"Zogu" u zhduk me 2 mln euro borxh nga bixhozi, zbulohet vendi ekzotik ku fshihet Indrit Fortuzi

10 Shkurt 2017, 12:43Sport TEMA

Zbulohen vendi ekzotik ku ‘fshihet’ Indrit Fortuzi, pas largimit në nëntor të vitit 2015, nga Shqipëria, për të humbur gjurmët pas milionave që kishte borxh dhe probleme me bixhozin.

Fortuzi u largua duke lënë pas 2 milionë euro borxhe dhe shumë probleme me bixhozin. Bashkë me të u largua edhe bashkëshortja e ish sulmuesit të Tiranës.

Prej atij momenti askush nuk ka dëgjuar më për të edhe pse borxhlinjtë janë interesuar për të mësuar për vendndodhjen e tij.

Fortuzi mësohet se para largimit kishte luajtur shumë të mëdha parash në disa pika kryesore llotosh në kryeqytet. I zhytyr në borxhe, ish-­sulmuesi që kishte zgjedhur të merrej me politikë vendosi të largohej pa shlyer askënd.

Afro një vit e gjysëm më pas, të afërm të tij për newsport.al tregojnë se ai së bashku me bashkëshorten kanë nisur një jetë të re në Amerikën Latine pa dashur të zbulojnë saktësisht vendin “ekzotik” ku ndodhen.

Pas largimit të Fortuzit nga Shqipëria nisi një hetim për ngjarjen i cili mbetet ende i hapur edhe pse asgjë veç listës së borxheve nuk është zbuluar për ish­sulmuesin e Tiranë.

6 komente në ““Zogu” u zhduk me 2 mln euro borxh nga bixhozi, zbulohet vendi ekzotik ku fshihet Indrit Fortuzi”

  1. jerusalem says:

    Bixhozi dhe Alkoli te merr ne qafe ktheheni nga rruga e drejte.

  2. ramadoni says:

    NEtifozat e tirones ja kemi bo hallall borxhin zogut , boft qef aty ku osht.

  3. ramadoni says:

    NE tifozat e tirones ja kemi bo hallall borxhin zogut , boft qef aty ku osht . kjo gruja vet duket sikur thot ja u futem me ate te qeshme.

    1. katnar tirone safi says:

      e te rujt zoti e RAMADONO… ne tironcit e kena per rrace xhumertllikun

  4. tomorri says:

    Po na thuaj mor gazetar trapi çfar kini zbuluare dhe si quhet ai vend.
    Si nuk ju bje pika me keto shkrime mor derzes dhe pune zese.ptuuu race gazetaresh berishjan pa nje klase shkolle.

  5. Arturi says:

    Po pse iku xhanem? Te ishte bere bixhozo-politikan si Ed thuthuçPaluku! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje