur armiq dhe begatia për pjesën që e mbështeste. Ndaj në vend u krijuan shtresat e të persekutuarëve dhe të përndjekurev politikë dhe shtresa e borgjezisë komuniste. Në mes të tyre ishte letërsia dhe arti që komunistët i çmonin tepër. Komunistët, nën shembullin e Rusisë sovjetike, krijuan kushte brilante për shkrimtarët që do të shkruanin për projektin komunist të ndërtimit të socializmit. U fut sistemi i krijimtarisë së lirë ose ai me orar të reduktuar. Shkrimtarët kishin të garantuar botimin, publikun dhe një sërë lehtësish të tjera.
Natyrisht kjo krijoi traditën e një letërsië mediokre, në shumicën e rasteve pa vlerë fare, të politizuar dhe të gënjeshtërt. Nxitja e formave banale si folklori apo krijimtaria popullore në tërësi e shkatërruan kuptimin për artin. Vetë Enver Hoxha, në takimin me shkrimtarët në vitin 1948 thoshte që nuk ka shumë rëndësi talenti, rëndësi ka përkushtimi dhe angazhimi. E kam studiuar me imtësi sidomos periudhën 1944 deri në 1949 dhe në librin tim “Semiopragmatika e realizmit socialist“ jam përpjekur të tregoj sesi u instalua me dhunë socrealizmi shqiptar. Mirëpo, po të ndjekësh procesin letrar do të vëresh se në mes të viteve ’50, kur letërsia shqipe gati po thahej, asaj i vijnë dy poetë të talentuar Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli dhe Fatos Arapi më pas.
Tani përballë studiuesve lind një çështje tjetër për diskutim. Cili është raporti i talentit me diktaturën? Është shumë e vështirë të japësh një përgjigje shteruese, por Ami Boué një shkrimtar i shquar francez nga Martinika thoshte se ngandonjëherë që të kemi vepra të mëdha duhet talent dhe siktaturë. Kjo mund të jetë një spekulim, por nuk duhet të harrojmë që gjatë diktaturës edhe një shkrimtar tjetër i madh, Petro Marko jetoi dhe botoi kryevepra si “Hasta la Vista”, “Qyteti i fundit” apo “Nata e Ustikës”. Është e vërtetë se gjithë botimet në diktaturë ishin të infektuara nga filtrat e censurës komuniste. Veçanërisht historia e letërsisë, kritika letrare, historia apo tekstet pafund politike nuk mund të jenë më pronë e qarkullimit kulturor. Ndërkaq, letërsia në pjesën më të mirë të saj, ka shpëtuar. Të mos harrojmë meqë jemi te Dritëro Agolli se sikur ai vetëm “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të kishte shkruar, ai e kishte të sigurtë vendin në pantetonin e letërsisë shqiptare. Ndërsa poezia e tij me heroin lirik që ai i paraqiti publikut kur tregoi një shqiptar të brishte, me defekte, por edhe të marrë e komunist, melankolik e cinik ndonjëherë, e bëri Dritëro Agollin ikonën e poezisë qytetare shqiptare. Letërsia jonë ka fare pak autorë. Ka mbi 20 vjet që procesi letrar është ndalur. Në qoftë se do të vazhdojmë që të gjykojmë artistët dhe shkrimtarët si vetje politike, atëhere kemi hipur mbi një karavidhe dhe po shkojmë ne vitin 1945 atëhere kur për Fishtën si poet fliste prokurori special në gjyqin e patër Anton Harapit.
si e pascie italianon ti mer lal. gambero eshte karkaleci i detit. karkaleci lind ne ujra te cekta dhe sa me Shum rritet aq me shume shkon ne ujra te thella. nuk ekziston nje karkalec qe ecen. ay shoku yt umbertoja, e thete kete pikerisht me kete qellim, sepse ky gamberoja nuk ecen. dhe ky gamberoja ka aq lidhje me aragosten sac ka nje pule me nje struc. dhe pula me struzin jane zogj qe nuk fluturojne dhe qe hajne mut. por se bsoj qe ti mendon qe ata te jene i njejti zog
Te pershendes zoti Profesor Yzeiri, per shkrimin. Vdekja e Ikones se Letersise shqiptare nxorri ne drite shume holba. Imadhi Dritero Agolli ishte Gjini per vendin dhe armik per holbat, qe priten qe te vdise dhe pastaj ta sulmonin si çakejt. Me ndryshimin e sistemit pame shume levizje jo te pelqyeshme ne drejtimin e Akademise se shkencave, te universiteteve dhe shume sektoreve te jetes. Si me qellim, ose me qellim i menjanuan figurat me te afta dhe i zevendesuan me holba. Sot 50% e shqiptareve jane me universitet kur 20″ njifen si analfabete. Ky ekuacion sikur nuk i perputhet matematikes. Te marresh nje diplome universitare pa bere shkollen e mesme vetem ne Shqiperi ka ndodhur.
Shqiperia kishte shume vite qe e kishte fshire nga harta analfabetizmin. Sistemi demokratik nuk eshte se te sjelle analfabetisem, por jane ato politikane qe drejtojne shtetin keq. Jane ato politikane qe punojne kunder shtetit dhe popullit te tyre. Jane ato politikane qe kane 25 vjet qe kane punuar per llogarri te fqinjeve te Shqiperise, dhe vazhdojne akoma.
per ty malo, dhe per ty milo. ai qe ecen mrapsht eshte gaforrja ( granchio¦fjalori it-al). malo une e shkruajta shqipen ashtu per te qene ne lartesine e profesor yzeirit….. hm profesorat e demokracise. niveli pak mbi idiotin. ja ta pys pak kete italionin qe jam duke i pastruar banjon.
o italiono si i thon gamberos ne shqip. …… italioni thot qe nuk e di. por me pas hapi kompiuterin dhe u informua.
Ilir Yzeiri e ka te sakt perkthimin.
Ky komentuesi me larte as shqipen nuk e shkruan sakt. Emigrant qe do kete lyer shtepite e italianeve.
Z. GJITHASHTU MALOK ! A E KENI SADOPAK IDENE KUSH ASHT UMBERTO ECO (1932-2016 ) ? ! MOS HA M . . . KOT ! !
PËR LARGIMIN NGA JETA TË POETIT TË TALENTUAR DRITËRO AGOLLI
Më 3 shkurt 2017 u nda nga jeta poeti i talentuar Dritëro Agolli. Iu bënë homazhe qeveritare në Pallatin e Kongreseve dhe u përcoll me madhështi në banesën e fundit me respekte të mëdha. Shumica e qanë si të ishte krijuesi dhe intelektuali model i kohës së diktaturës, i së sotmes tranzicionale dhe i së nesërmes demokratike. Pa u ndalur në vlerat e vërteta të veprave të tij, disa për ta ngritur sa më lart këtë personalitet, treguan ngjarje mirësie që kishte bërë ai gjatë jetës. Duke qenë të pushtuar nga mendësia partiake i dhanë epitete të pamerituar si “Patriark i letrave shqipe”, “Njeri i Madh”, “Naimi ynë”, e krahasuan me Gëten, etj. Disa të tjerë të revoltuar nga ky vlerësim tepër i njëanshëm kaluan në të kundërtën dhe shkruan vetëm për të zezat që kishte bërë ai si zyrtar i partisë dhe si shkrimtar partiak.
Të përndjekurit e vërtetë të ndërgjegjes heshtën. Ata heshtën, sepse ai i kishte përçmuar duke mos e bërë pjesë të frymëzimit të tij jetën e tyre tragjike, sepse nuk e shprehu pendesën për gabimet që kishte bërë si zyrtar e krijues i partisë shtet. Edhe pasi diktatura u shkërmoq, ai nuk u kërkoi të falur këtyre martirëve të diktaturës. Ai nuk shkoi të vinte një tufë me lule tek burgu i Spaçit, ku kishin vuajtur e vdekur disa poetë, kolegë të tij, as në Librazh ku u ngrit monumenti përkujtimor i dy poetëve të pushkatuar Vilson Blloshmi e Genc Leka…
Partitë politike si Partia Socialiste dhe nëna e saj PPSh-ja i kanë dashur dhe i duan ushtarët e talentuar, sepse ata vlejnë sa mijëra ushtarë të thjeshtë. Mirëpo pikërisht tek dashuria, kujdesi dhe privilegjet që u dhanë këto parti politike krijuesve të talentuar qëndron fatkeqësia e tyre, sepse aty është burimi i së keqes, kapja e tyre, korruptimi, skllavërimi ndaj politikës së këtyre partive. Skllavërim i cili shpie në ngjizjen e pjesës së sëmurë të jetës dhe të veprës së tyre.
Në krijimtarinë letrare të Dritëroit, pjesa e hartuar gjatë diktaturës komuniste sipas parimeve të realizmit socialist dhe ajo e krijuar gjatë tranzicionit si jorgan për të mbuluar gabimet e krimet e PPSh-së e PS-së, përbën pjesën kanceroze të veprës së tij. Kjo pjesë e veprës së tij do të vijë duke u pastruar nga botimi në botim derisa të arrihet një koleksion vlerash të vërteta artistike që u përkasin të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm anëtarëve dhe simpatizantëve të këtyre dy partive.
Privilegjet që u jepte partia shtet dhe lajkat që u bënin kalemxhinjtë e saj krijuesve të talentuar poetë, regjisorë, piktorë, skulptorë, kompozitorë, etj; përbënin pëlhurën e merimagës me të cilën partia i kapte si me kthetra për të mos i lëshuar kurrë këta bij të talentuar, që ajo i shfrytëzoi për të përjetësuar e glorifikuar sundimin e saj. Ashtu si përfundoi me turp sundimi i partisë shtet, ashtu po lihet e do të lihet mënjanë nga dita në ditë, si vepër e turpshme, qesharake dhe e dëmshme edhe vepra e këtyre krijuesve e hartuar sipas parimeve partiake të realizmit socialist. Për fatin tonë të mirë Dritëroi e shumë krijues të tjerë të kohës së diktaturës komuniste u përpoqën që krahas kësaj lloj krijimtarie të hartonin edhe vepra thjesht realiste. E këtu është pjesa e shëndoshë e veprës së tyre, të cilën e duam e do ta duam sepse ajo u përket të gjitha shtresave të popullit tonë dhe të gjitha kohëve.
Të tillë krijues janë talente të shquar, por jo “Njerëz të Mëdhenj”, sepse Njerëzit e Mëdhenj ndihmojnë me çdo sakrificë popullin e vet dhe popujt e botës të shkojnë drejt lirisë, kurse ata me pjesën e sëmurë të veprës së tyre i shërbyen partisë shtet për skllavërimin e popullit shqiptar…
Si përfundim theksojmë se nuk duhet harruar fakti që krijuesit e talentuar vlerësohen sipas vlerave ideore e artistike të veprave të tyre më të mira dhe jo sipas gabimeve, veseve e dobësive, natyrisht pa harruar se veprat me partishmëri komuniste ku shtrembërohet e vërteta dhe morali, nuk mund të konsidorahen vepra të vlefshme…