4 të arrestuarit dhe 4 të zhgënjyerit e grabitjes së Rinasit

15 Shkurt 2017, 19:35Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Dita e djeshme ishte një ditë e trishtë për grabitësit e 3 dhjetorit të 2015 dhe 9 shkurtit të 2017. Të cilët u arrestuan në kohë rekord nga policia e cila mbrëmë  u përshëndet nga mbarë opinioni publik duke rikonfirmuar edhe njëherë sondazhin ku doli institucioni më i besuar nga shqiptarët.

Siç dhe deklaroi mbrëmë për mediat Policia “Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan , dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas.”

Arrestimi i 4 prej grabitësve dhe identifikimi i 2 të tjerëve që mesa duket i kanë orët e numëruara, është një lajm i mirë për çdo qytetar normal. Për cilindo që, që në vegjëli ka mësuar se policia ka si mision përballjen me krimin dhe se krah saj duhet të jetë secili prej nesh, çdo qytetar.

Por, 14 shkurti nuk ka qenë një ditë e mirë për grabitësit të cilët nuk mundën të festonin mbrëmë më dashurinë e tyre, paranë. Nuk ishte arrestimi i tyre lajm i mirë as për opozitën. E kur themi opozitën nuk e kemi më fjalën vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë ata që për kapital politik sulmojnë Policinë e Shtetit, duke tentuar ta bëjnë të pabesueshme në sytë e opinionit publik e rrjedhimisht, duke i dhënë krah krimit.

Natyrisht në vijë të parë të të zhgënjyerve dje ishte ish-kryeministri Berisha, i cili teksa mbyllte fjalën e tij kilometrike në Kuvend ditën e enjte kur ndodhi grabitja, tha “Ka ndodhur një vjedhje në Rinas, vjedhjen e ka kryer Edvini dhe Sajmja”. Dje gota e verës duhet t’i jetë derdhur doktorit kur ka lexuar titrat në TV se grabitësit u arrestuan. Kjo jo sepse i bëhet vonë për paratë e bankës, por sepse i bie kauza dhe del sërish bllof, siç rëndom tanimë ndodh.

I dyti që mbrëmë është trishtuar e të cilit policia duhet t’i kërkojë ndjesë publike,është kryetari i PD, Lulzim Basha. “Qeveria vodhi bankën“, u shpreh ai pas grabitjes. Basha ka 3 vjet e 6 muaj që sulmon gjithë ditën Policinë e Shtetit. E thënë ndryshe, i gjithë aksioni politik i Bashës është ngritur duke sulmuar policinë. Operacioni i djeshëm i policisë i rrëzoi atij edhe njëherë të gjithë punën 3.5 vjeçare. Si ai dhe doktori nuk e uruan policinë për punën, por natyrisht që kanë marrë mjaft falenderime nga krimi në këto 4 vjet. Sepse duke sulmuar policinë i kanë dhënë një dorë të mirë krimit.

I treti që u zhgënjye është padyshim Blushi. Duhet t’i jëtë grisur letra në të cilën po shkruante fjalimin kundër Policisë për të enjten në Kuvend. Duhet t’i jetë prishur gjithë fabula e cila dhe pse e struturuar më bukur ndoshta, ka përmbajtjen e njëjtë me atë të doktorit. “Qeveria e grabiti bankën” tha ai sapo ndodhi grabitja. Duke u bërë si zakonisht palë me doktorin e Bashën.

I fundit i cili u zhgënjye mbrëmë nga arrestimi i grabitësve është padyshim Ylli Manjani. Ylli që dha verdiktin e tij prej juristi se “Policia i çoi thasët me para në qeveri”. Rezulton se paratë janë gjetur të groposura diku në Vlorë.

Pra të 4 protagonistët që dhanë verditke rreth vjedhjeve do e mbajnë mend gjatë këtë Shën Valentin. I cili ju rrëzoi jo vetëm verdiktin, por edhe kauzën e tyre publike duke i nxjerrë ata cullak përpara opinionit publik, i cili pavarsisht akuzave e baltës, e kishte besimin ndaj policisë mbi çdo institucion tjetër.

Ne do i mbajmë mend që të 4-t për papërgjegjshmërinë e tyre kur bëjnë deklarata publike dhe si muskutierët që i kanë rënë policisë pa mëshirë. Dhe kur policia triumfon mbi krimin, nuk kanë burrërinë as ta përgëzojnë atë.

10 komente në “4 të arrestuarit dhe 4 të zhgënjyerit e grabitjes së Rinasit”

  1. duno says:

    O Flogert o rrote e karrit . Ata nuk u arestuan ne kohe rekord mbasi kjo nuk ishte vjedhja e tyre e pare . Ata u arestuan mbas dy vjetesh mbas vjedhjes se tyre te pare . Por ti mor rrote e karrit mos u perpiq te na mbushesh mendjen ne se policia punon se ne e shohim perdite se jane qindra vrasje , perfshire edhe vrasjen e Santos pa u zbardhur . Jane me mijra vjedhje te prones qe kjo polici nuk mer mundimin as ti protokolloje pale ti zbardhi .Ajo qe eshte e qarte si drita e diellit eshte fakti qe ti robqire je nje bythlepires e nje mutngrenes i madh

    1. Albanistan em i dashun says:

      policia e hashashit kjo…
      keta jane hajdutet e ali pashetepelenes sikurse dje te tropojes e kuksit


      policia private e tahirit dhe edrames

    2. Haaaaa says:

      O duno,o pallosh gomari!
      Po pse nuk fut edhe 26 te vraret ne Gerdec,4 protestuesit e pushkatuar ne 21 janar,shitjen e detit Greqise,shitjen e naftes serbeve,vjedhjen e Bankes se Shqiperise,etj,etj?
      Na rrufsh trapin per kete radhe!

  2. Valter says:

    Atehere te denancohen,per mashtrim,mbulim te krimit dhe poshterim te institucioneve.
    Drejtesia ti hetoje e ti gjykoje dhe e drejta do te triunfoje.
    Keshtu do te ndodhte ne nje vend normal e demokratk,ndryshe nje popull i tere do te ngrihej per te vendosur te drejten
    Ndersa aty nuk ndodh as epara e as e dyta,
    sepse idhulli ityre eshte hajduti, mashtruesi, vrasesi, injoranti, dembeli
    Ti gezoni dhe ti mbani me shendet idhujt tuaj

  3. lavdosh says:

    Kudo ndodhin vjedhje, vrasje etj etj. Vetem ketu ne Albanistan Politikanet i turen Policise, ne vend qe ta mbeshtesin dhe ta inkurajojne Policine te beje punen e vet. Turp per ta. Disa krime zbulohen shpejt, disa me vone, disa ndoshta asnjehere: e rendesishme eshte qe Policia eshte ne sherbim te njerezve, ne pune, ne kerkim te krimineleve dhe te gjithe ne duhet ta mbeshtesin ate edhe kur bene gabime. Kjo eshte Policia normale, dhe kjo eshte ajo qe ka bere Rilindja, Rama dhe Tahiri ne vecanti: nje Polici ne rrugen e modernizimit, nje Polici ne pune, nje Polici me force goditese dhe zbuluese. Sot, kriminaliteti eshte ulur sepse kriminelet e dine qe skane ku te fusin koken. Kjo eshte Policia qe duam!

  4. Dajti USA says:

    Ke harruar Ilir Meten qe nuk ka lene zagar te LSI-ise pa ndersyer kunder policise.

  5. jon says:

    bravo edi rama…..no coment!

  6. fakti says:

    kur kundershtari te sulmon fort diku, do te thote se je tu i prish pune aty .
    Bravo Policise per suksesin e saj ne luften me krimin ,
    Ka 26 vjet rrumpall ku dhe qurrashet na u bene cuba pasi u lidhen me politiken dhe drejtesia u korruptua aq shume sa pa frike mundet ta quajme, drejtesi kriminale.

  7. shigjeta says:

    keta nuk jane te zhgenjyerit , kjo fjale do te ishte e volitshme per ta , thjesht keta jane njerez teligj ne shpirt , nuk e pertypin dot suksesin e tjetrit, cte thuash sic e kane shpirtin ua befte zoti , plerat e shoqerise , po thueni nje fjale te mire o qena se nuk paguani gje , falas eshte , po the nje fjale te mire per dike qe ka sukses ose i vene punet mire , tregon se nuk ke kompleks , po kush ta thone , keta??? keta jane plera , dhe si plera e kane vendin ne kazan…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje