Shën Valentini në Tiranë, suprizon Bashkia:  Mbi 30 artistë të famshëm vijnë në kryeqytet

13 Shkurt 2017, 17:41Sociale TEMA

Nëse po mendoni që festën e të dashuruarve ta organizoni jashtë kryeqytetit, Bashkia ju sygjeron ta rishikoni zgjedhjen tuaj.

Në Tiranë bëhet me dije se Shën Valentini do të vijë krejt ndryshe këtë 14 shkurt.

Bashkia e Tiranës ka menduar që ta kthejë kryeqytetin ditën e nesërme në pulsin e jetës së natës në rajon duke organizuar “Tirana Loves…”

Mbi 30 artistë, muzikantë e DJ të ardhur nga e gjithë Evropa dhe më shumë se 10 zhanre muzikore që të rinjtë e kryeqytetit, por jo vetëm, do të kenë mundësi që të ndjekin në 14 nga baret më të njohura të Tiranës.

Festat do të nisin në orën 19:00 dhe u janë dedikuar atyre që dashurojnë muzikën, jetën e natës dhe energjitë pozitive.

Për rigjenerimin e jetës së natës së kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë vazhdimisht nisma për organizimin e eventeve të nivelit të lartë e me pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë më të pëlqyer të momentit.

Aktivitetet e zhvilluara në kryeqytet nga ana e Bashkisë së Tiranës, pritet që ta kthejnë Tiranën në një pikë referimi për jetën e natës në rajon, duke tërhequr vizitorë shqiptarë e të huaj dhe duke u bërë qendër e tendencave dhe rrymave të reja muzikore.

2 komente në “Shën Valentini në Tiranë, suprizon Bashkia:  Mbi 30 artistë të famshëm vijnë në kryeqytet”

  1. ti je muslimon,mos festo Sn.Valentino..........allah uakbar! says:

    dhe gjithe ki aheng/sehir per te ”dashuruarit” sunite……………..!!!!!!???? te cilet vrasin e dhunojne femrat, madje e kane te ndaluar me Koran festimin e ”Fetih Asllan”[shn .Valentini ne arabisht]
    o Zot cfare tjeter do te na shohen site…………..!!!???

  2. .. says:

    Ebu Ramy dhe Lali Joni….i japin te gjitha…..mos harroni se po afrohen zgjedhjet. Jane te gjitha lojra per te genjyer Rinin Shqipetare nga prblemet qe i ka hapur qeveria kete 4-vjecar popullit Shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje