Me çmime që i vendosin si t’ia shkrepë kokra e mëndjes së tyre, megjithse për çdo lloj shërbimi ka një tabelë me tarifa të përcaktuara nga Ministria e Drejtësisë e që mungon në pjesën dërmuese të zyrave noteriale (dhe atje ku është prezente ekziston në skajin më të padukshëm, megjithëse afishimi në vënd të dukshëm është detyrim ligjor), të qenë në mosllogaridhënie ndaj kurkujt, noterët janë sot shtet brenda këtij shteti të burgosur brenda vetes.
Provoni të vizitoni një zyrë noteriale dhe do të bindeni. Sepse këtë bëra edhe unë. Përzodha, midis dhjetra shërbimeve, që këto zyra ofrojnë, marrjen e aktit të thjeshtë dhe më pak të kushtueshëm notarial: Rënien dakort për ta lejuar fëmijën tim në moshë jo madhore të kalonte kufirin nën shoqërinë e bashkëshortes sime. Në terma juridik kjo njihet si : “Deklaratë noteriale”, dhe është një dokument shkresor prej më pak se një faqeje A-4, i vlerësuar si “fare formal” por i domosdoshëm për të lejuar kalimin e kufijve doganorë.
E theksova formalitetin për të shpjeguar se edhe me këtë deklaratë noteriale, që në tabelën e çmimeve të aprovuara nga Ministria e Drejtësisë është përcaktuar pagesa prej nëntëqind lekë, noterët bëjnë tregti të pistë. Ja si ndodhi:
Noterja e parë më dëgjoi gjasme me vëmendje kur i shpjegova qëllimin e vizitës sime të paftuar dhe duke bërë gjasme po llogariste me mëndje, më afroi tarifën e shërbimit dy mijë e pesëqind lekë. Kur i përmenda tarifën një mijë e pesëqind lekë, që gjasme më kishte ofruar një kolegia e saj, dhe atë nëntëqind lekë të listës së Ministrisë së Drejtësisë, iu morr goja dhe më pyeti nëse bëhej fjalë për vetëm një deklaratë të hartuar në gjuhën shqipe, apo edhe të përkrthyer në gjuhën e vendit ku do udhëtonte ime bijë me time shoqe. I shpjegova se pyetja dukej e pakuptimtë, pasi në vendin ku ato do shkonin nuk flitej shqip.
“Kështu më thuaj, atëherë po ta ul një pesëqindëshe dhe ti do ta marrësh për dy mijë lekë”, mu përgjigj.
E falenderova dhe dola. Tek një studio ligjore përkthimi isha informuar se përkthimi në çfarëdolloj gjuhe të huaj varionte nga pesëqind deri në shtatëqind lekë, në vartësi kjo të shkallës së njohjes e dëshirës së përkthyesit. Që i binte të paguhej në total minimumi një mijë e katërqind dhe maksimumi një mijë e gjashtëqind lekë.
Ndërsa noterja e parë, që e kishte studion në katin e dytë të rrugës së Durrësit, nuk kishte brenda zyrë përkthimi, kjo tjetra ku shkova e trokita i kishte të gjitha dhe më siguroi se pasi ti dorëzoja pasaportat dhe kartë identitetet, sapo të përfundoja pirjen e një kafeje, do ta kisha në dorë të përfunduar deklaratën noteriale. E pyeta për tarifën e pagesës dhe, pasi kqyri veshjen time elegante, ma ktheu tre mijë e pesëqind, por për ty tremijë lekë. Ndërsa torturohesha për të gjetur gjëkund të varur tabelën me pagesat e shërbimeve të ofruara dhe nuk po ja dilja, i përmenda tarifat e çmimeve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe ato që më kishin ofruar koleget e saj, deri në atë çast, me mendimin që ta zija gafil, por ishte e pamundur.
“Epo ti nuk ke prezent as tët shoqe, e as vajzën por vetëm dokumentat e tyre identifikuese. Kështu që do paguash edhe shkeljen e ligjit, nga ana ime. Unë po sakrifikoj dhe në kapitalizëm sakrifica paguhet”.
Isha unë që këtë herë nuk fola, por u befasova nga çmimi që më ofroj, pasi e pyeta sa do të paguaja nëse ime shoqe dhe ime bijë do të qenë prezente, sikurse e detyron ligji: “Për ty dy mijë e pesëqind”, ma ktheu. /Shtypi.net/
Ndersa une ne vere u ndesha me nje problem tjeter. Me kish derguar dikush dollare ne western union dhe duhej ti terhiqja. Kam bredhur 2 dite neper Tirane qe ndonje pike kembimi qe kishte western union te mi jepte ne dollare e jo ne euro apo leke. Me thane troc, nuk kemi fitim. U detyrova ti kercenoj qe do ankohem jo vetem ne western union global por edhe prane bankes se Shqiperise. Pranuan!
Po e shkaterrojne kete popull!!! Eshte e patolerueshme! Keta njerez-ujqer I kemi dhurate nga Saliu!
Nuk i ke dhurat nga saliu jo…
Se edhe saliun dhe keta te tjeret ne i zgjodhem dhe i lejojme te tallen e te vjedhim ne kurrizin e popullit.
Eshte mentaliteti i Shqiptarit qe duhet te ndryshoj..
Dmth…te ngrihet e te denancoj cdo rast korruptiv te insitucioneve private dhe shteterore
Te kerkoje te drejtat e veta deri ne plotesimin100%te kerkesave qe ai ka kundrejt individit opo insitucioneve qe ai ka mosmarrveshje…po ku keto ketu tek ne opzit dhe pushtet shkojne ne te njejtin drejtim…vjedhim dhe nuk i kerkojme llogari njeri tjetrit.
Shushunja jane por nga ato qe te thithin gjakun e mire dhe jo ate te ligun. E dini sa paguhet nen dore per nje liçense noterie 100 mije euro. Dhe eshte ekskluzivitet vetem i ministrit. Gjithe noteret jane te privegjuar dhe per arsyen 100 milion ndaj si ruhet fare per ato qe bejne.
Po,po.Noteret jane bere shtet brenda shtetit.Por me e bukura eshte
qe shume here ata duhet te noterojne edhe kontrata apo marrveshje te
bera midis institucioneve shtetrore,pra si me thene privati te konfirmoj
vulen e shtetit.Eshte sa absurde aq qesharake. Ose ta zeme kur Bashkia i
kalon pronesine e nje sendi dikujt,qofte individ ,qofte nje shoqate aku di
cfare dhe duhet te vuloset tek noteri. Po mire more kush eshte me i besuari
vula e nje institucioni shtetror apo ajo e nje privati?!
Ligji per noterine qe ka pesuar ndryshime nder vite,me “shto uje e shto miell”
gjithnje i ka dhene le ta themi kompetenca pertej qellimit per te cilin eshte
instituti noterial. Dhe jo pa qellimsepse kryesisht noter jane bere njerezit e afert
te politikaneve,pushtetareve dhe ishpushtetareve,per me teper ata te Ministrise se Drejtesise apo qe lidhen me drejtesine ose
te tjere qe paguajne per nje license noteri,pavaresisht dijeve qe kane ne fushen e jurisprudences.
Natyrisht nuk jane te gjithe keshtu,por nje pjese drmuese e tyre.
Pa le t’i futesh ne shume raste atyre akteve qe ata perpilojne,per faqete zeze, si nga pikepamja
juridike,nga ana gjuhesore dhe shume here kopje standarte te njeri tjetrit.
Ka nga ata qe kur bejne nje prokure te posacme nuke ndajne dot ate qe duhet per qellime
ne nje mbrojtje penale nga ajo qe eshte per nje ceshtje civile etje etj. Pra me referenca kigjore,
tjeter per tjeter.Ka nje varg anomalish ne sherbimin noterial,por me e bukura pa lodhje ata ne kuptimin
metaforik vetem “korrin.korrin dhe vetem korrin”para nga ky popull.
Ne USA keto deklaratat noterjale, autorizime etj i ben nje shites i licensuar,apo nje person ne nje studio fotografike,etj apo cdo bisnes tjeter dhe noterizimin e ka detyre sekondare,natyrisht ai mban nje rregjister ku shenon ekstremitetet e dokumentave dhe ID-ne(Identification document),qe do te thote se noteret mund te mos jene juritse. Pra noteri eshte thjesht nje deshmitar per mardhenie midis dy paleve,Ne se palet paraqisin dokumenta fallco,noteri nuk mban pergjegjesi,por jane palet qe pergjigjen ne se kane paraqitur fallsifikime.
Ketu , ne Greqi ka zyra shteterore ne sherbim te popullit ne cdo lagje , qe pa paguar asnje leke [ euro ] mund te besh deklarata , shitblerje makine , autorizime e cdo veprim tjeter ligjor . Kaq e veshtire eshte te behet kjo ne shqiperi , dhe tu mbyllet gryka ketyre shushunjave te popullit
A mund të më thoni cilat janë zyrat shtetërore në Greqi në të cilën mund të bëhen prokura pa paguar? Me duhet një prokurë për ta dërguar në Shqipëri, por duke qenë se unë jetoj ne Greqi dhe për momentin e kam të pamundur shkuarjen në Shqipëri si mund të bëj një prokurë për autorizuar një familjar në ndjekjen e disa çështjeve pronësie në Shqipëri?
Ne USA keto deklaratat noterjale, autorizime etj i ben nje shites i licensuar,apo nje person ne nje studio fotografike,farmacist,etj apo cdo bisnes tjeter dhe noterizimin e ka detyre sekondare,natyrisht ai mban nje rregjister ku shenon ekstremitetet e dokumentave dhe ID-ne(Identification document),qe do te thote se noteret mund te mos jene juritse. Pra noteri eshte thjesht nje deshmitar per mardhenie midis dy paleve,Ne se palet paraqisin dokumenta fallco,noteri nuk mban pergjegjesi,por jane palet qe pergjigjen ne se kane paraqitur fallsifikime.Pagesat per cdo veprim noteria jane ne tabele dhe behet ne arke.Ne shqiperi noteret jane fetishizuar,thjesht per te rropatur njerezit.
Jam dakord me shkrimet tuaja po kjo ndodh se ky shtet, qe nuk eshte shtet, nuk ushtron kontroll askund. Po more nje license bej cte duash. Shkoni ne zyrat e shtetit dhe do vreni se per te marre nje vertetime me disa rreshta, qe letrat vlen dhjete qindarka, e qe mbushet nga nje nepunes qe paguhet nga taksat tona, nga dy mije qe ishte para nje Viti, tani e mer per tre mije e peseqind. Mendoni nje pensionist qe mer pese mije leke pension per nje dite, te paguaj keto vertetime. Jemi rrace e vecante, qe kur na bie dikush ne dore, duam ta rjepin.
A e keni vene re Erjon Veliaj qe mburret me punet e bera? Ka rritur te gjitha taksat dhe hajde ndaloje. Kemi hapur nje kafene ne lagje, per te mbajtur frymen dhe ne e dime se c’heqin. Punojme me shume per bashkine se per vete.
I nderuar z.shyti per te shmangur cdo abuzim me cmimin kerkoni kuponin tatimor.Ne castin qe noteri ju thote cmimin, pa turp fare kerkoi listen e cmimeve dhe verifikoni vete cmimin.I keni te gjitha mundesite dhe mund te perdorni te gjitha menyrat per te nxjerre ne pah abuzimin qe mund te bej nje noter.Per ta saktesuar cmimi i nje deklarate per udhetim te femijes eshte 500 leke+100 tvsh-ja dhe 200leke taksa pulles dhe ne total 800 leke.ju lutem kini parasysh se midis ketyre notereve te pakt problematik ka dhe notere qe sherbimin noterial e kane korrekt dhe ligjor.Notere qe ofrojne ne cdo ore te dites e te nates konsulenca pa asnje pagese.ju pergezoj per problematiken e ngritur per ta bere pjese te zgjidhjes te komunitetit tone.
O merita ku te gjejme listen se mua noterja,, do ta them dhe emrin e saj me ka marre 95 mije te vjetra per nje apostille 5200 lekeshe dhe 3 faqe perkthim (diploma dhe lista e notave me 394 fjale total)
Nuk di ku te ankohem
Jo,more bashkeqytetari im i nderuar,nuk jane noteret shushunjat e padrejtesise,por……EKSPERTET GJYQESOR KONTABEL,qe jane bere seksere te gjyqtareve duke bere llogarite e perfitimit sipas ligjit,vetem po qe se ke “lyer ” rroten e qerres!
Ti qahesh per 250 leke,ndersa mua gjyqtari ne bashkepunim me ekspertet gjyqesore,me “grabiten” plot 43 MILIONE leke tre vjetra nga pensioni i pa paguar per 23 vjet!
Historia:
-Eksperti i pare e llogariti masen e perfitimit tim,45 milion leke!
Kete llogari nuk e pranoi gjyqtari dhe e urdheroi ta bente edhe nje here,qe e nxorri 15 milio9n!!!
E kundershtova une kete menxyre,por gjyqtari caktoi nje ekspert tjeter qe e nxorri…..2 milion leke te vjetra!!!!
E kundershtova kete ekspertize kriminale,ndersa gjyqtari me kerkoi qe te beja nje akt ekspertimi privat me eksperte te licensuar,qe e nxorri llogarine 32 milion leke te vjetra!!!!!
Pse u bene 4 akte ekspertimi dhe te katert me shifra te ndryshme skandaloze???
Kjo ndodhi se une nuk e “lyeva” rroten,prandaj po vuaj prej 5 vjetesh!
Askush nuk i permend keto maredhenie sekseresh midis gjyqtarit dhe eksperteve!
E kerkoj te drejten nga ligji,por….Maliqi nuk ta jep!
Kulmi eshte se ky gjyqtar eshte per zgjedhur si zevendesues per ekipin e VETINGUT!
A i varen ujkut melcite ne qafe?
EDHE THONE PASTAJ QE NUK DUHET REVOLUCIONI KETU, SHUME E RENDE FENIKS PO KU TA KERKOSH TE DREJTEN
Ne ka nje fushe te jetes ku vetem korrenpoara me duar e kembe eshte noteria. Ty zoti gazetar njehere te ra rasti dhe tu okas buza po ne qe kemi pothujse cdo jave pune me keto shushunja na ka dale shpirti. Pse pak jemi ankuar ne ministrine e drejtesise e kush na i ka varur.Askush. Jarabi bon noj gjo ti me ket shkrim….
Po moj Merita noterja, po kyci i problemit nuk eshte atje ku rreh ti,
Komentuesit me lart trajtojne abuzimet jo thjeshte tuajat si noter,
ppor paradokset ligjore qe ju japin ju mundesi te veproni keshtu,
Orjentimi qe beni te tabelat se pari eshte absurd.Pse fjala vjen ato deklarata te
mos behen ashtu sikurse shkruan Bogonica per ne Usa apo Serioziapsolut per ne
Greqi! He,he per te krijuar klasen superkapitaliste sikunder aradha juaj e notereve,
E cfare konsulence juridike do te jepni ju moj e nderuar notere, Ne dime se
kjo eshte detyre e avokatve dhejo e juaja, apo nuk ka gje , le te perzihen njeri me tjetrin!
Noteret jane po aq te rezikshem ne mos me shume se gjygjtaret dhe prokuroret dhe duhet te trajtohen njesoj nga vetingu si ata.Te ndyre ne kulm dhe bashkepunetore te krimit dhe hajduterise.Si eshte e mundur qe noterit i vjen nje mbivendosje prone dhe ai e ben ate megjithese e shikon qe i perket dikujt tjeter?duhet tju shikohet puna e tyre patjeter perndryshe ska kuptim vetingu.
Merita ka shume te drejte dhe une bashkohem me propozimin e saj per te qene te paturpshem perballe atyre shushunjave se midis notereve ka edhe te ndershem pa asnje diskutim por eshte shume e veshtire ti gjesh.Ne pergjithesi jane shushunja dhe gazetari e ka pikuar me kete krahasim se po ti shohesh pjesa dermuese e tyre edhe trashjen e kane mu si shushunjat e fryra nga gjaku qe kane thithtur. Merite na e thuaj edhe ne ku jane keto zyrat niteriale pa asnje pagese qe funksionojne dite e nate se me duket si enderr.
Sherbimet noteriale ne Shqiperi shpesh here jane edhe me te shtrenjta se ne Amerike. Mjafton te shikoni cmimet per prokurat e thjeshta, kontratat tip, apo deklaratat noteriale. Ne Europe psh, mund te blesh nje deklarate personale tip, me pak se 1 Eu dhe e ploteson vete per ta paraqitur ne instanca te ndryshme. Pervecse, shteti duhet te ofroje falas (sikurse ndodh ne vendet e Europes) legalizime te cdo dokumenti qe eshte leshuar nga institucionet shtetrore. Gjithashtu shteti nuk ka pse kerkon kopje te noterizuara per dokumenta origjinale qe ai vete i ka leshuar. Mjafton qe origjinalin ta fotokopjoje nepunesi i shtetit ne zyrat perkatese (sikurse veprojne Bankat). Eshte me se e vertete qe noteret ne Shqiperi jane si shushunjat, por shpesh here abuzimet e tyre jane te mbeshtetura ne ligjin per Noterine. Shteti Hajdut, ben ligje per hajdutet.
Noteret jane pjese e bandes se gjykatesve , jane pjese e dhe arme speciale te tyre .
Te gjitha noteret jane ish gjykatese te 6 mujorit te plepave , grate e gjykatesve apo ish gjykatesve , grate e ish punonjesve te drejtesise me nje nje bande kriminale qe meret me fallsifikime , manipulime , grabitje pronash krime nga me mostruozet qe nuk ngelin as nje nivel mbrapa gjykatesve kriminele . Pa zhdukjen dhe pa arrestimin e noterve kriminele e gjithe rreforma ne drejtesi eshte nje zerro e madhe .
Nuk duhet te harroje se noteret jane sekseret e gjykatesve ne vjedhjet e pronave .
Populli kerkon shkaterrimin e ushtrise se noterve kriminele te pa ngopur .
Te gjitha qe shkruhen jane te verteta per shushunjat po mos u xhindosni se LSI mendon per popullin. Ndaj ka bere minister drejtesie Petro Vasilin Like Floriri, qe si burre i ndershem dhe koqerene qe eshte tja shtrydh gjakun nga bytha shushunjave. Duroni dhe pak e do shihni.Durim.Relaks.
Te gjithe i njohin noteret meren me fallsifikime . Te gjitha jane te zhytura ne krime por nga me kryesoret jane : Violeta Sylkia, Majlinda Demollari , Xhoana Omari , Majlinda Toro etj.
Po ashtu keto notere te lidhura kembe e koke me krimin po pregatisin asistente qe jane shembulltyrat e tyre ne fallsifikim dhe ne pazaret e vjedhjeve te ndryshme.
Riti, e habitur nga komenti yt. Pasi eshte shume e vertete ajo qe thua. Dhe me siguri duhet te jesh ” i brendshem” qe i njeh mire ato, sidomos Demollarin. Dikur kishte Kocon qe e mbronte. Po tani qe ai iku ? Gjithe tenderat dok aty i bente. Gjithe pislliqet ke ajo qorrja qe se njeh hic cdo te thote te punosh drejt.
SHum e thjeshte po flas per ne greqi.NJe zyre quhet kep ku mund te besh shume akte noteriale falas .Ne se ne shqiperi mar nje shembull autorizon nje person per te terhequr pensionin duhet prokure noteriale ne greqi ta ben kepi ose policia ne se paraqiten te dy personat me dokumend identifikimi falas.Pra paraqitja e dy personave mund te autorizojne njeri tjetrin per qindra probleme pa humbur kohe fare dhe pa pagese Ne korce ne se shkon tek noterja Biba do presesh radhe dhe ajo mbush thase cdo dit me lek ndoshta ne baze te ligjit;Mendoj qe shteti duhet ti lehtesoje pak keta notere nga punet e renda dhe te shumta se do demtohen nga krahet se shtypuri me force vulen e thate qe na kushton dhe ne 4000 LEK PER NJE RAST FM
Ne asnje prej sondazheve noteria nuk del si e korruptuar. Kjo per vete faktin se çdo veprim i saj eshte i dokumentuar. Qytetari qe ka pesuar nga çmime te ndryshme per te njejtin veprim nuk paraqet asnje dokument si shenimin ne dokument per shperblimin e marre, kuponin tatimor etj., por vetem fjale. Kjo nuk eshte e drejte. Nga ana tjeter une jam i nje mendje me shume nga biseduesit te cilet duan te shmangin noteret per kryerjen e veprimeve, te cilat mund te kryhen nga drejtuesit e rajoneve administrative, drejtoret e burgjeve, drejtoret e spitaleve etj. E kam fjalen per prokurat per terheqjen e pensioneve e prokura te tjera te thjeshta per kryerjen e veprimeve te ndryshme administrative. Prokurat per terheqjen e psnsioneve gjer ne nje shume te caktuar duhet te mos behen te noteri, por nga personat administrative te permendur me lart. Prokura te tjera me natyre administrative mund te behen nga noteri, por gjithmone jo me shume se 1200 lek,ndersa po i beri noteri nje prokure te posaçme qe ne veshtrim te ligjit çmimin e ve ne rregull, 3000 lek + taksen, nuk eshte ne rregull me ndergjegjen dhe me klientin sepse nuk zbaton menyra te ligjshme per te mos e renduar klientin me shpenzime te panevojshme. Po keshtu shitjet e makinave nuk ka pse behen te noteri sepse objekt i kesaj kontrate jane sende te luajteshem. Ndryshon puna ne shitje te te paluajteshmeve, per te cilat noteri ka kompetencen e askush tjeter. Prandaj edhe kur eshte shteti pale personat e ngarkuar prej tij duhet te paraqiten para noterit per te nenshkrtuar. Po keshtu testamente nuk mund te beje askush tjeter veç noterit. Sistemi ne fuqi i sherbimit noterial nuk eshte shpikje e viteve te fundit ku noteret kane krijuar pershtypjen se marrin parre me kot, por natyra e institucionit eshte krijuar qe ne kohen e Zogut e gjer me sot. Mendimi im eshte se sherbimi noterial eshte me i miri qe vepron sot ne Shqiperi krahasuar me sherbime te tjera.
Ne asnje prej sondazheve noteria nuk del si e korruptuar. Kjo per vete faktin se çdo veprim i saj eshte i dokumentuar. Qytetari qe ka pesuar nga çmime te ndryshme per te njejtin veprim nuk paraqet asnje dokument si shenimin ne dokument per shperblimin e marre, kuponin tatimor etj., por vetem fjale. Kjo nuk eshte e drejte. Nga ana tjeter une jam i nje mendje me shume nga biseduesit te cilet duan te shmangin noteret per kryerjen e veprimeve, te cilat mund te kryhen nga drejtuesit e rajoneve administrative, drejtoret e burgjeve, drejtoret e spitaleve etj. E kam fjalen per prokurat per terheqjen e pensioneve e prokura te tjera te thjeshta per kryerjen e veprimeve te ndryshme administrative. Prokurat per terheqjen e psnsioneve gjer ne nje shume te caktuar duhet te mos behen te noteri, por nga personat administrative te permendur me lart. Prokura te tjera me natyre administrative mund te behen nga noteri, por gjithmone jo me shume se 1200 lek,ndersa po i beri noteri nje prokure te posaçme qe ne veshtrim te ligjit çmimin e ve ne rregull, 3000 lek + taksen, nuk eshte ne rregull me ndergjegjen dhe me klientin sepse nuk zbaton menyra te ligjshme per te mos e renduar klientin me shpenzime te panevojshme. Po keshtu shitjet e makinave nuk ka pse behen te noteri sepse objekt i kesaj kontrate jane sende te luajteshem. Ndryshon puna ne shitje te te paluajteshmeve, per te cilat noteri ka kompetencen e askush tjeter. Prandaj edhe kur eshte shteti pale personat e ngarkuar prej tij duhet te paraqiten para noterit per te nenshkrtuar. Po keshtu testamente nuk mund te beje askush tjeter veç noterit. Sistemi ne fuqi i sherbimit noterial nuk eshte shpikje e viteve te fundit ku noteret kane krijuar pershtypjen se marrin parre me kot, por natyra e institucionit eshte krijuar qe ne kohen e Zogut e gjer me sot. Mendimi im eshte se sherbimi noterial eshte me i miri qe vepron sot ne Shqiperi krahasuar me sherbime te tjera.Lutemi botojeni komentin per arsye se ne shume raste jam i zhgenjyer,
Ata notere qe meritojme kemi.Jane baballaret,nenat motrat vellezerit tane qe punojne ne keto zyra.Kam besim se do te regullohet edhe kjo pune.Qeveria po punon,nuk do ti leri keta funderina te shoqerise te livadhisin. Ai bandilli qe eshte ne krye te shtetit tone i lexon te gjitha keto qe shkruhen nga populli.Mbani mend ate qe ka thene neparlament, S KENI PARE ASGJE AKOMA.Z.EDI PREU KOKEN ATYRE QE TUNDI BISHTIN.POPULLIN E KE ME VETE.QE TE TE THONE BABA DO ASHTU NENA.MOS JA KINI MERAKUN SE TANI KEMI USTA TE MIRE.NIKO
NUk ke nevoje, ke Valbona Hajdarin ne Shkoder qe per nje kontrate dhurimi merr 600 mije lek!!
A mund të më thoni cilat janë zyrat shtetërore në Greqi në të cilën mund të bëhen prokura pa paguar? Me duhet një prokurë për ta dërguar në Shqipëri, por duke qenë se unë jetoj ne Greqi dhe për momentin e kam të pamundur shkuarjen në Shqipëri si mund të bëj një prokurë për autorizuar një familjar në ndjekjen e disa çështjeve pronësie në Shqipëri?