5 milionë lekë, bizhuteri dhe disa dokumenta të vlefshme në Mollas të Cërrikut, kanë qenë fokusi i katër grabitësve.
Kryefamiljari Qemal Shabani 70 vjeç, ka qenë me bashkëshorten e tij në banesë kur personat e veshur me uniforma të policisë i kanë hyrë në shtëpi.
70 vjeçari, ka në pronë të tij edhe një pikë karburanti mes të cilës siguronte të ardhurat.
Ai tregon se në banesë personat u prezantuan si policë kur hynë.
“Ishin katër persona të veshur si policë. Kanë hyrë nga karburanti. Gruaja i ka pyetur kush është, dhe ata i kanë thënë “hape se jemi Policia” Ishte ora rreth 21:30, kur fika televizorin dhe rashë të flija. Fikëm dhe dritat dhe bashkë me bashkëshorten ramë të flemë. Vetëm 10 minuta më pas, pashë pranë vetes sime një person, i cili me tytën e armës më goditi në kokë. Gjithashtu, pashë edhe gruan time e cila ishte shtrirë përtokë, dhe nuk mund të bënte asgjë, pasi ata ia kishin marrë edhe celularin.” rrëfen momentet e tmerrit 70 vjeçari.